Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
MAL I ZI- Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Malit të Zi, posaçërisht tek nenet që kanë të bëjnë me identitetin, siç janë gjuha dhe simbolet shtetërore. Në anën tjetër përfaqësuesit e opozitës malazeze vlerësojnë se këto kërkesa janë në vazhdën e ideologjisë së “botës serbe” dhe në shërbim të politikës nacionaliste të Beogradit.
Partitë politike pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat në korrik u përfshinë në qeverinë e riorganizuar malazeze, këto ditë po përsërisin kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Malit të Zi.
Ky ndryshim, sipas tyre, duhet të bëhet me plotësimin e dispozitave që ndryshojnë statusin e gjuhës serbe dhe të disa simboleve shtetërore në Malin e Zi.
Kryetari i parlamentit, Andrija Mandiç tha se “pas daljes së rezultateve të regjistrimit të popullësisë do të këmbëngulim që të ketë një ndryshim në Kushtetutë ku gjuha serbe të barazohet me gjuhën malazeze”.
Partitë pro-ruse dhe pro-serbe besojnë se rezultati i regjistrimit do të tregojë se gjuha serbe përfaqësohet nga shumica e popullsisë në Malin e Zi, ku sipas tyre, “gjuha serbe duhet të jetë gjuhë zyrtare dhe jo si më parë gjuhë në përdorim zyrtar”.
Megjithatë, në dhjetor të vitit të kaluar në Mal të Zi është bërë regjistrimi i popullsisë, rezultatet e të cilit ende nuk janë shpallur.
Në këtë kuadër opozita malazeze kundërshton ashpër propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e kushtetutës, posaçërisht në pjesët që ka të bëjnë me çështjet identitare.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviç pretendojnë se “kërkesat e partive pro-serbe në Mal të Zi janë në vazhdën e ideologjisë së 'botës serbe' që ka për qëllim konfrontimin me shtetet fqinje në rajon”.
Kryetari i kësaj partie Danijel Zhivkoviç tha se "është tejet e ulët dhe antishtetërore veprimet e partive pro-serbe, të cilat vazhdojnë ti përshtaten politikës nacionaliste dhe shoviniste të Beogradit”.
Megjithatë opozita vlerëson se metoda e ndryshimit të Kushtetutës së Malit të Zi është shumë komplekse dhe kërkon një nivel të lartë pëlqimi nga qytetarët dhe parlamenti.
Për të ndryshuar pjesën e Kushtetutës që i referohet gjuhës dhe simboleve shtetërore, si flamuri dhe himni kombëtar, është e nevojshme mbështetja e dy të tretave nga deputetët.
Sidoqoftë, kërkesat janë ritheksuar në 4 vjetorin e fitores së partive pro-serbe dhe aleatëve të tyre ndaj pushtetit më se 30 vjeçar të partisë së ish presidentit Milo Gjukanoviç.
Kjo shumicë solli krizës politike dhe institucionale dhe që nga dhjetori vitit 2021 Mali i Zi nuk ka pasur një përparim të dukshëm me BE-në, për shkak të ngecjeve në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.
Mali i Zi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u bë pjesë e NATO-s në vitin 2017, mes kundërshtimit të Rusisë dhe pakënaqësisë së Beogradit./VOA
miroslav lajcak BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një vizi...
foto nga sulmet MOSKË- Zyrtarët rusë thanë se Ukraina ka kryer sulme me dronë në orët e para të 1 shtatorit, duke s...
foto te pengjeve GAZA- Hamasi ka fajësuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për vdekjen e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve jan&...
avionet rafale SERBI- Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane, kështu e përshkro...
foto ilustruese BRITANI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku në një banesë në...
viktimat IZRAEL- Izraeli thotë se forcat e tij kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës...
foto ilustruese KOSOVË-Një ushtar ukrainas është dërguar sot pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Rastin për media, e...
foto ilustruese SHBA- Rritja me shpejtësi e përdorimit të cigareve elektronike po krijon një valë ndotjeje dhe ka ngritur shqet&eu...
aleksander vucic PRAGË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se vendi i tij nuk ka gjasa të an&eum...
pablo gonzales RUSI- Ata njihen me termin “ilegalë”, spiunë që veprojnë nën maskën e punëve të zakonshm...