Socialistët dogjën teserat, reportazhi i BIRN: Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit!
Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në distancë q...
Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në distancë q...
Një qytetar ka sjellë në redaksinë e Piranjat News një denoncim për erën e rëndë dhe të padurueshme që ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Karmë në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë r&eu...
Prodhuesit paralajmërojnë se pa ulje kostosh dhe politika mbështetëse fiskale, akullorja vendase do ta ketë të vështirë...
Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 është regjistruar gjatë orëve të natës në jug të Shqipë...
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për qiradhënie. Megjithës...
Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe ata të Policisë Rrugore, pasi kis...
Dashi Ti jeton në një botë fantazish dhe tani për tani ndihesh i tradhtuar nga fantazitë e tua. Ëndrrat e tua nuk po të &cced...
Banorët e një lagjeje në Patos, denoncojnë rrjedhjen e gazit pranë banesave të tyre, pasi një pus është rihapur s&e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karmë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën dhe një 46-vj...

Mbetjet e lëna gjatë pelegrinazhit në Malin e Tomorrit po mblidhen pas përfundimit të aktivitetit fetar që solli mijëra besimtarë në Teqenë e Kulmakut, ndërsa situata e krijuar ka sjellë reagime për mënyrën se si trajtohen mbetjet gjatë një prej grumbullimeve më të mëdha në këtë zonë të mbrojtur.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat njoftoi se ka nisur pastrimin e territorit në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe Bashkinë Skrapar, në kuadër të nismës “Male të Pastra”.
“Pas përfundimit të pelegrinazhit, puna në terren është përqendruar në mbledhjen dhe largimin e mbetjeve të lëna në zonë gjatë ditëve të aktivitetit”, bëri të ditur AdZM Berat në 26 gusht.
Pelegrinazhi në Teqenë e Kulmakut zhvillohet çdo vit në muajin gusht, ndërsa ceremonia zyrtare kulmoi më 22 gusht. Kryegjyshata Botërore Bektashiane bëri të ditur se në ceremoni morën pjesë mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, vende të Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Australia.
Edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit e rendit pelegrinazhin fetar të periudhës 20-25 gusht ndër aktivitetet kryesore që tërheqin vizitorë në Malin e Tomorrit.
Gjatë pelegrinazhit, Media Amfora konstatoi mbetje të hedhura në pjesë të territorit, ndërsa në disa prej hapësirave të frekuentuara nga vizitorët mungonin pika të posaçme për grumbullimin e tyre.
Situata ka sjellë reagime edhe për përgjegjësinë e institucioneve dhe atë të qytetarëve për mbrojtjen e territorit. Gazetari dhe aktivisti Mentor Kikia reagoi për mbetjet e lëna pas pelegrinazhit.
“Qeveria zero. Asnjë kosh mbetjesh. Qytetaria zero”, shkroi Kikia në një postim në rrjetet sociale.
AdZM Berat nuk bëri të ditur sasinë e mbetjeve të mbledhura pas pelegrinazhit apo kohën që do të nevojitet për pastrimin e plotë të territorit.
“Aksioni synon të rikthejë pastërtinë në hapësirat e parkut dhe të kontribuojë në mirëmbajtjen e territorit pas përfundimit të pelegrinazhit”, shkoi administrata në një postim në rrjetet sociale.
Problemet mjedisore në Malin e Tomorrit nuk kufizohen te mbetjet e krijuara gjatë aktivitetit masiv. Prej vitesh territori është përballur edhe me nxjerrjen e gurit dekorativ dhe ndërhyrjet në masivin malor.
Në mars të vitit 2025, Gjykata e Beratit caktoi masa sigurie ndaj tre zyrtarëve të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe një punonjësi policie, të dyshuar se kishin lejuar persona të paautorizuar të shfrytëzonin Malin e Tomorrit për nxjerrjen e gurëve dekorativë.
Pastrimi pas pelegrinazhit nxjerr sërish në pah sfidën e ruajtjes së Parkut Kombëtar “Mali i Tomorrit”, ku për disa ditë të gushtit përqendrohen mijëra vizitorë, ndërsa territori përballet prej vitesh edhe me forma të tjera të presionit njerëzor./ Amfora.al
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e “PiranjatNews” denoncon gjendjen e rrugës që të çon drejt fshati...
Epidemiologia Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik, ka dhënë detajet e fundit sa i përket rastit të infektimit me virusin e ...
Kalaja e Elbasanit nuk është vetëm një monument kulture, por një zonë e banuar me banesa, prona private, biznese dhe aktivitete ku...
Sot është konfirmuar rasti i parë i infektuar me virusin e Nilit në vendin tonë, ku një 72-vjeçar është infektuar...
Rreth 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë në periudhën 2023-2025, vlerës...
Disa muaj pas krijimit të një komisioni bipartizan parlamentar për të shqyrtuar nevojën e një reforme të re territoriale so...
Në kalatën lindore të Portit të Durrësit, ndërtimi vazhdon me ritme intensive. Pallatet 8-11 katëshe me arkitekturë ga...
Shqipëria po përgatitet të ndryshojë për herë të dytë, brenda pak më shumë se një dekade, hartën e q...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të g...
Qiratë e larta në Tiranë po rëndojnë familjet që duhet të sigurojnë strehim për fëmijët studentë. Ko...