Socialistët dogjën teserat, reportazhi i BIRN: Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit!
Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në distancë q...
Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në distancë q...
Një qytetar ka sjellë në redaksinë e Piranjat News një denoncim për erën e rëndë dhe të padurueshme që ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Karmë në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë r&eu...
Prodhuesit paralajmërojnë se pa ulje kostosh dhe politika mbështetëse fiskale, akullorja vendase do ta ketë të vështirë...
Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 është regjistruar gjatë orëve të natës në jug të Shqipë...
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për qiradhënie. Megjithës...
Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe ata të Policisë Rrugore, pasi kis...
Dashi Ti jeton në një botë fantazish dhe tani për tani ndihesh i tradhtuar nga fantazitë e tua. Ëndrrat e tua nuk po të &cced...
Banorët e një lagjeje në Patos, denoncojnë rrjedhjen e gazit pranë banesave të tyre, pasi një pus është rihapur s&e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karmë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën dhe një 46-vj...
Ajo ishte arrestuar me akuzën për keqtrajtim të gjyshes, por gjatë seancës për vleftësimin e arrestimit, ajo i bëri gjyqtares një kërkesë tejet të pazakontë.
Emanuela Maria Lamedica, 26 vjeçe, e njohur artistikisht si Lamedica, kërkoi që të lejohej të kthehej në shtëpi, pasi duhej të promovonte në rrjetet sociale këngën e saj të re, e cila do të publikohej në Spotify.
Kërkesa e saj nuk e pengoi gjyqtaren të vendoste lirimin e saj nga burgu, por duke i vendosur masa të përcaktuara sigurie.
Apeli i pazakontë drejtuar gjyqtares për të promovuar këngën e re
“Gjyqtare, më lejoni të shkoj në shtëpi, sepse do të publikohet një këngë e imja në Spotify dhe duhet të bëj ‘story’ në Instagram për ta promovuar”, iu drejtua 26-vjeçarja gjyqtares Chiara Valori gjatë seancës së zhvilluar në burgun milanez të San Vittore.
Lamedica, e përfaqësuar nga avokatja Alessia Pontenani, kërkoi mëshirë duke iu referuar angazhimeve të saj artistike dhe profesionale.
Këngëtarja shpjegoi se duhej të promovonte përmes Instagramit këngën e saj të re, “Maniere forti”, e cila vjen pas këngës “Barbie nel ghetto”. Kërkesa e saj shkaktoi më shumë se një buzëqeshje mes të pranishmëve, ndërsa gjyqtarja qëndroi e përqendruar te aspektet thjesht juridike të çështjes.
Akuzat për keqtrajtim të gjyshes
Lamedica ishte arrestuar pas denoncimit të bërë pikërisht nga gjyshja e saj. Sipas asaj që deklaroi avokatja e saj, akuzat lidhen me keqtrajtime dhe fyerje ndaj të moshuarës, por nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm fizik. “Ajo akuzohet për keqtrajtim të gjyshes, të cilën e kishte ofenduar me fjalë, por pa e goditur fizikisht”, shpjegoi avokatja. E reja, e cila gjatë seancës deklaroi se profesioni i saj ishte striptiste, kishte kaluar natën në burgun San Vittore dhe ishte ankuar edhe për kushtet e qelisë, të cilën e përshkroi si mjaft të amortizuar.
Vendimi i gjyqtares
Në përfundim të seancës për vleftësimin e arrestimit, gjyqtarja Valori vendosi lirimin e 26-vjeçares nga burgu.
Megjithatë, Lamedica do të duhet të mbajë byzylyk elektronik dhe nuk do të lejohet të komunikojë me gjyshen e saj, e cila në këtë çështje është përcaktuar si personi i dëmtuar.
Masa e vendosur i mundësoi trapistes të përmbushte angazhimin e saj artistik. Të premten në mbrëmje, ajo mundi të publikonte në Instagram “story”-t përmes të cilave promovoi këngën e saj të re, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë seancës gjyqësore.
Për Lamedica-n, kënga e re përfaqëson një tjetër hap në rrugëtimin e saj muzikor, të cilin e kishte nisur me “Barbie nel ghetto”.
Në “story”-t e publikuara në Instagram, ajo e cilësoi këngën si “hitin e ri të vitit 2026” dhe u bëri thirrje të gjithë ndjekësve të saj ta dëgjonin. “Shpërndajeni me të gjithë, sidomos me armiqtë e mi”, shkroi ajo. /PiranjatNews/
Në Belluno të Italisë, një burrë i pastrehë u pa duke hedhur në rrugë kartëmonedha 50-euroshe, të cilat i nxir...
Në vend që t’i zbulonte shpirtin dhe ndjenjat e tij më të thella psikologes së tij, një 47-vjeçar në Evosmos t&e...
DASHI Një shtysë pozitive e shoqëron Dashin këtë të shtunë, duke e bërë ditën të përshtatshme p&e...
Një 29-vjeçare në Kinë ka përfunduar në spital pasi u detyrua nga shefi i saj të kryente 200 squats si ndëshkim pë...
Tre hurma në mëngjes mund të ofrojnë energji dhe lëndë ushqyese, por ndikimi i tyre në organizëm varet nga sasia e konsu...
Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Egjipt, ku një grup personash arriti të vidhte 105 kilogramë mish pule të ngrirë ...
Një grabitje e bujshme ka ndodhur në Muzeun e Arteve të Aplikuara në Vjenë, ku dy persona kanë arritur të marrin një gje...
Fondatina është një nga produktet kryesore të grimit, por zgjedhja e saj nuk duhet të bazohet vetëm te mbulimi. Për një...
E premtja sjell një ditë me zhvillime të ndryshme për 12 shenjat e zodiakut. Disa do të përballen me vendime të rënd&e...
Një stuhi e fuqishme përfshiu Mekën, duke krijuar një spektakël të rrallë në qiellin e qytetit të shenjtë mysl...