SOCIALE

'Piranjat'/ Gruaja mund të vrasë burrin, "Romeo e Zhulieta" versioni shqiptar në Roskovec.

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2023, 22:47
'Piranjat'/ Gruaja mund të vrasë burrin, "Romeo e

Diku në një fshat pranë Roskovecit, jetonin dikur të lumtur dhe ne harmoni, një çift të rinjsh, të cilët kishin vendosur ta lidhnin jetën së bashku në të mirë dhe në të keq. Kështu nisin zakonisht përrallat me princa e princesha të cilët jetojnë të lumtur për jetë të jetëve. Por realiteti është paksa i ndryshëm nga përralla.

Sepse përralla jonë, ka brenda tradhti, dhunë, gënjeshtra, dhe pak, shumë pak dashuri.

Vasili dhe Dallëndyshja, tashmë në prag të moshës së tretë, janë ne krizën me të madhe në çift që nga dita e njohjes me njëri tjetrin.

Korniza familjare është shkërmoqur, duke i lënë vend përplasjeve dhe dhunës së pandalshme herë nga njëri e herë nga tjetri.

Gjithçka për ne, nisi me një telefonatë.

Dhe pas telefonatës, përballja e parë me Vasilin, i cili sapo e takojmë, na tregon pasojat e dhunës, nga ana e partneres.

Po si ka nisur e gjitha?

Vasili: Gushti nisën problemet, burgu.

Për veprimet e tij aspak normale, Vasili qëndroi 13 muaj pas hekurave. Sapo doli nga burgu, dhe u kthye ne shtëpi, u përball me një surprize të pakëndshme.

Vasili: Iku, u martua, por papritur u kthye sërish. Por kjo ishte e keqja e vogël. E madhja do të vinte më pas.

Debatet rikthehen përsëri. Përplasjet gjithashtu bëhen më të forta, deri në rikthim të dhunës.

Kuptojmë se situata e çiftit është vërtetë e rëndë, prandaj provojmë ti takojmë së bashku.

Dhe pas pak minutash shfaqet edhe Dallëndyshja e cila ka një teori mjaft bindëse për shkakun e përplasjes.

Kur nuk fle me burrin s’ka dashuri.

Problem është edhe ky. I madh madje.

Dallëndyshja: Më fyen, vjen në shtëpi…

E ndërsa vijon serinë e akuzave, ajo harron se Vasili ka një hematome ne fytyrë, shkaktuar nga dora e saj.

Dallëndyshja e pranon hapur se ka goditur, por më pas ndryshon argument duke e justifikuar pozicionin e saj...

Dallëndyshja: U ktheva se ndjeva keqardhje.

Dashuria që kthehet në urrejtje dhe e kundërta. Nuk është as i pari rast dhe as i fundit. Por le të provojmë të kuptojmë, nëse ka hapësirë për të rikthyer zjarrin e vjetër në këtë marrëdhënie….

Vasili vjen dhe heziton të flasin, duket qartë se është i frikësuar, por më pas arrin të bindet.

Menjëherë mes tyre rindizet debati, dhe akuzat për tradhti dominojnë në këtë përballje.

Burri tjetër, pse erdhe, kush janë dashnorët...

Vasili duket i zhgënjyer, pasi ka tentuar ribashkimin, por sipas tij ka marrë mbrapsht vetëm dhunë e refuzime…

Vasili: Dallëndyshja me ke goditur me këtë.

Por mesa duket historia nuk mbaron këtu pasi si në përrallat, nuk mungojnë dhe magjitë.

Vasili: Bën magji, donte të më helmonte.

Nuk dimë aspak se çfarë mund të ketë ndodhur mes këtyre personave pas ikjes tonë, prandaj, bëjmë dhe një përpjekje të fundit për të ulur gjakrat dhe për t’i bindur të arsyetojnë. Por kuptojmë menjëherë se çdo veprim nga ana jonë është i kotë.

Vasili: Kjo mund të më vrasë

Dallëndyshja: Po, mund ta vras.

Këtu kuptojmë se nuk mund ta vazhdojmë me diskutimin, sepse pavarësisht dëshirës tonë, situate mund të përfundojmë në një  tragjedi e cila po paralajmërohet përpara kamerës tonë. Prandaj thërrasim ata që mund ta evitojnë.

Shkojmë në Polici për të denoncuar rastin me shpresën se mund të bëjmë diçka.

Ky është rasti i një neglizhence absurde, në kufijtë e marrëzisë me protagonist një punonjës policie, që është pak ta quajmë te papërgjegjshëm.

Por fatmirësisht jo të gjithë janë të tillë. Gjejmë dhe flasim me një oficer tjetër, i cili e merr seriozisht rastin dhe niset me urgjencë drejtë shtëpisë së çiftit.

Makina e policisë është nisur drejt komisariatit të Fierit, aty ku Vasili e Dallëndyshja duhet të sqarojnë gjithçka para organeve të drejtësisë.

Pas shumë orësh pritjeje, Vasili më në fund del nga komisariati.

Pas përplasjeve të vazhdueshme me Dallëndyshen, dikur dashuria e jetës, për këtë burrë të moshuar, policia ka formuluar kërkesën për urdhër mbrojtjeje, duke i dhënë një farë qetësie. Të paktën përkohësisht.

Ndërkohë për ne misioni i pajtimit mbyllet këtu, i parealizuar. Sepse jo gjithmonë përrallat janë me fund të lumtur. Aq me pak në realitetin e dhunshëm shqiptar, mes varfërisë, paditurisë dhe indiferencës.

Artikuj te sugjeruar

SOCIALE 17 Mars21:20

"Ballokumja perfekte"

Festimet në qytetin ku ndahen gegë e toskë kanë dhe nje simbolikë qe ka marrë famë në të gjitha trojet shqiptare:...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan