Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Një fëmijë i cili gjendet përkohësisht pa kujdes prindëror, i braktisur, viktimë e dhunës, abuzimit apo trafikimit, i huaj i pashoqëruar apo pa shtetësi, një fëmijë me prindër të dënuar apo me aftësi të kufizuara për të cilin prindërit nuk mund të ofrojnë kujdesin e duhur, shteti do të mendojë akomodimin e duhur në një familje dhe jo direkt në institucione rezidenciale. Për të rregulluar të gjithë procesin apo përcaktuar standardet dhe mbrojtjen e nevojshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hodhi për konsultim publik një projektligji të ri.
Drafti ligjor “Për kujdesin alternvativ në familje”, parashikon dy mënyra se si do t’u vihet në ndihmë të vegjëlve të vetëm: Profesional, që do të bëhet nga familje të trajnuara e të licencuara dhe te familjet Vullnetare, që do të jenë kryesisht të afërmit. Kujdesi Alternativ Profesional do të shpërblehet me një pagesë mujore, sigurime shoqërore e shëndetësore ndërsa do u njihet vjetërsia në punë. Kujdesi Alternativ Vullnetar, që do ofrohet nga familjarë të afërt, ose nga të afërm pa lidhje gjaku, të cilët do të marrin një pagesë mujore për shpenzimet bazë të fëmijës.
Procedurat administrohen në nivel vendor, ndërsa aplikimet e familjeve të interesuara kryhen pranë bashkive ose online në e-Albania. Strukturat përgjegjëse kryejnë vlerësimin paraprak të familjeve, ndërsa vendimi për vendosjen dhe kohëzgjatjen merret nga Komisioni Shumëdisiplinar i Bashkisë. Më pas, njësia e mbrojtjes së fëmijës paraqet kërkesën në gjykatë, e cila duhet të vendosë brenda 10 ditëve. Fëmijëve 6-10 vjeç u merret mendimi verbalisht, ndërsa atyre mbi 10 vjeç me shkrim, gjithmonë në prani të psikologut. Të gjitha rregullat drafti thotë se përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Një familje nuk mund të ketë më shumë se tre fëmijë në kujdes, përfshi ato biologjikë apo të birësuar. Pra dy prindër të 2 fëmijëve biologjikë nuk mund të marrim më shumë se një fëmijë në kujdes alternativ. Në këtë rast mund të ketë përjashtimi por duhet vërtetuar interesi më i lartë i të vegjëlve. Prioritet ligji i jep vendosjes pranë një gjiri familjar fëmijëve kur janë motra dhe vëllezër me njëri-tjetrin. Pas vendosjes, monitorimi bëhet çdo dy javë gjatë tre muajve të parë dhe më pas çdo muaj. Çdo dyshim për abuzim, neglizhencë apo shkelje të të drejtave të fëmijës raportohet menjëherë dhe, në rast konfirmimi, kujdestaria ndërpritet menjëherë, shoqëruar me masa administrative dhe procedim penal kur është e nevojshme.
Konsultimi publik tashmë ka përfunduar dhe pas rregullimeve projektligji të kalojë në qeveri e më pas të depozitohet në Kuvend.
Vetëm 7 kilometra nga Gjirokastra, fshati Andon Poçi, thuajse po shuhet dhe shkolla e mbetur pa fëmijë është mbyllur tanim&eum...
Në Kroaci, ka nisur të diskutohet mundësia e ngritjes së një padie kundër Shqipërisë, pas tonelatave me mbeturina në...
Rruga në zonën e ish-fabrikës së çimentos në Vlorë është në gjendje të degraduar dhe 150 familjet atje ...
Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani. &nb...
Punonjësit e industrisë fason janë në një pjesë të madhe femra, pa arsim dhe me njohuri të dobëta për teknolog...
Një ngjarje e pazakontë mësohet të ketë ndodhur në Lushnjë, ku një çoban ka vendosur të therë të...
Spitali i Durrësit reagoi pas qarkullimit të lajmit se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në sallën e operacionit për 15-vje&ccedi...
Pas publikimit të denoncimeve të familjarëve të 15-vjeçarit Erjon Boba për kushtet e papranueshme në Spitalin e Durrës...
Fshati Qinam ndodhet në prag të një konflikti që, sipas banorëve, “rrezikon të shkojë deri tek armët”. Shkak...
unësimi dhe të ardhurat nga puna në vendin tonë do të jenë nën presion dhe me tendencë rënëse në vitet n&...