Eksperti mjedisor Abdullah Diku deklaroi se zona e Librazhdit njihet për strukturë të dobët gjeologjike dhe paqëndrueshmëri të lartë, veçanërisht gjatë reshjeve dhe ndërhyrjeve të pastudiuara.
Sipas tij, ndërtimi i infrastrukturës në këtë territor kërkon studime të thelluara gjeologjike dhe hidrogjeologjike, si dhe oponencë të rreptë teknike, elementë që, sipas tij, duket se kanë munguar. Diku theksoi se situata është përkeqësuar edhe nga marrja e inerteve në shtratin e lumit, duke dobësuar bazën natyrore të terrenit dhe duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve masive.
Abdullah Diku: Atëherë, që në fillim dua të them që zona e Librazhdit është, si të thuash, e ndjeshme nga ana gjeologjike, pra janë struktura të dobëta për të mbajtur infrastrukturë rrugore, hekurudhore e të tilla të ngjashme. Pra njihet me atë zonën gjeologjike tipike të Librazhdit, ku vende-vende ky terren është realisht i dobët. I dobët dhe është gjithmonë dinamik, pra gjithmonë në raste reshjesh, në raste kushtesh atmosferike, në raste presioni apo ndërhyrjesh të pastudiuara, bëhet shumë i paqëndrueshëm, siç ishte dhe rasti i fundit ku segmenti kryesor i rrugës ra, u shemb.
Njeriu, institucionet, kompanitë, studiuesit, institutet, shkenca e tjerë, kanë mundësuar tashmë që në çdo lloj kategorie toke ti mund të ndërtosh. Ti mund të ndërtosh nëse bën projektin në mënyrën e duhur, ke oponencën teknike në mënyrën e duhur, bën zgjedhje teknike ashtu siç duhet dhe pastaj ndërtimi, elementi tjetër shumë i rëndësishëm, që arrin, si të thuash, të performojë me standartet e projektit. Më përpara kanë qenë këto, përveç institucioneve projektuese apo studiove të projektimit, kishte dhe oponent teknik. Pra, jo çdo kompani, jo çdo projektues mund të kalonte një projekt pa atë që quhet oponenca teknike.
Pra një grup kolegësh të projektuesit apo të kompanisë projektuese të cilët analizojnë në detaje gjithçka. Projektuesi nuk është nuk është më i miri ndër to. Pikërisht, është një koleg i cili ka zgjedhur atë rrugën e projektimit, ndërkohë që këto që bëjnë oponencën, pra i japin mundësinë për ta përmirësuar projektin. Si nga ana hidrologjike, si nga ana hidrogjeologjike, gjeologjike, strukturore e tjerë.
Kjo gjë tashmë duket se nuk bëhet. Pra, një korridor kaq i rëndësishëm duhej bazuar mbi studimet më të fundit gjeologjike dhe hidrogjeologjike të zonës. Në infrastrukturë, në ndërtimin e digave të mëdhaja, në rrugë, në hekurudhë e të tjera, studimi gjeologjik dhe hidrogjeologjik janë A-ja. Mbi to është bazamenti që do të ndërtohet. Në këtë rast, nëse nuk është bërë, atëherë akoma më keq kjo gjë. Por ne e kemi përkeqësuar situatën e aksit në fjalë edhe për shkak të marrjes së inerteve në shtratin e lumit.
Pra çfarë ndodh? Në një në një strukturë të dobësuar, ti shkon e gërmon bazën e kësaj strukture, që është shtrati i lumit apo bregu i lumit, e ngarkon akoma më shumë këtë trupin e rrugës me struktura, me peshë tjetër që nuk ka qenë, me mure mbajtëse e të tjera, ushtron presion mbi të duke e dobësuar me plasje me lëndë eksplozive. Pra ti i krijon të gjitha kushtet e mundshme që mali, shpati të bjerë.
Artikuj te sugjeruar
Nga Xhuljan Ferzaj
SOCIALE
24 Shkurt12:09
“Po vdesim për bukë”, apeli i nënës me tre fëmijë: Më ndihmoni të gjej punë
Një nënë e re me tre fëmijë në Divjakë, po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. 30 vje&cced...
SOCIALE
23 Shkurt20:17
Berisha publikon denoncimin: Kompania mori zhavorr në lumë dhe shembi rrugën Dragoshtunë-Përrenjas
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilëson si një ‘krim të rëndë’ në aksin...
SOCIALE
23 Shkurt18:20
Shteti nuk është askund! Banorët e Spatharit vendosin vetë sinjalistika në rrugën alternative
Në mungesë të ndërhyrjes institucionale dhe përballë një fluksi të pazakontë automjetesh, banorët e fshatit Sp...
SOCIALE
22 Shkurt21:41
Urgjente/ Bledoni ka nevojë për operacione jashtë vendit, thirrja e familjarëve
Ferizaj, Kosovë – Familja e Bledon Jetishit kërkon ndihmën e qytetarëve për të mbuluar shpenzimet e operacioneve urgjente ...
SOCIALE
22 Shkurt14:07
Degradon një tjetër rrugë e Ballukut, u inaugurua vitet e fundit (VIDEO)
Një segment prej rreth 400 metrash në aksin rrugor Vlahinë–Poçëm me gjatësi totale 15 kilometra është dëmtu...
SOCIALE
22 Shkurt12:09
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar Librazhd-Përrenjas, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi
Pas ditësh izolimi dhe tensioni për qarkullimin në një nga akset më problematike në vend, këtë të dielë ë...
SOCIALE
22 Shkurt11:00
Bllokimik i aksit Librazhd-Qafë Thanë/ Banorët ecin me kilometra në këmbë e në të ftohtë
Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë ka krijuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirë...
SOCIALE
22 Shkurt09:48
Kuzhinierë filipinas e pensionistë italianë/ Si shpopullimi po ‘transformon’ Durrësin
Dexter Mendoza, një 30-vjeçar filipinas, punon prej disa muajsh në një nga hotelet e bregdetit të Durrësit. Ka zënë ...
SOCIALE
20 Shkurt13:09
Ikën energjia elektrike në Lezhë, moti i keq krijon probleme
Moti i keq me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes së të enjtes, ka krijuar ...
SOCIALE
19 Shkurt17:07
Protesta e banorëve: Edhe në këmbë nuk po shkojmë dot në varreza
Rruga që banorët e Cakranit të ri duhet të përshkojnë për të përcjellë në banesën e fundit të a...