Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANA- Kalimi i pasurisë shtetërore tek privatët përmes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave të tjera përfshirë ato me çmimi simbolik 1 euro do t’i nënshtrohet praktikave të rishikuara. Një vendim i fundit i qeverisë ka ndryshuar vendimin e vitit 2014 që ka në objekt pikërisht këtë procedurë duke bërë disa rishikime që nisin nga investimet strategjike e deri tek rastet kur në pasurinë shtetërore që i kalon privatet ka ndërtime që kufizojnë zhvillimin. Konkretisht sa i takon investimeve strategjike vendimi ka shtuar një pikë të re në pjesën e parë të tij ku pas shkronjës “g” shtohet ajo “gj”.
Konkretisht pika 5 për të cilën është bërë shtesa jep disa nënndarje për rastet e përjashtimit të konkurrimit për pasuritë shtetërore ku ndër të tjera janë pasuri me sipërfaqe deri në 200 m2 që jepen për afat 1 vjeçar, objekte që do të përdoren për aktivitete të tjera shtetërore, marrëveshjet minerare, ato që preken nga kontrata koncesionare. Shtesa bën që tashmë edhe tokat që janë dhënë për përdorim për investime strategjike përjashtohen nga konkurrimi. Kjo vlen vetëm për fazën e parë pasi nëse investitori kërkon që të zgjerojë më tej investimin ai duhet t’i nënshtrohet konkurrimit.
“Përjashtohen nga konkurrimi gj)dhënia me qira ose enfiteozë e pasurive shtetërore subjekteve private në rastin kur Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investim strategjik” për projektin e investimit me potencial strategjik, si dhe masën mbështetëse për vënien në dispozicion të pasurisë shtetërore. Ndryshimet e mëvonshme në kontratë nuk i nënshtrohen kufizimeve të shkronjës “e”, të pikës 5, të kësaj ndarjeje”, thuhet në vendimin e qeverisë të datës 13 nëntor.
Në ndarjen V të vendimit qeveria rishikon tashmë pjesën që lidhet me njësitë e qeverisjes vendore. Këto të fundit në rastet kur kanë një projekt që kërkon një kontratë qiraje apo enfiteozë duhet të bëjnë kërkesë pranë Ministrisë përgjegjëse për ekonominë dhe është kjo e fundit që e çon këtë kërkesë në qeveri.
“Në rastet kur propozimi për kontratat e qirasë ose të enfiteozës vjen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, propozimi për Këshillin e Ministrave bëhet nga ministri përgjegjës për ekonominë. Ministria përgjegjëse për ekonominë kryen të gjitha procedurat sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Propozimi shoqërohet me projektkontratën e negociuar ndërmjet subjektit dhe ministrisë përgjegjëse për ekonominë, bazuar në kontratën tip të këtij vendimi. Propozimi përmban të gjithë dokumentacionin e kërkuar, të përcaktuar në këtë vendim. Në rast se ky dokumentacion nuk është i plotë ose ka mangësi kthehet për plotësim ose rishqyrtim në institucionin propozues”, thuhet në vendim.
Pika që lidhet me kontratat 1 euro për disa aktivitete specifike është riformuluar. Ku tashmë ministria e ekonomisë i propozon kryeministrit që të jepet kontratë me çmim simbolik 1 euro pa konkurrim “për kontratat e qirasë ose të enfiteozës, me nivele investimi mbi 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, me qëllim ushtrimin e veprimtarive në fushën e sportit, kulturës, turizmit, inovacionit apo që ndikojnë për zgjidhjen e problemeve sociale ose për strehimin dhe përkujdesjen e të moshuarve;”.
Po kështu ministria për ekonominë propozon dhënien me qira 1 euro të pasurisë shtetërore për rastet e investimeve strategjike që kanë marrë miratim paraprak në Komitetin e Investimeve Strategjike.
“Ministria përgjegjëse për ekonominë propozon në Këshillin e Ministrave dhënien me qira/enfiteozë të pasurisë shtetërore pa konkurrim dhe me tarifën simbolike 1 euro/kontrata për projekte për të cilat Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) ka miratuar vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore, si masë mbështetëse për realizimin e investimit, sipas ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka ngarkuar ministrinë përgjegjëse për ekonominë për lidhjen e kontratës me tarifën simbolike 1 euro/kontrata,”” thuhet në shtesën e re të pikës 3 të ndarjes V. /Monitor
Dashi Të nxitur edhe nga planetët sot do jeni gati për çdo gjë vetëm për të avancuar me ritme të shpejta kudo....
TIRANA- Qeveria është përfshirë në diskutime që synojnë ndryshime në kriteret e skemës publike të pensioneve...
Dashi Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa prej tyre dhe pse jo të hiqni edhe dor...
TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila ka publikuar librin e saj të parë, "Mirë se vini në Rebibbia". Për t&e...
TIRANA- Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre. Sipas të dhë...
Dashi Gjatë kësaj dite nuk do keni shumë durim dhe për gjënë më të vogël do acaroheni. Nuk keni për të...
TIRANË- Dikur miq të ngushtë, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi kanë nisur sot një “luftë të ftohtë” në rr...
TIRANA- Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financimit, rezulton se krahas mosrealizimit të investimeve kapitale me burim të br...
TIRANA- Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për shqyrtimin e padisë për shfuqizimin e udhëzimit që pë...
Dashi Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa prej tyre dhe pse jo të hiqni edhe dor...