Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANA- Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financimit, rezulton se krahas mosrealizimit të investimeve kapitale me burim të brendshëm, financimet e huaja janë realizuar vetëm 54% në vitin 2023 vëren Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizën e që i ka bërë zbatimit të buxhetit 2023. Sipas KLSH -së në vlerë nominale realizimi i investimeve të huaja vitin e kaluar ishte 4,9 miliardë lekë më pak se viti 2022, vlera më e ulët e 15 viteve të fundit.
“Kjo tregon se ministritë e linjës nuk kanë paraqitur një planifikim të saktë për projektet me financim të huaj, si dhe nuk kanë marrë në konsideratë procedurat që aplikohen për këto projekte, duke sjellë vonesa e mosrealizimin në afat të tyre”, referon institucioni i lartë auditues.
Sipas raportit për zbatimin e buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave nuk evidentohen problematika në shpenzimet kapitale me burim të huaj financimi, megjithëse nuk janë realizuar në nivel të konsiderueshëm, si dhe 54 % e këtyre shpenzimeve janë kryer në muajt nëntor-dhjetor 2023.
Sipas pasqyrës së treguesve fiskalë të konsoliduar të përgatitur nga MF, shpenzimet kapitale (përfshirë dhe fondin e rindërtimit) me 2023 ishin planifikuar 135,146 milion lekë dhe janë realizuar 119,053 milion lekë ose 88%, me një mosrealizim prej 16,094 milion lekë, siç ka ndodhur në vijimësi që këto shpenzime nuk janë realizuar plotësisht në asnjë vit buxhetor.
“Duhet theksuar se, megjithëse shpenzimet kapitale nuk janë realizuar për 16,094 milion lekë, janë përdorur 779.7 milionë lekë nga fondi rezervë, duke shfaqur mangësi të planifikimit buxhetor dhe në përdorimin e fondit rezervë”, verën KLSH-ja.
Në vitin 2023 shpenzimet kapitale zunë 17.6% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore ose 5.1% të PBB-së. Niveli më i ulët i shpenzimeve kapitale gjithsej është konstatuar në muajin janar, ndërsa në muajin dhjetor janë shpenzuar 38% e tyre.
KLSH vëren se gjashtëmujori i parë i vitit 2023 është mbyllur me realizimin e 26% të shpenzimeve vjetore kapitale, duke cenuar ndjeshëm efektivitetin e zbatimit të kontratave publike të lidhura gjatë vitit, me pasoja në afatin, koston dhe cilësinë e ofrimit të shërbimit dhe punëve publike, krahas implikimeve të tjera fiskale lidhur me likuiditetin e shtuar në tregjet financiare në fund të vitit.
Në ligjin “Për buxhetin e vitit 2023” shpenzimet kapitale ishin planifikuar 123,908 milion lekë, ndërsa me Akt Normativ janë rritur duke shkuar në 136,626 milion lekë në një kohë që si 9 mujor realizimi ka qenë vetëm 46,358 milion lekë ose 70% e planit të periudhës dhe 40% faktit vjetor.
Me një akt tjetër normativ në mes të dhjetorit 2023 shpenzimet kapitale u rishikuan me ulje në 135,145 milion lekë, duke ndryshuar dhe strukturën e tyre. investimet më financim të brendshëm shënuan 91,8 miliardë lekë nga 86 miliardë lekë ishin më parë, ndërsa investimet me financim të huaj u ulen në 25 miliardë lekë nga 32,5 miliardë lekë të planifikuara.
Nga auditimi në MF ka rezultuar se, në janar 2024 janë paguar për llogari të buxhetit të vitit 2023 rreth 25 % e vlerës totale të investimeve të realizuara vjetore. Në shpenzimet kapitale përfshihen: financim i brendshëm, financim i huaj, fondi i rindërtimit dhe investime nga të ardhurat e Arsimit të Lartë./ Monitor
TIRANA- Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për shqyrtimin e padisë për shfuqizimin e udhëzimit që pë...
Dashi Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa prej tyre dhe pse jo të hiqni edhe dor...
Mikela Pupa TIRANË- Mikela Pupa, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania,” ka përjetuar një nga momentet më të bukura n...
TIRANA- Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike e rritën më tej peshën e tyre kundrejt totalit të pagesave bankare në tremu...
TIRANA- Burimet njerëzore nuk janë shqetësim madhor vetëm për sektorin privat, por edhe për administratën shtetërore, ...
Dashi Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa prej tyre dhe pse jo të hiqni edhe dor...
KALIFORNI- Tony Todd, aktori që luajti vrasësin në filmin klasik horror Candyman, ka humbur jetën. 69-vjeçari vdiq të m&e...
Dashi Tejet ambiciozë dhe me besim në vetvete, ju do kërkoni të zgjidhni çdo problem gjatë kësaj dite. Në fakt p&eu...
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj dite nuk përjashtohen debatet me një person, i cili kohëve të fundit nuk është s...
TIRANA- Nga 1 janari do t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike,...