SOCIALE

Qytetarët që zotërojnë automjetet e dala jashtë përdorimit do t’i dorëzojnë pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 20:13
Qytetarët që zotërojnë automjetet e dala jashtë

Qytetarët që zotërojnë automjete të dala jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim, ndërsa kompanitë që prodhojnë ose importojnë automjete për tregtim në Shqipëri do të përballojnë të gjitha ose një pjesë të konsiderueshme të kostove.

Projektvendimi i qeverisë përcakton dy raste kur pronarëve mund t’u kërkohet pagesë, si dhe procedura të reja për çregjistrimin përfundimtar të makinave.

Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë përgatitur një projektvendim që ndryshon rregullat për grumbullimin, shkatërrimin dhe riciklimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit, duke përcaktuar detyrimet financiare të bizneseve dhe të drejtat e qytetarëve që zotërojnë këto mjete.

Sipas dokumentit, qytetarët do të mund t’i dorëzojnë makinat e tyre te operatorët e autorizuar për shkatërrim dhe riciklim, pa paguar për marrjen në dorëzim, edhe kur automjeti nuk ka më vlerë tregu.

Neni 10 i projektvendimit përcakton se “Operatori i autorizuar i trajtimit dhe subjektet e parashikuara në pikën 4, të nenit 8, të këtij vendimi, e marrin në dorëzim automjetin në fund të jetës pa asnjë kosto për zotëruesin ose pronarin e fundit, edhe kur automjeti nuk ka vlerë tregu ose ka vlerë tregu negative”.

Megjithatë, parashikohen dy përjashtime. Operatori mund t’i kërkojë pronarit pagesën e kostove të trajtimit nëse automjetit i mungojnë pjesët kryesore, veçanërisht motori ose karroceria, ose nëse brenda makinës janë vendosur mbetje që nuk i përkasin asaj.

Për individët që importojnë një automjet për përdorim personal, projektvendimi nuk përcakton një tarifë të re për financimin e sistemit të riciklimit. Detyrimet për përballimin e kostove u referohen prodhuesve, term që në dokument përfshin edhe importuesit profesionistë të automjeteve.

Konkretisht, neni 4 përcakton se “Prodhues” është prodhuesi i automjetit ose importuesi profesional i automjetit në Republikën e Shqipërisë.

Kjo kategori përfshin kompanitë dhe subjektet që importojnë automjete në kuadër të aktivitetit të tyre tregtar, ndryshe nga një qytetar që blen dhe sjell një automjet nga jashtë për nevojat e veta personale. Projektvendimi nuk jep një përkufizim më të hollësishëm për importuesin profesional dhe as një prag të numrit të makinave të importuara.

Për subjektet që përfshihen në kategorinë e prodhuesve, neni 10 përcakton se “Prodhuesit përballojnë, tërësisht ose në një pjesë të konsiderueshme, kostot e zbatimit të pikës 1 të këtij neni, sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”.

Në relacionin shoqërues, Ministria e Mjedisit sqaron se “Rregullat e hollësishme për përballimin e kostove nuk përcaktohen në këtë projektvendim, por në legjislacionin në fuqi për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”.

Për rrjedhojë, dokumenti nuk përcakton një tarifë fikse në lekë për kompanitë që prodhojnë ose importojnë automjete, ndërsa nuk vendos shprehimisht një pagesë për individët vetëm për faktin se importojnë një makinë për përdorim personal. Kjo nuk përjashton taksat apo detyrimet e tjera që mund të zbatohen për importin dhe regjistrimin e automjeteve sipas legjislacionit përkatës.

Ndryshimet prekin edhe procedurën e heqjes përfundimtare të makinave nga qarkullimi. Çdo automjet i dalë jashtë përdorimit do të duhet të dorëzohet për trajtim te një operator i autorizuar. Pronari duhet të paraqesë dokumentacionin që vërteton pronësinë ose të drejtën e disponimit të mjetit, me përjashtim të rasteve të veçanta të parashikuara në projektvendim.

Operatori i autorizuar do të lëshojë certifikatën e shkatërrimit, e cila është e nevojshme për çregjistrimin përfundimtar të makinës nga regjistri i mjeteve rrugore. Dokumenti do të ketë një kod serial unik të dhënë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Sipas nenit 11, “Lëshimi i certifikatës së shkatërrimit nuk i jep operatorit të autorizuar të trajtimit të drejtën të kërkojë rimbursim financiar për këtë veprim”.

Për automjetet e braktisura, projektvendimi u ngarkon bashkive, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, identifikimin dhe heqjen e tyre nga territori. Para dorëzimit për shkatërrim do të verifikohet pronësia dhe gjendja juridike e automjetit, ndërsa pronari duhet të njoftohet sipas procedurave ligjore.

Detyrime të reja parashikohen edhe për bizneset që merren me grumbullimin, çmontimin dhe riciklimin e makinave. Ato duhet të plotësojnë standardet teknike dhe mjedisore për ruajtjen e mjeteve, heqjen e vajrave, karburanteve dhe lëngjeve të rrezikshme, si dhe ndarjen e pjesëve që mund të ripërdoren.

Në relacion thuhet se “Zbatimi i projektvendimit kërkon që operatorët ekonomikë që ushtrojnë veprimtari në fushën e grumbullimit, të çmontimit ose të trajtimit t’i përshtatin vendet e ruajtjes dhe të trajtimit me kërkesat minimale teknike të shtojcës 1”. Për subjektet ekzistuese parashikohet një afat përshtatjeje prej 18 muajsh nga hyrja në fuqi e vendimit.

Projektvendimi vendos gjithashtu objektiva të detyrueshëm për riciklimin. Nga 1 janari 2028, të paktën 85% e peshës mesatare të automjeteve të dala jashtë përdorimit duhet të ripërdoret ose rikuperohet, ndërsa të paktën 80% të ripërdoret ose riciklohet. Nga 1 janari 2030, këto objektiva rriten përkatësisht në 95% dhe 85%.

Në relacionin shoqërues, Ministria e Mjedisit deklaron se “Zbatimi i këtij projektvendimi nuk ka efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit”.

Rregullat e reja do të zëvendësojnë vendimin nr. 705, datë 10 tetor 2012, për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës. Projektvendimi është hartuar në kuadër të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe mbetet ende në fazën e projektit. (Monitor)

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?