TIRANË- Rënia e kursit të këmbimit të Euros me Lekun u ndal sot, pas më shumë se dy javësh. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 106.26 lekë, në rritje nga niveli minimal historik prej 105.62 lekësh që kishte prekur ditën e premte. Kjo ishte ngritja e parë ditore e kursit të Euros që prej datës 26 maj. Frenimi i rënies së Euros u përcoll edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.
Dollari Amerikan, Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane shënuan të gjitha rritje krahasuar me fundin e javës së kaluar. Një rritje e ndjeshme dhe e papritur e kursit të Euros u vërejt qysh në fundjavë. Ditën e shtunë pikat e këmbimit valutor aplikuan një rritje të fortë të kursit të këmbimit të Euros sidomos në shitje, duke zgjeruar marzhet e tregtimit deri në tre pikë, nga më pak se një pikë që kanë qenë zakonisht në dy javët e fundit.
Një situatë e tillë është verifikuar edhe në të shkuarën, për herë të fundit një muaj më parë, në periudhën e zgjedhjeve lokale. Pasi arriti një minimum historik më datën 11 maj, kursi u përmbys me një rritje të shpejtë që vazhdoi afërsisht një javë.
Më tej, kursi i Euros iu kthye rënies, rënie që vazhdoi deri të premten e kaluar. Sipas ekspertëve, këto lëvizje të forta në drejtime të kundërta duken kryesisht rezultat i faktorëve psikologjikë dhe ndoshta edhe i sjelljeve të mundshme spekulative, më shumë se sa i lëvizjeve thelbësore të kërkesës dhe ofertës në tregun valutor.
Euro u zhvlerësua me një ritëm rekord prej 4.5% në vetëm dy javë, ndërsa të shtunën, në mënyrë të papritur, kursi iu rikthye rritjes. Ngelet për t’u parë nëse Euro do të arrijë të korrigjojë disi rënien e fortë të dy javëve të shkuara, para fillimit të periudhës kulmore të sezonit veror, mes muajve korrik dhe gusht. Lëvizjet e forta të kursit në dy muajt e fundit i bëjnë edhe më të vështira parashikimet, megjithëse mbështetur në të dhënat historike Leku pritet të vazhdojë të gëzojë pozita të forta në këtë periudhë të vitit.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
12 Qershor16:00
Nëse keni lindur në këtë shenjë, ju pret një fat i PAPARË! Astrologu zbulon se kush do të ketë më shumë para
TIRANË- Astrologu i famshëm Pavel Globa ka veçuar një shenjë që do të ketë më shumë fat në qersh...
SOCIALE
12 Qershor12:00
Në prill u shtuan kreditë e këqija, niveli më i lartë për 2023-shin
Stoku i kredive të këqija u rrit lehtë edhe gjatë muajit prill në Shqipëri, duke shkuar në nivelin e 5.18%, ndaj kredive n&...
SOCIALE
12 Qershor10:00
Horoskopi 12 qershor 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
Mendja po punon me intensitet të lartë dhe nuk e dini se çfarë duhet bërë për ta ndaluar atë. Sigurohuni që t&e...
SOCIALE
12 Qershor09:00
Pas 40 vitesh investime në politikën botërore, George Soros i trashëgon të birit ‘fronin’ e perandorisë së tij
Miliarderi dhe filantropisti amerikan George Soros po ia kalon kontrollin e perandorisë së tij djalit të vetë Alexander Soros, s...
SOCIALE
12 Qershor08:00
Revista e njohur konfirmon romancën mes Shakirës dhe Hamilton
Shtohen zërat mbi lidhjen e mundshme të Shakirës me Lewis Hamilton. Një “miqësi” që lindi aty për aty në &...
SOCIALE
11 Qershor22:00
Kiara Tito dhe Olta Gixhari në Turqi, fotot e tyre marrin gjithë vëmendjen
Dy ish konkurrentet më të përfolura të Big Brother Vip 2, Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë në Turqi, ndërsa fotot e tyre ka...
SOCIALE
11 Qershor21:46
George Clooney humbje drastike në peshë. Miqtë e tij të shqetësuar, ‘fajësojnë’ bashkëshorten e aktorit
Amal Alamuddin është në shënjestër të miqve të bashkëshortit të saj, George Clooney, për humb...
SOCIALE
11 Qershor21:00
Pas 8 vitesh, rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër
TIRANË- Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri m&eu...
SOCIALE
11 Qershor20:00
Artistët, politikanët apo biznesmenët? Detektivja e thotë troç: Ja kush tradhton më shumë
Dedektivja e çifteve Shkënda Lili ka treguar të tjera detaje nga profesioni i saj duke u ndal tek veçantitë, por edhe tek rreziqe...
SOCIALE
11 Qershor19:00
“Kanë ndryshuar prioritetet e mia”/ Orinda Huta, në një rrëfim ndryshe për Atarën
Afër dy vite më parë Orinda Huta u bë nënë për herë të parë. Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare so...