SOCIALE

Luftën me kancerin e fitoi me bullizimin jo/ Nëna: Diagnostikimi na ndryshoi rolet, fëmijët kujdeseshin për mua

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 15:40

Luftën me kancerin e fitoi me bullizimin jo/ Nëna: Diagnostikimi na

Në një shtëpi të thjeshtë, mes sfidave të përditshme dhe dashurisë së pakushtëzuar për familjen, jeton Rezarta Hyseni nga Berati, një grua që ka mësuar ta përqafojë jetën me gjithë ngritjet dhe uljet e saj. Historia e saj nuk është thjesht rrëfim sëmundjeje. Është histori qëndrese, sakrifice dhe dashurie të thellë për fëmijët.

Jeta e Rezartës nuk ka qenë e lehtë. Si shumë gra në komunitetin e saj, ajo është përballur me mungesën e një pune të qëndrueshme, me vështirësi ekonomike dhe me paragjykime që lëndojnë po aq sa varfëria. Mungesa e arsimit shpesh u ka mbyllur dyert e punësimit. Ka pasur momente kur, duke çuar fëmijët në institucione shëndetësore, është ndjerë e gjykuar. “Ka raste,” tregon ajo, “kur ndjejmë se fëmijët tanë nuk trajtohen njësoj. Kjo të dhemb si nënë.”

Edhe në shkollë, fëmijët janë përballur me bullizëm. Dhe për një prind, nuk ka dhimbje më të madhe sesa të shohë fëmijën të lënduar, ndërsa përpiqesh të jesh i fortë për ta.

Para se sëmundja të trokiste në derën e saj, Rezarta ishte thjesht një nënë me tre fëmijë, e përkushtuar dhe e plotësuar në botën e saj familjare. Nuk kishte ëndrra të mëdha, ëndrra e saj ishin fëmijët. Prioriteti i saj ishte t’i rriste me dashuri dhe dinjitet, të kujdesej për prindërit e moshuar dhe të mbante familjen të bashkuar.

Luftën me kancerin e fitoi me bullizimin jo/ Nëna: Diagnostikimi na

Pastaj erdhi diagnoza: tumor malinj në gji

“Aty për një moment m’u duk sikur mori fund gjithçka,” kujton ajo. Mendimi i parë nuk ishte për veten, por për fëmijët, çfarë do të bëhej me ta? Ishte periudha më e errët e jetës së saj. Frika, pasiguria dhe dhimbja u bënë pjesë e përditshmërisë.

Ka pasur momente kur është ndjerë e dorëzuar. Momente kur trupi nuk e mbante më dhe shpirti lodhej nga pesha e betejës. Por çdo herë që mendonte të ndalej, përballë saj qëndronin tre palë sy që prisnin forcë. Fëmijët e saj u bënë arsyeja për të luftuar. Prindërit e moshuar dhe bashkëshorti i saj ishin mbështetja e heshtur që e mbajti në këmbë.

Luftën me kancerin e fitoi me bullizimin jo/ Nëna: Diagnostikimi na

Ajo e fitoi betejën me kancerin. Por beteja la gjurmë

“Nuk isha më si më parë,” thotë me sinqeritet. Kishte ditë kur nuk kishte fuqi të luante me fëmijët në park. Madje, për një kohë, rolet u përmbysën: ishin fëmijët ata që kujdeseshin për të. Dhe kjo, edhe pse e dhimbshme, ishte dëshmi e dashurisë së madhe që kishin ndërtuar si familje.

Megjithatë, Rezarta nuk u izolua. Ajo vazhdoi të shkonte në punë, sepse aty ndiheshte e gjallë, e dobishme. Shoqëria u bë një tjetër shtyllë e fortë në jetën e saj. Në një komunitet ku gratë shpesh ndihen të paragjykuara dhe të tërhequra, ajo zgjodhi të krijojë miqësi, të mos mbyllet në vetvete. “Shoqëria të motivon,” thotë ajo. “Të jep forcë kur mendon se nuk ke më.”

Sot, Rezarta e sheh jetën ndryshe. Çdo ditë është dhuratë. Ajo beson se shpresa është terapi më vete dhe se me mjekësinë dhe teknologjinë e sotme, shumë beteja mund të fitohen, nëse nuk dorëzohemi.

Luftën me kancerin e fitoi me bullizimin jo/ Nëna: Diagnostikimi na

Arsimi i fëmijëve mbetet misioni i saj më i madh

Ajo dëshiron që ata të kenë më shumë mundësi, të mos përballen me të njëjtat pengesa që ka kaluar ajo. Për këtë, ka sakrifikuar shumë – edhe në ditët kur trajtimet e dobësonin, përpiqej të mos e tregonte dhimbjen, që fëmijët të mos humbnin buzëqeshjen. Mesazhi i saj për gratë është i thjeshtë, por i fuqishëm; të mos dorëzohen kurrë. Të marrin forcë nga fëmijët e tyre. Të kërkojnë ndihmë, të kurohen, të besojnë. Sepse jeta, pavarësisht plagëve, mbetet e bukur.

Historia e Rezartës është një kujtesë se forca nuk është mungesa e frikës, por vendimi për të ecur përpara pavarësisht saj. Dhe mbi të gjitha, është dëshmi se dashuria e një nëne mund të mposhtë edhe errësirën më të thellë./Intervistoi Marina Kërçeli-PIRANJAT.NEWS

Intervista e plotë:

– Si do ta përshkruanit jetën tuaj? Cilat kanë qenë sfidat kryesore që keni hasur si grua në komunitetin tuaj?

Jeta ime ka qenë e thjeshtë, me shumë sfida, por edhe me shumë dashuri. Si grua në komunitetin tonë, vështirësitë kanë qenë të shumta. Mungesa e një pune të qëndrueshme, për shkak të mungesës së arsimit, e bën jetën ekonomike shumë të vështirë. Shpeshherë nuk na japin mundësi punësimi dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e familjes.

Ka edhe paragjykime. Kur çojmë fëmijët në institucione shëndetësore, ndonjëherë ndihemi të paragjykuar. Ka raste kur nuk na i trajtojnë fëmijët me të njëjtin kujdes dhe kjo na dhemb shumë si prindër. Edhe në shkollë, fëmijët tanë përballen me bullizëm, dhe kjo është një plagë e madhe për ne.

– A mendoni se gratë në komunitetin tuaj përballen me pengesa të veçanta në arsim, punë apo shëndet?

Po, patjetër. Shumë gra nuk kanë pasur mundësi të arsimohen, dhe kjo ua vështirëson gjetjen e një pune. Përveç kësaj, paragjykimi është ende i pranishëm. Gratë tona shpesh izolohen, nuk krijojnë shumë shoqëri, sepse ndihen të gjykuara. Kjo i bën më të heshtura dhe më pak të përfshira në jetën sociale.

– Si do ta përshkruanit jetën tuaj përpara diagnozës me kancer gjiri? Cilat ishin ëndrrat dhe prioritetet tuaja?

Para diagnozës, isha një nënë me tre fëmijë dhe ndihesha e plotësuar. Nuk kisha ndonjë ëndërr të madhe personale – ëndrra ime ishte familja ime. Prioriteti im ishin fëmijët dhe prindërit e moshuar. Jeta ime sillej rreth tyre.

– Kur morët diagnozën e kancerit të gjirit, cili ishte mendimi i parë që ju erdhi në mendje?

Kur mora vesh se do të përballesha me një tumor malinj, ishte periudha më e vështirë e jetës sime. Për një moment m’u duk sikur mori fund gjithçka. U ndjeva e thyer. Mendimi i parë ishte: “Çfarë do të bëhet me fëmijët e mi?”

– A pati momente kur u ndjetë e dorëzuar? Çfarë ju dha forcë të vazhdoni?

Po, pati momente shumë të vështira. Por nuk u dorëzova. Forcën ma dhanë fëmijët e mi dhe prindërit e moshuar. Ata ishin arsyeja ime për të luftuar. Edhe bashkëshorti im dhe shoqëria më qëndruan pranë. Jam tip që e dua shoqërinë, ndaj vazhdova të shkoja çdo ditë në punë, sepse aty ndihesha më mirë, më e fortë.

E fitova betejën me kancerin, por ai më mori shumë nga fuqia ime. Nuk isha më si më parë. Nuk argëtohesha dot me fëmijët në parqet e lojërave. Ishin ata që kujdeseshin për mua, bashkë me bashkëshortin tim. Fëmijët e mi morën rolin tim për një kohë – dhe kjo më dhembte, por edhe më jepte forcë.

– Çfarë ka ndryshuar në mënyrën si e shihni jetën sot?

Sot e shoh jetën ndryshe. E vlerësoj më shumë çdo ditë, çdo moment. Jeta është e bukur dhe duhet ta jetojmë ashtu siç vjen, me ngritjet dhe uljet e saj. Shpresa është një terapi më vete. Me teknologjinë dhe mjekësinë e sotme, shumë gjëra mund të ndryshojnë – mjafton të mos humbasim besimin.

– Sa e rëndësishme është për ju që fëmijët tuaj të arsimohen dhe të kenë më shumë mundësi se brezat e mëparshëm?

Është shumë e rëndësishme. Unë dua që fëmijët e mi të kenë më shumë mundësi se unë. Arsimi është çelësi për një jetë më të mirë. Dua që ata të mos përballen me të njëjtat pengesa që kemi kaluar ne.

– Çfarë sakrificash keni bërë për të siguruar një të ardhme më të mirë për ta?

Kam sakrifikuar shumë nga vetja ime. Edhe në ditët më të vështira të trajtimeve, përpiqesha të mos ua tregoja dhimbjen. Kam luftuar me sëmundjen për ta. Kam punuar edhe kur nuk ndihesha mirë, sepse doja të ndihesha e dobishme dhe të mos dorëzohesha.

– Çfarë mesazhi do t’u jepnit grave të komunitetit?

Do t’u thosha të gjitha grave, sidomos nënave, të marrin forcë nga fëmijët e tyre. Të mos dorëzohen. Të kërkojnë ndihmë, të kurohen, të besojnë se shpresa ekziston. Të mos izolohen, por të krijojnë shoqëri, sepse mbështetja është shumë e rëndësishme.

Komuniteti ynë ka nevojë për më shumë bashkim. Gratë tona shpesh paragjykohen dhe kjo i bën të tërhiqen. Por unë kam bërë shumë shoqe dhe jam e lumtur për këtë. Shoqëria të motivon dhe të jep forcë.

– Si e imagjinoni të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj pas gjithë kësaj sfide?

E imagjinoj me më shumë qetësi dhe shëndet. Dua t’i shoh fëmijët e mi të arsimuar, të fortë dhe të realizuar. Pas gjithë kësaj sfide, kam mësuar se asgjë nuk është më e rëndësishme se familja dhe shëndeti.

– Nëse historia juaj do të shërbente si një mësim për komunitetin, cili do të ishte ai mësim?

Mësimi im është ky: Mos u dorëzoni. Edhe kur duket se gjithçka ka marrë fund, gjithmonë ka një arsye për të luftuar. Shpresa, familja dhe dashuria janë forca më e madhe që kemi. Jeta është e çmuar – dhe duhet ta jetojmë me guxim.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan