“E vështirë të refuzoja Real Madridin”/ Rodri tregon prapaskenat e kalimit te Barcelona: Ja pse bëra këtë zgjedhje
Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar arsyet që e shtynë të zgjedhë Barcelonën, pavarësisht interesimit të...
Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar arsyet që e shtynë të zgjedhë Barcelonën, pavarësisht interesimit të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, pas disa ditësh paralajmërimesh të forta ng...
Elseid Hysaj vazhdon të jetë në qendër të interesimit të disa klubeve, teksa e ardhmja e mbrojtësit shqiptar mbetet ende p&...
Tempulli i futbollit katalanas, Spotify Camp Nou, është pozicionuar si favoriti kryesor dhe absolut për të pritur finalen e madhe të ...
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se disponojnë armë të vendosura në orbitë, t...
Shkolla e fshatit Eçmenik në bashkinë e Devollit këtë vit nuk do të ketë më zilen e parë të shtatorit. Shk...
Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë...
Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës,...
Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 108-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Protestuesi...
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës usht...
Viti 2026 ka nisur me një sinjal alarmi për shëndetin publik: 15 fëmijë janë infektuar me fruth, ndërsa Shqipëria është hequr nga lista e vendeve pa fruth nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, status që e kishte ruajtur për vite me radhë.
Megjithatë, pavarësisht shifrave dhe shqetësimit në rritje, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë mohuar shpërthimin e fruthit në një kopsht jopublik në Tiranë, lajm i publikuar dy ditë më parë dhe i konfirmuar nga burime të sigurta.
Sipas këtyre burimeve, në javën e dytë të janarit 2026, në një kopsht jopublik në Tiranë janë identifikuar 5–6 fëmijë të infektuar me fruth. Situata duket se ka qenë mjaft serioze, aq sa vetë stafi i institucionit ka paralajmëruar prindërit që të mos dërgojnë në kopsht fëmijët e pavaksinuar.
Në një komunikim drejtuar prindërve thuhej:
“Të nderuar prindër, kemi marrë informacion se në disa kopshte dhe çerdhe janë evidentuar raste të fruthit. Për arsye parandaluese dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, ju lutemi që fëmijët që ende nuk e kanë kryer vaksinimin përkatës të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese.”
Ndërkohë, vetë ISHP ka pranuar publikisht ekzistencën e rasteve me fruth. Në një intervistë të realizuar më 31 janar 2026 – pra dy javë pas identifikimit të rasteve në kopsht – u deklarua:
“Duke pasur parasysh që kemi raste pozitive me fruth, normalisht kjo vaksinë duhet të aplikohet në kohë.”
Pyetja që mbetet është: a janë raportuar zyrtarisht këto raste në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pse publiku nuk është informuar në kohë? Apo Ministria pret që ISHP t’i publikojë të dhënat në faqen zyrtare, ku, sipas verifikimeve, përditësimet, përfshirë edhe buletinin e gripit që arriti pikun në fund të janarit, rezultojnë të ndalura që në nëntor 2025?
Drejtoresha e ISHP, Dorina Toci, e kontaktuar nga Top Channel, jo vetëm që nuk e ka mohuar ekzistencën e rasteve, por ka orientuar drejt rrugës zyrtare të komunikimit përmes email-it për një përgjigje të shpejtë - përgjigje që ende mungon.
Ndërkohë që rastet shtohen dhe statusi ndërkombëtar i vendit cenohet, mungesa e transparencës dhe reagimit institucional ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e situatës dhe mbi përgjegjësinë për informimin publik.
Një pjesë e segmentit rrugor Maliq-Lozhan ka pësuar shembje masive. Shembja e mureve mbrojtëse është regjistruar në afë...
Në një kohë kur dashuria deklarohet në Instagram, pasuria matet në metra katrorë dhe divorci ka pushuar së qeni fundi i bot...
Rrëshqitja masive e dherave nga kodra ka shkaktuar bllokimin e gjysmës së karrexhatës në aksin kombëtar Burrel-Rrëshen. Rrug...
Në redaksinë e Piranjat.news ka mbërritur një denoncim nga banorët e zonës së "Zall Herrit" lidhur me gjendjen alarmante t&...
Virusi i gripit po qarkullon gjerësisht dhe po prek të gjitha moshat, ndërsa në Pediatrinë e Vlorës çdo ditë paraqiten...
Reshjet e ditëve të fundit kanë përmbytur sërish fushën e Spitënit në Lezhë, duke lënë nën ujë ...
Dy efektivët në të djathtë të fotos janë ata që neutralizuan dhe arrestuan autorin e armatosur, i cili mori një shum&eum...
Disa lagje në Gjirokastër po përballen me shembje të vazhdueshme, ndërsa autoritetet vendore duket se nuk kanë marrë asnj&eum...
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e saj, ndryshime të rëndësishme në vendimin për pagat e ...
Organizatat ndërkombëtare dhe lokale të mbrojtjes së mjedisit reaguan të martën, disa ditë pas finalizimit të hetimeve n...