SOCIALE

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2025, 17:14
Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së

T.R. punon natën prej vitesh, por mendjen e ka te babai i sëmurë, vetëm në shtëpi. Tek i moshuari me plakjen kanë ardhur edhe problemet shëndetësore.

“Punoj natën, prej vitesh, por im atë sa vjen e rëndohet nga ana fizike. Është vetëm natën, ditën jam i lodhur dhe mezi po ia dal t’i shërbej, por nuk e çoj dot në azil, sepse më paragjykojnë të afërmit,” rrëfen ai për ACQJ.

Koha kur duhet të shijosh jetën më tepër, ajo e tërheqjes nga jeta aktive, jo gjithmonë ndodh siç e deshiron. Pas një jetë pune e sfidash, të moshohesh në Shqipëri nuk është e lehtë.

Dilema e T.R. nuk është rast i izoluar, por një realitet i përsëritur për fëmijët që kanë emigruar, prindërit e pensionuar me probleme shëndetësore, apo familjet ku jetesa nën një çati është bërë e pamundur. Ndaj, azili apo shtëpitë e përkujdesjes po kthehen gjithnjë e më shumë në një “zgjidhje” të nevojshme.

Azilet: pasqyra të vetmisë

Arestina Skenderi, gazetare e emisionit “Sepse” në A2CNN, thotë se të moshohesh në Shqipëri sot shpeshherë do të thotë të përballesh me vetmi, pasiguri, mungesë dinjiteti dhe lëmoshë nga shteti.

Aktualisht në vend operojnë 6 institucione rezidenciale publike për të moshuar. Sipas Shërbimit Social, kërkesat për akomodim janë në rritje: në vitin 2023 janë akomoduar 326 persona, në 2024 ishin 332, dhe për vitin 2025 priten të jenë 335.

Përballë institucioneve shtetërore, shtëpitë e përkujdesjes private janë më të shumta në numër dhe shpesh prezantojnë një panoramë krejt të ndryshme.

Një prej tyre, “Vila e Luleve”, tregon përvojën brenda institucionit privat: “Të moshuarit që vijnë këtu nuk janë të braktisur, madje fëmijët komunikojnë çdo ditë me ta. Por një pjesë janë jashtë vendit ose kanë nevojë për përkujdesje 24-orëshe, ndaj azili shihet si një zgjidhje e nevojshme dhe jo braktisje.”

Ata shijojnë jetën, marrin përkujdesje dhe krijojnë miqësi me njëri-tjetrin.

Megjithatë, dërgimi i prindërve në shtëpi përkujdesjeje ende mbetet një tabu sociale, edhe pse numrat nga viti në vit po rriten.

A mjaftojnë 254 milionë Lekë?

Shërbimi në azilet shtetërore ofrohet falas nga buxheti i shtetit. Për kujdesin ndaj të moshuarve në azile, fondet e alokuara nga shteti (pa përfshirë Qendrat Ditore dhe ato Komunitare) arrijnë në një total prej 254,585,000 lekësh.

Shtëpia e të Moshuarve Tiranë           38,805,000 Lekë
Shtëpia e të Moshuarve Gjirokastër     41,078,000 Lekë
Shtëpia e të Moshuarve Fier                38,882,000 Lekë
Shtëpia e të Moshuarve Kavajë            40,467,000 Lekë
Shtëpia e të Moshuarve Shkodër         43,800,000 Lekë
Qendra Polivalente Poliçan                 28,995,000 Lekë
Qendra Komunitare  Palasë                1,053,000 Lekë
Qendra Polivalente Sarandë              10,605,000 Lekë
Qendra Ditore Kamëz                       10,900,000 Lekë
Total                                                   254,585,000 Lekë
Për gazetaren Skenderi, këto fonde nuk janë të mjaftueshme. Ajo thekson se: “mungesa e shtetit në politika, fonde dhe përgjegjësi konkrete është e dukshme, mungon një sistem i mirëfilltë për kujdesin afatgjatë.” Këto fonde përfitohen vetëm nga institucionet shtetërore, ndërsa privatet konsiderohen si një biznes.

Për t’u bërë pjesë e shtëpive për të moshuarit duhet të plotësohen kriteret strikte ligjore, kryesisht ata që nuk zotërojnë banesë, përfitojnë pension social ose pension minimal dhe janë të vetmuar dhe të braktisur sipas verifikimeve të punonjësit social. Megjithatë, Shërbimi Social pranon se ka pasur raste kur është kërkuar akomodim edhe në moshën 40-vjeçare, si kërkesa më e re në moshë e dokumentuar.

Modelet evropiane

Modelet europiane mund të jenë udhërrëfyesi më i mirë në përmirësimin e kësaj fushe. Në vendet kryesore europiane ekzistojnë disa lloje të ndryshme shtëpish kujdesi:

Shtëpi me kujdes të plotë 24 orë: Përfshijnë jo vetëm akomodimin, por edhe asistencën mjekësore, psikologjike, etj.
Qendrat e kujdesit ditor: Të moshuarit kalojnë orë gjatë ditës, integrohen dhe bëhen pjesë e socializimit.

Asistenca në shtëpi: Për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë të lehtë mjekësore ose sociale.

Ndërsa në Shqipëri, Arestina Skenderi thotë se sfidat kryesore vazhdojnë të jenë: mungesa e stafit të kualifikuar (infermierë, psikologë), kushte të papërshtatshme (mungesa e ngrohjes, ushqimi i pamjaftueshëm) dhe mbi të gjitha, nevoja për kujdes mendor dhe emocional, pasi shtohen të moshuarit që vuajnë nga depresioni, ankthi apo demenca.

Shtëpitë për të moshuarit duhet të shihen me programim afatgjatë dhe investim, në mënyrë që mosha e tretë të ndihet e mbrojtur dhe e përkujdesur. Mbi të gjitha, ky shërbim ka nevojë urgjente jo vetëm për fonde dhe staf, por edhe për dashuri dhe prani. Për sa kohë që dërgimi i prindërve në azil mbetet një tabu, ne do të humbim luftën me vetminë. Është koha të shërohemi nga paragjykimet dhe ta shohim azilin si një akt kujdesi dhe dinjiteti, jo braktisjeje.

/ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan