Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
TIRANA- Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet për tregun e shitblerjeve të pronave në bregdet. Ndërsa në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, kërkesa për apartamente është e njëjtë krahasuar me vjet. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi tha për Monitor s e krahasuar me vjet kërkesa për prona në bregdet është rritur 20 deri 30% krahasuar me vitin e kaluar. Ndër zonat më të preferuara për blerje të pasurive të paluajtshme është Vlora, Palasa dhe Saranda. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve tha se 40% e blerësve të pronave në bregdet janë shtetas me pasaportë të huaj.
Më herët edhe nga zyra e shitjeve të kompanisë “Concord Investment” u pohua se për resortet në jug të vendit ka rritje të kërkesës, që dominohet më shumë nga të huajt e ndikuar nga fluksi i lartë i turistëve. Blerësit e huaj sipas tyre, po tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi për shkak të leverdishmërisë së çmimet krahasuar me fqinjët.
Sakaq në nisje të sezonit të pranverës çmimet e pronave në bregdet sipas të dhënave të agjencive imobiliare për Monitor rezultuan mesatarisht 25% më të shtrenjtë në raport me vitin e kaluar. Në resortet në zonat bregdetare si: Palasë, Orikum dhe Sarandë çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve arriti 4,000 euro për metër katror. Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro për metër katror. Krahasuar me vjet çmimet e pronave të vijës së parë të Lungomares në Vlorë janë shtrenjtuar 25%.
Me tepër shtrenjtim të çmimeve pati në zonat Orikum dhe Radhimë. Çmimi i pasurive për rezidentët në Radhimë dhe Orikum brenda vitit shënuan rritje 67 deri 88% sipas të dhënave për çmimet e shitjes të agjencive së pasurive të paluajtshme. Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në vijën e parë për zonat bregdetare të jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro.
Në Golem çmimi maksimal i shitjes arriti 1,500 euro për metër katror dhe në Gjirin e Lalëzit vlerat variojnë nga 2,400 deri 3,300 euro për metër katror. Në zonën e shkëmbit të Kavajës çmimet maksimale të shitjes kanë arritur 1,800 euro për metër katror nga 1,500 euro që ishin vjet (rritja 20%). Brenda qytetit të Sarandës çmimet e apartamenteve siç pohoi më herët Eron Çumani një drejtuesit të një prej agjencive më të vjetra në qytet “Saranda Property” variojnë 1,500 euro për metër katror për ndërtesa e ndërtuara para 10 vitesh deri në 2,200-2,500 euro për metër katror te ndërtimet e reja me vendndodhje 500 deri 1,000 metra larg detit. Ndërsa për apartamentet e reja në proces ndërtimi në breg të detit, vija e para çmimet nisin mbi 3,000 euro për metër katror.
Nuk ndryshon kërkesa për prona në Tiranë
Nga të dhënat e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë kërkesa për apartamente në tiranë në këtë periudhë është e njëjtë krahasuar me vjet. Nga agjentët imobilierë është pohuar se rritja e çmimeve, sidomos në qendër ka spostuar kërkesën e familjeve te reja drejt periferisë. Por po ndodh që edhe në periferi çmimet nuk janë më nën 1,000 euro për metër katror. Një ndër zonat me kërkesën më të lartë aktualisht sipas shoqatës së ndërtuesve është Paskuqani, për shkak të zhvillimit që po merr zona, ku po ndërtohen zona të reja rezidenciale me çmime nga 900 euro për metër katror krahasuar me qendrën që çmimet nisin nga 2,000 apo 2,500 euro për metër katror dhe arrijnë deri 5,000 euro te kullat./Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët pësoi përsëri rënie në tremujorin e ...
Foto ilustruese Dashi Hëna dhe Neptuni do ju drejtojnë sot drejt rrugës së duhur. Nuk do jeni më pasivë si dikur. Nëse ...
Maître Gims BORSH- Këngëtari francez Gandhi Alimasi Djuna, i njohur për publikun si Maître Gims, ka publikuar një vide...
Furiosa: A Mad Max Saga SHBA- Filmi më i fundit ‘Furiosa: A Mad Max Saga’ ka patur një fillim zhgënjyes në arkat e SHB...
Lana Del Rey SHBA- Këngëtares Lana Del Rey iu dha çmimi Ivor Novello i Akademisë së Ivorit (ish Akademi...
Nicki Minaj HOLLANDË- Reperja Nicki Minaj ka shpallur datën e re të koncertit në Mançester të cilin u detyrua ta anul...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat...
Avery dhe Kirby ANGLI- Fotot e tyre duket se vijnë nga e kaluara e largët, por 24-vjeçarja Liberty Avery dhe 29-v...
Kourtney dhe Travis SHBA- Motra më e madhe e Kardashians, Kourtney zbuloi se kishte kaluar nëpër pesë cikle të dështuara...
Nicki Minaj SHBA- Reperja Nicki Minaj, e ka gjetur veten në mes të një drame tjetër, këtë herë që përfshi...