SOCIALE

Shpresa te të huajt, por në Shqipëri ka më pak se 10 mijë që punojnë, 1% e totalit

n.f Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 07:40
Shpresa te të huajt, por në Shqipëri ka më pak se 10
Foto ilustruese

TIRANË- Me ikjen e forcës punëtore në emigrim, sidomos të të rinjve, “shpresa” e bizneseve, por edhe e qeverisë ishte te punonjësit e huaj. Prej më shumë se tre vitesh, sipërmarrjet po tentojnë të sjellin punonjës të huaj, por në pjesën më të madhe ky ka rezultuar një eksperiment i pasuksesshëm. Punonjësit e huaj në shumë raste largoheshin, edhe pse u ofrohej pagë nga 600 deri në 800 euro/muaj, akomodim dhe ushqim, me qëllim mbajtjen e punëtorëve më të kualifikuar.

Shumë biznese pohojnë se janë tërhequr nga rekrutimet e aziatikëve nga frika e largimit, por edhe kostove të larta të mbajtjes së tyre deri në 600 USD në muaj që nuk justifikohen me rendimentin e punës. Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) 2022-2023 bëjnë të ditur se pavarësisht rritjes, numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune në vend është i papërfillshëm në raport me tregun dhe kërkesat e tj.

Në vitin 2023, shtetasit e pajisur me leje pune në total arritën në 9,825, me një rritje prej 18.3% në raport me vitin e mëparshëm. Për krahasim, të punësuarit në vend në fund të vitit 2023, sipas INSTAT, ishin 1.32 milionë. Duke hequr administratën shtetërore, prej 181 mijë personash, gjithsej janë 1.14 milionë të punësuar në sektorin privat dhe atë bujqësor. Si rrjedhojë, të huajt në 2023 përbënin vetëm 0.86% të totalit të atyre që punojnë në sektorin privat apo në bujqësi.

Po sipas të dhënave nga AKPA, për vitin 2023 në vend të parë është sektori i Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 1094 miratime punësimi; i dytiështë sektori i ndërtimit me 999 miratime; në vendin e tretë sektori Aktivitete të tjera shërbimi me 985 miratime; në vendin e katërt, sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 848 miratime dhe më pas sektori Industri të tjera përpunuese, me 788 miratime.

Për vitin 2023, të huajt me numrin me të lartë janë sipas AKPA janë nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Italia. Gjatë vitit 2023, numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte gjatë muajit maj me përkatësisht 1,421 leje.

Së fundmi u bënë të ditura planet e qeverisë për një marrëveshje me një shtet të huaj për të sjellë 40 mijë punonjës të huaj, pa dhënë shumë detaje se si do të funksionojë kjo skemë dhe pse duhet të ndërmarrë një rol të tillë qeveria. Gjithësi, duke pasur parasysh tendencën dhe shifrat e deritanishme, vështirë që kjo skemë të funksionojë.

Inspektimet e AKPA: Punonjësit e huaj dominojnë në prodhim, tregti dhe ndërtim

Në rreth 10 mijë inspektime të kryera të subjekte të ndryshme gjatë vitit të shkuar, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka hasur 1350 shtetas të huaj të punësuar pranë tyre.

“Rritja e punësimit të punëmarrësve të huaj solli një vëmendje të veçantë në praktikën inspektuese në kontrollin e kushteve të tyre të punës për të siguruar që ata të kenë kushte të sigurta, të drejta dhe të barabarta në punë. Kjo gjithashtu thekson nevojën për Inspektoratin e Punës të vazhdojë të përqendrojë aktivitetin edhe në zbatimin e ligjit dhe në garantimin e respektimit të të drejtave të punëmarrësve të huaj”, thuhet në dokument.

Por cilët janë në fakt sektorët ku hasen më shpesh të huajt sipas inspektimeve të kryera. Inspektorati raporton se dominojnë kryesisht në ndërmarrjet prodhuese me 592 punonjës të hasur gjatë kontrolleve në 1913 subjekte. Ndërkohë në të këto subjekte kanë qenë edhe 9 punonjës pa leje pune. Sa i takon ndërmarrjeve prodhuese kjo lidhet me fasoneritë të cilat më herët deklaruan për një nismë të tillë për shkak të mungesës së forcës punëtore vendase duke testuar punonjës nga Bangladeshi që në finale gjithsesi është cilësuar si një masë jo e suksesshme pasi kostot dhe largimet kanë qenë të larta.

Sektori i dytë është ai i tregtisë ku bëjnë pjesë hotele, bare, restorante me 195 punonjës që janë konstatuar gjatë kontrolleve në 3797 subjekte. Të gjithë të huajt kanë qenë me leje pune Në ndërtim janë gjetur 147 punonjës të huaj pas inspektimeve në 1786 subjekte teksa 5 punonjës janë gjetur pa leje pune.

Në sektorin minerar kanë rezultuar 115 punonjës të huaj nga 182 miniera të inspektuara. Ndërkohë 20 punonjës të huaj janë konstatuar gjatë inspektimeve në transport dhe telekomunikacion. Grupi “të tjera” mban një numër prej 277 punonjësish. Në total gjatë vitit 2023 janë kryer 9820 inspektime ku kanë rezultuar 1350 shtetas të huaj me leje pune dhe 27 pa një të tillë.

Marrë nga Monitor

shqiperi punesim emigrim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan