Nga Lorenzo Tosa*
Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
SOCIALE
Skandal/ Ende pa u miratuar ligji për Barazinë Gjinore, nis indoktrinimi nëpër shkolla
PiranjatPërditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 21:58
Ende pa mbaruar skandalet qeveritare, një tjetër ka shpërthyer, por kësaj radhe në institucionet arsimore 9-vjeçare, duke alarmuar prindërit që dërgojnë fëmijët në shkolla.
Teksa Ligji për Barazinë Gjinore në Kuvend kaloi vetëm me votat e mazhorancës dhe që u mbrojt fuqishëm nga lobet që këmbëngulën për ta kaluar një nismë të tillë, shërbimi psiko-social nuk ka pritur që ky ligj të botohet në fletoren zyrtare apo të marrë firmën e Presidentit të Republikës, po ka nisur me shpërndarjen e materialeve informuese në lidhje me luftimin e stereotipeve.
Një skandal i tillë është regjistruar në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë, ku prindërit janë përballur me një shqetësim të tillë, gjë që sipas tyre po deformon konceptin e gjinisë.
“Po fillojnë t’u mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit.
Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’u shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen e shkollës pas interesimit të Top Channel.
Psikologia e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Irma Koçi, përpiqet të shfajësohet nga ky skandal, duke thënë se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë, ndërsa shton se manuali që po qarkullon në shkollë nuk është trajtuar në klasa me nxënësit: “Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst"
Por përtej kësaj, më skandaloze është fakti se kjo psikologe shkolle, përpiqet që broshurën e cila indoktrinon fëmijët, ta justufikojë me ‘injorancën’ dhe formimin e prindërve, që sipas saj nuk kanë kapacitet për ta interpretuar atë.
“Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”
Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament ende nuk ka hyrë në fuqi, por përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social dhe detyron institucionet arsimore të përfshijnë edukimin gjinor në tekste si dhe në mësimdhënie. Por duket se deri sa të botohet në fletore zyrtare, mësuesve u është kërkuar të fshijnë materialin e barazisë gjinore të shpërndarë në grupet e WhatsApp për prindërit.
Por çfarë thotë Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës e OKB-së, ku është palë dhe Shqipëria, ndërsa autoritetet arsimore nxitojnë për të indoktrinuar brezat që po rriten ndaj ligjit aq shumë të diskutueshëm të Barazisë Gjinore.
Në Nenin 28 të Konventës, pika 2, thuhet shprehimisht:
‘Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që displina shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe në përputhje me këtë Konventë’.
Po ashtu në Nenin 29 parashikohet:
1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:
(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;
(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;
(c) Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;
(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone;
Gjithashtu Neni 17, pika e:
Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e komunikimit masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale që vijnë nga burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që synojnë të rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin e tij fizik dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:
(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh dispozitat e neneve 13 dhe 18.
Për rrjedhojë, Neni 13 parashikon:
1. Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të kërkuar, për të marrë dhe për të përcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa marrë parasysh kufijtë, në formë gojore, të shkruar, të shtypur ose artistike, ose me çdo mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.
2. Ushtrimi i kësaj të drejte mund t’i nënshtrohet disa kufizimeve, por vetëm kur përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme për:
(a) Respektimin e të drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose
(b) Mbrojtjen e sigurimit kombëtar, të rendit publik, të shëndetit ose të moralit publik.