Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në një kohë kur financat publike shqiptare shfaqin një tablo të rrallë për rajonin, me një buxhet me suficit dhe të ardhura në rritje, prioritetet e qeverisë duken sërish të përmbysura.
Në rishikimin e fundit të buxhetit, fondet për arsimin dhe shëndetësinë janë shkurtuar për të disatin vit me radhë duke konfirmuar një tendencë që është kthyer në rregull: dy sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të vendit po marrin gjithnjë e më pak vëmendje buxhetore.
Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për arsimin në raport me të ardhurat buxhetore janë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2019, kur zinin 11.4% të totalit të fondeve buxhetore.
Në buxhetin fillestar të vitit 2025, Ministria e Arsimit kishte parashikuar 62 miliardë lekë, ose 8.2%, por pas rishikimit, fondet u ulën në 61 miliardë lekë, duke përfaqësuar vetëm 7.3% të shpenzimeve totale.
E njëjta tablo përsëritet edhe për shëndetësinë, ku fondet janë rritur nominalisht më pak se vetë buxheti total. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme të qeverisë u zgjeruan me 6.7% në krahasim me 2024, ato për shëndetësinë vetëm me 3.6%.
Si rezultat, pesha e shëndetësisë në shpenzimet publike ra nga 10.45% vitin e kaluar në 9.7% këtë vit – një rënie që tregon mungesë të prioritetit për një sektor që është bazë e mirëqenies dhe sigurisë sociale.
Kjo prirje nuk justifikohet me mungesë fondesh. Përkundrazi, buxheti i shtetit ka krijuar suficit, çka nënkupton se qeveria ka të ardhura më shumë sesa shpenzon.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në 9-mujorin 2025, buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike.
Pra ajo që mungon është aftësia për t’i përdorur këto burime në mënyrë produktive dhe me ndikim të qëndrueshëm. Në arsim e shëndetësi ulja e fondeve në fund të vitit lidhet me mospërdorimin e fondeve ekzistuese, që tregon mangësi administrimi, që në rastin më të mirë vijnë nga paaftësia.
Nëse shpenzimet për rrugë dhe infrastrukturë rriten çdo vit, madje në situata kur ka mjaft paqartësi nëse kostot reale të infrastrukturës janë ato që paraqiten në raporte institucionesh, si dhe me cilësi jo të kënaqshme, arsimi dhe shëndetësia, dy sektorë mjaft problematikë për cilësinë e shërbimit që ofrojnë, po shndërrohen në “viktima” të një planifikimi fiskal që parapëlqen investimet e tenderueshme, me kthim të shpejtë nga fondi i prokuruar dhe me përqendrim në një numër biznesesh të afërta me qeverinë ndaj investimit afatgjatë në kapitalin njerëzor dhe që siguron një rishpërndarje të shëndetshme dhe me përfitim të gjerë të të ardhurave publike.
Për më tepër që cilësia e dobët e shërbimit në këta sektorë është një ndër faktorët e rëndësishëm që nxit emigrimin e shqiptarëve, duke përforcuar efektin negativ.
Në fakt, të dy sektorët janë themel për çdo vend që aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por që rruga deri aty duket gjithnjë e më e gjatë.
Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet me ecurinë më të ngadaltë në konvergjencën me BE-në në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.
Shpenzimet për arsim historikisht kanë përfaqësuar vetëm 3% të PBB-së (rreth 57% e mesatares së BE-së), ndërsa për shëndetësinë – 3% të PBB-së, ose vetëm 43% të nivelit europian.
Ky hendek nuk është vetëm statistikor. Ai reflekton cilësi më të dobët në arsim, rezultate të ulëta në testet ndërkombëtare, mungesë mjekësh, emigracion të lartë profesional dhe ulje të produktivitetit në ekonomi.
Në raportin e fundit të platformës Converge2.eu, që mat procesin e afrimit me standardet e BE-së, Shqipërisë i duhen 39 vite për të arritur nivelin europian në shëndetësi dhe më shumë se 50 vite për arsimin, nëse ritmet aktuale vazhdojnë.
Në aspektin e varfërisë, vendit do t’i duhen rreth 100 vjet për të kapur mesataren e BE-së, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me mungesën e shpenzimeve publike për arsim, shëndetësi dhe politika sociale.
Në thelb, ky është paradoksi i ekonomisë shqiptare: një buxhet me të ardhura në rritje, por me shpenzime publike që prodhojnë pak ndikim cilësor social.
Arsimi është baza e zhvillimit dhe e barazisë së mundësive; shëndetësia është parakushti për një forcë punëtore të qëndrueshme dhe për jetëgjatësi produktive.
Të dyja janë shumë të rëndësishme në këto momente në dy ekstreme, e para për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për brezin e ri, si një parakusht për frenimin e emigracionit të të rinjve.
E dyta për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për një popullsi që sa po vjen e po plaket, me moshën mediane që i është afruar BE-së (në mbi 44 vjeç).
Kur këto dy shtylla lihen në hije, çdo kilometër rrugë e re dhe çdo ndërtesë e ndërtuar mbetet bosh nga përmbajtja.
Në një vend ku buxheti “nuk mungon”, por vizioni mungon, çdo rishikim që lë pas dore arsimin dhe shëndetësinë është më shumë se një gabim teknik – është një zgjedhje politike që vonon konvergjencën me Europën dhe shpresën për një zhvillim të qëndrueshëm./Monitor
Një banor i Shkodrës thotë se thyerja e digës ka shkaktuar probleme të shumta në tokat bujqësore pas reshjeve intensive t&eum...
Rruga e fshatit Remenj që e lidh me qytetin e Pogradecit është në gjendje të degraduar. Një prej banorëve që denoncon g...
Greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë ka hyrë në ditën e 13-të...
Mjeku Besnik Jakaj, i ftuar, në A2 CNN, radhiti shkaqet e shtimit të sëmundjeve të zemrës në popullsi. “Vitet e ...
Banorët e Jagodinës shprehen se ndihen të harruar nga shteti, dhe pse paguajnë rregullisht taksat. Sipas tyre, investimet në infrastr...
Një ngjarje e veçantë dhe e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni...
Reshjet intensive të shiut kanë fryrë lumenjtë në zonat e Shkodrës duke shkaktuar përmbytje në zonat fushore. Kryebashki...
Kur janë bërë 12 ditë në grevë urie të punonjësve të kompanisë Bankers, gjendja e dy prej tyre paraqitet e r&e...
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar edhe përmbytjet e para në Shkodër. Ak...
Një nga objektivat madhorë të shpallur nga Kryeministri për mandatin e katërt qeverisës është zhvendosja drejt një ...