SOCIALE

Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve për profesionet e lira, ulen me rreth 30%

M.B. Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 07:35
Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve për profesionet e lira,
Foto ilustruese

TIRANA- Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore ka rishikuar me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Në njoftimet e dërguara më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezulton se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, janë zbritur shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë.

Zbritja e shpenzimeve apriori nuk u zbatua në llogaritjet e parapagimit të tatimit me njoftimet e mëparshme, dërguar në muajin Prill ndaj bizneseve. Tatimet për parapagimin e kësteve të tatimet u mbështeten mbi deklarimet e bizneseve, ku shumica e tyre kishin deklaruar shpenzime të ulëta, për shkak të mosnjohjes së tyre me dokumentim kontabiliteti. Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill ka mbetur i pandryshuar. Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë është midis 27-34% më i ulët.

“Njoftim vlerësimi për tatim mbi fitimin e korrigjuar për periudhën 9 mujore (prill-dhjetor). Ju njoftojmë se nga shqyrtimi i të dhënave që disponojmë në mbështetje të nenit 63 ”Parapagimet”, pika 2 të ligjit nr Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar si dhe Udhëzimin nr.26, datë 08.09.2023, tatim mbi fitimin i rishikuar për periudhën 9 mujore (Prill-Dhjetor) për vitin 2024 do të jetë për shumën totale 663,680 lekë, i ndarë në muaj si më poshtë”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore dërguar një subjekti si profesion i lirë.

Tatimpaguesit të mësipërm nga 102,059 lekë i llogaritur kësti i parapagimit për muajin Prill për muajin Maj, pas korrigjimit, detyrimit të tatimit i janë zbritur 30%. Kësti i tatimit për muajin Maj për këtë biznes do të jetë 70,200 lekë. Për muajt në vijim nga Qershori deri në Dhjetor kësti i parapagimit të tatimit është në vlerën e 70,203 lekëve.

Për një tjetër biznes të profesioneve të lira në shumën totale të detyrimit të llogaritur prej 343,626 lekë, kësti i tatimit nga 52,001 lekë për muajin Prill, për muajin Maj është 36,454 lekë (zbritja e detyrimit rreth 30%). Për muajt Qershor deri në Dhjetor 2024 detyrimi i këstit të parapagimit është 36,543 lekë çdo muaj. Edhe në “Njoftim vlerësimi për tatim mbi fitimin e korrigjuar për periudhën 9 mujore (prill-dhjetor)” dërguar një tjetër biznesi është rishikuar me zbritje detyrimi për muajin maj dhe në vijim.

Referuar njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Tiranës dërguar këtij biznesi me detyrimin total të parapagimit në vlerën e 602,686 lekëve. Detyrimi i tatimit për muajin i llogaritur është 95,593 lekë. për muajin maj detyrimi i tatimit është korrigjuar me ulje rreth 34% në vlerën e 63,384 lekëve. Ndërsa për muajt Qershor deri në Dhjetor 2024 detyrimi i këstit të parapagimit është 63,387 lekëve çdo muaj.

Afati për pagesë është përkatësisht 30 Qershor për muajt (Prill, Maj, Qershor); 30 Shtator për muajt (Korrik, Gusht, Shtator); 31 Dhjetor për muajt (Tetor, Nëntor, Dhjetor). Këstet mund te paguhen edhe ne baza mujore, jo më vone se data 15 e çdo muaji. Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tatim fitimit të 2024 për profesionet e lira mbështetur nga deklarimet për 2023, iu dërguan bizneseve më 11 Prill. Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, por me llogaritjet për parapagimin e tatimit të thjeshtuar nga administrata tatimore nuk u mor parasysh zbritja e shpenzimeve 30%, por ato shpenzime të deklaruara nga biznesi.

Pse bizneseve nuk iu zbritën fillimisht 30% e shpenzimeve

Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë. Në janar të këtij viti, pasi nuk u arrit të bëhej gati formulari i ri i deklarimit të të ardhurave, qeveria miratoi një akt normativ në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili përcakton se deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Si rrjedhojë, deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira. Në njoftimin e vlerësimit fillestar të drejtorive rajonale të tatimeve dërguar bizneseve rezulton se shkalla tatimore 15% për tatimin mbi fitimin u llogarit në bazë të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit të deklaruar nga vetë subjektet për 2023 që u përfshinë në regjimin e ri, më parë të përjashtuara nga taksimi.

Tatimet sqaruan se zbritja e tyre do të bëhet në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë. Kjo bëri që këstet të rezultonin të larta, duke shkaktur pakënaqësi dhe ankesa nga profesionet e lira. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” konsiderohet antikushtetues dhe është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e 3 padive sëbashku është njoftuar më 18 Qershor.

Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën. Në rast të mos shfuqizimit të tij nga Kushtetuesja nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme./ Monitor

tatimet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan