Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANA- Pas një ecurie të mirë në muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhet në muajin qershor kanë shënuar tendencë rënëse. Të dhënat e Ministrisë së Financave bënë të ditur se të ardhurat totale, për periudhën 6-mujore arritën në rreth 342.8 miliardë lekë, me rritje prej 7.1% në krahasim me 6-mujorin i vitit 2023. Ritmet e rritjes janë ngadalësuar në krahasim me 5 mujorin, kur zgjerimi ishte 11.2%.
Ngadalësimi i ritmeve të rritjes për 6 mujorin lidhet me ecurinë e muajit qershor, kur u arkëtuan rreth 56 miliardë lekë të ardhura, me një tkurrje prej 10% në krahasim me qershorin e një viti më parë, ose 6.2 miliardë lekë më pak. Arsyeja e kësaj rënieje lidhet me tkurrjen e ndihmave, që ishin 10 miliardë lekë më pak se qershori i një viti më parë. Ndërkohë të ardhurat tatimore e doganore për qershorin u rritën me rreth 8%, të ndikuara nga TVSh e tatim fitimi.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 291.4 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.4 përqind më i lartë ose rreth 17.5 miliardë lekë më shumë.
Të ardhurat totale, për periudhën 6-mujore arritën në rreth 342.8 miliardë lekë ose 102.5% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 22.85 miliardë lekë më shumë, ose 7.1% më shumë se 6-mujori i vitit 2023.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) arritën në 297.5 miliardë lekë, 26.8 miliardë lek ose 9.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 5.2 miliardë lekë ose 1.8% më shumë se plani 6-mujor për vitin 2024.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 109.9 miliardë lek, 7.1 miliardë lek ose 6.9% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 145 milionë lek ose 0.1% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 6-mujorin e vitit 2024.
Të ardhurat nga TVSH në import për 6-mujorin rezultojnë 75.3 miliardë lekë, 4.5 miliardë lekë ose 6.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 507 milionë ose 0.7% më pak se plani për 6-mujorin 2024.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 28.9 miliardë lek, 2.5 miliardë lekë ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 528 milionë lek ose 1.9% më shumë se plani i akcizës për 6-mujorin 2024.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 42 milionë ose 2.8% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 98.1% kundrejt planit për 6-mujorin 2024. Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.3 miliardë lekë, 86 milionë lek ose 2% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe realizim në masën 103.6% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 6-mujorin 2024 u realizuan në masën 187.5 miliardë lekë, 19.8 miliardë lekë ose 11.8% më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar, si dhe 5.1 miliardë lekë, ose 2.8% më shumë se plani i 6-mujorit 2024.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 27.5 miliardë lek, 5.2 miliardë lek ose 23.1% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 253 milionë lek ose 0.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 32.6 miliardë lekë, 1.2 miliardë lek, ose 3.6% më pak se 6-mujori 2023, si dhe 2 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se plani i 6-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 32.2 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 16% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 771 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i 6-mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 6-mujore 2024 u realizuan në masën 19.9 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 13.2% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 255 milionë lekë ose 1.3% më shumë se plani për 6-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 75.3 miliardë lekë, 9.1 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe realizim 102.5 % të planit për 6-mujorin 2024.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 291.4 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ato rezultojnë 6.4 për qind më të larta ose rreth 17.5 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 6 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 39.5 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 39.2 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).
Shpenzimet korente për periudhën 6 mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 264.8 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9 për qind më i lartë ose rreth 21.9 miliardë lekë më shumë./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Do të jeni shumë të organizuar dhe strategjik dhe kjo gjë do ju lejojë që të zgjidhni brenda nj&e...
Bianca Censori SHBA- Gruaja e reperit Kanye West, Bianca Censori mund të përballet me burg, gjobë dhe procedim për shkak të ...
Emma Roberts SHBA- Aktorja e njohur Emma Roberts është fejuar me partnerin e saj Cody John, siç e ka bërë t&...
Ben dhe Jennifer SHBA- Çifti më i përfolur i showbizit kohët e fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck festuan dy-vjetorin e mart...
Drake KANADA- Rezidenca e reperit Drake në Toronto u përmbyt nga shirat e dendur, dhe këtë e bëri të ditur vet...
Foto ilustruese TIRANË- Yield-et e bonove të thesarit pësuan sërish një rënie në ankandin e kësaj jave, duke zbritu...
foto ilustruese Dashi Në dashuri duhet t’i rregulloni gjërat me partnerin tuaj, veçanërisht nëse ka pakënaqësi....
Anant Ambani INDI- Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Azisë, u martua me Radhika Merchant në Mumbai të premten...
Johhny dhe Yulia ANGLI- Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi është në një lidhje me modelen ruse Yulia Vlasov...
foto ilustruese Dashi Të martën kushtojini vëmendje kësaj dite sepse do jetë paksa e rëndë nga pikëpamja sentiment...