
Gjatë stinës së virozave dhe gripit, shumë prindër përballen me rritjen e temperaturës te fëmijët e vegjël.
Sipas pediatres Zerina Sheme, temperatura është një reagim mbrojtës i organizmit ndaj infeksioneve dhe nuk duhet parë menjëherë si diçka alarmante. Megjithatë, ajo duhet monitoruar me kujdes.
Në një intervistë në emisionin, ajo shpjegon se kompresat, ajrosja e ambientit dhe veshja e lehtë ndihmojnë në uljen e temperaturës, ndërsa dushi nuk rekomandohet.
“Kompresat lejohet të vihen në duar, në këmbë dhe në ballë kryesisht. Mund t’i bëjë banjë të pjesshme, por kjo varet nga reagimi i fëmijës. Në përgjithësi dhënia e lëngjeve dhe kompresat e qetësojnë deri diku temperaturën. Edhe veshja, duhet t’i heqim një veshje ose në qoftë se e kemi me dy batanije i heqim një batanije”, shpjegoi ajo.
“Aty ku është kondicioneri gjithë ditën ndezur ajri thahet. Nxirreni fëmijën në një ambient më të freskët dhe të ajrosur mirë. Jo aty ku ka avuj të gjellës, as tym duhani, por në një dhomë të ajrosur mirë. Gjatë temperaturës së lartë, 39, ka episode edhe të pakëndshme. Kjo është individuale. Disa fëmijë reagojnë shumë nga ndryshimi i temperaturës dhe mundet të shkaktojmë të dridhura. I ftohen duart, këmbët. Pra për mendimin tim nuk është ajo mënyra më e mirë për t’i ulur temperaturën, por banjat e pjesshme dhe kompresat e pjesshme. Dhënia e lëngjeve sigurisht është e para e rëndësishme”.
Pediatrja shtoi se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave si letargjia, mungesa e urinimit për disa orë apo shfaqja e konvulsioneve, raste kur kërkohet ndërhyrje mjekësore e menjëhershme. Kujdesi dhe konsultimi me mjekun e familjes mbeten hapi më i sigurt për shëndetin e fëmijës.
Antibiotikët nuk duhen përdorur në rastet e virozave, pasi këto zakonisht menaxhohen me antipiretikë si paracetamoli dhe me dhënie të bollshme lëngjesh për të shmangur dehidratimin. Ushqimi duhet të jetë i lehtë, kryesisht supa me perime, ndërsa ushqimet me proteina këshillohet të kufizohen gjatë temperaturës së lartë.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
4 Shkurt09:59
4 Shkurti, Dita Botërore e luftës kundër kancerit
Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Në vitin 2008 u lloga...
SOCIALE
3 Shkurt18:48
Qiratë jashtë kontrollit, kur paga mbaron para muajit
Tregu i qirave në Tiranë është polarizuar ekstremisht. Një apartament modest 1+1 në Yzberishti, Linza apo Fresku mund të ku...
SOCIALE
2 Shkurt20:09
“Rrugët për Fëmijët”, premtimi i pa mbajtur i Bashkisë Tiranë kthehen në parkim makinash
Në fund të vitit 2023, Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj promovuan gjerësisht nismën “Rrugët për Fë...
SOCIALE
2 Shkurt09:16
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u është drejtuar sot maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë me dije se n...
SOCIALE
1 Shkurt08:35
Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja
Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga...
SOCIALE
1 Shkurt08:26
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana
Tirana është porta hyrëse e vendit dhe ndalesa e parë pothuajse për çdo vizitor. Durrësi, vetëm pak minuta larg kryeqy...
SOCIALE
30 Janar20:54
Bujqësia në tkurrje për të pestin vit radhazi, shkak kryesor mungesa e mbështetjes
Mungesa e mbështetjes reale nga shteti mbetet shkaku kryesor pse bujqësia përjeton kriza të njëpasnjëshme dhe braktisje nga fermer...
SOCIALE
30 Janar19:57
“Jemi në hall”, zëri i fermerit nga Divjaka që sfidoi monologun e qeverisë
Në Divjakë, një nga zonat më pjellore të Shqipërisë, qeveria kishte shkuar për të dëgjuar fermerët. T&e...
SOCIALE
30 Janar16:20
“Premtime boshe”/ Banorët e Varibobit të Fierit në protestë: Në vitin 2026 kërkojmë akoma rrugë
Një segment rrugor prej rreth 1.5 kilometrash në lagjen Lulaj të fshatit Varibob, në Fier, është kthyer prej vitesh në nj&eum...
SOCIALE
29 Janar20:10
Qeveria mbyll ndërmarrjet shtetërore fantazmë
Pas më shumë se 20 vitesh zvarritjeje, shteti shqiptar po ndërhyn për t’i dhënë fund një kapitulli problematik të ...