E ndërtuar më shumë se gjashtë dekada më parë, ura e digës në Çengelaj mbi lumin Shkumbin, që lidh zonën e Peqinit me atë të Belshit, po përballet me rrezik serioz degradimi, duke ngritur shqetësime për sigurinë e qarkullimit.
Banorët thonë se infrastruktura në këtë zonë është lënë për vite me radhë me investime të pakta dhe ndërhyrje sporadike, ndërsa ura ka vijuar të përdoret intensivisht nga automjete të ndryshme, përfshirë mjete të tonazhit të rëndë. Sipas tyre, kjo ka ndikuar ndjeshëm në amortizimin e saj dhe në përkeqësimin e gjendjes strukturore.
Banorët shprehen të shqetësuar për gjendjen e urës dhe pasojat që mund të sjellë një shembje e mundshme.
“Ka marrë shumë ulje dhe nga mjetet e rënda do të këputet një ditë. Mungojnë shumë gjëra, lart i kanë bërë trashësi ata, por nuk e kanë niveluar që të vejë ura tamam. Kjo rrugë ka mbi 70 vjet, rrezik ka se Bashkia Belsh dhe të gjithë këto fshatra këtej kalojnë, s’ka ku kalojnë vend tjetër. Gjatë verës bënë një shtresë mbrojtëse këtu poshtë, se ka rrezik shembjeje, rrezikohet”, është shprehur një banorë i zonës.
Ura shërben si një pikë e rëndësishme lidhëse për disa fshatra dhe njësi administrative në zonë. Çdo problem me funksionimin e saj do të ndikonte drejtpërdrejt në lëvizjen e banorëve dhe transportin e mallrave, duke izoluar dhjetëra komunitete që lidhen me Peqinin dhe Belshin.
“Këtë e kanë bërë italianë që në kohët e tyre, vetëm riparime ka, asgjë tjetër. Edhe mund të shembet. Sa fshatra mund të bllokojë? Bllokon komplet komunën e Shezës, Grykshit, Pekisht, Belsh. Ka shumë ditë që bllokohet kjo urë, hamë trafik këtu dhe bëhet kaos. Kjo ka që në kohën e italianit. Mund të rrezikohet se duket që ka marrë bark dhe mund të shembet”, është shprehur një qytetar tjetër.
Për të parandaluar çdo situatë të mundshme rreziku, Bashkia Peqin ka vendosur ndalimin e qarkullimit të mjeteve mbi 3.5 ton në këtë segment. Kjo masë synon të reduktojë ngarkesën mbi urë deri në një ndërhyrje më të thellë infrastrukturore që do të garantonte sigurinë e plotë të qarkullimit.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
5 Mars13:16
Braçe interpelancë me ministren e Arsimit: Nxënësit bëjnë mësim me turne, penalizohen edhe prindërit
Deputeti i PS Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Braçe shfaqi shqetësim në lidhje ...
SOCIALE
4 Mars21:42
Nga makineritë, te lëndët djegëse dhe minerale/ Si ndikon Lindja e Mesme në ekonominë shqiptare?
Konflikti në Lindjen e Mesme nisi të shtunën me një sulm të iniciuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj I...
SOCIALE
4 Mars21:10
Rritet çmimi i bukës në Korçë, pa asnjë sqarim për qytetarët
Çmimi i bukës është rritur sot në Korçë, duke prekur drejtpërdrejt një nga produktet më bazike të shp...
SOCIALE
4 Mars20:57
Durrësi të enjten 8 orë pa ujë, ky është shkaku
Durrësi dhe rrethinat e tij nesër do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm për rreth 8 orë, nga ora 8:00-16;00, p&eu...
SOCIALE
4 Mars12:23
Çmimi i naftës fillon të rritet në disa pika të Tiranës- Ja sa shkon
Shtrenjtimi i çmimit me pakicë vjen pas ndryshimit të naftës në bursat e huaja, pas sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme.
...
SOCIALE
4 Mars10:27
A duhet t’i besoni ChatGPT Health? Ja çfarë tregon studimi i fundit!
OpenIA ka prezantuar së fundmi ChatGPT Health, një version të ri të chatbot-it të fokusuar në këshilla shëndetëso...
SOCIALE
3 Mars19:36
Lufta prek naftën në Shqipëri/ Rritet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë
Ndodhemi aktualisht pranë zonës së drejtorisë së policisë tiranë ku kjo pikë karburanti ndryshoi çmimin me nj&eum...
SOCIALE
3 Mars09:36
Ilaçe si Ozempic mund të rrisin me 30% rrezikun për dobësim të fshehtë të kockave
Një efekt anësor që mund të dëmtojë kockat?
Përfitimet e barnave GLP-1, si Ozempic, janë të shumta: Nga humbja n...
SOCIALE
1 Mars13:54
Bizneset shtojnë kursimet pas festave, individët jo!
Janari konsiderohet si një nga muajt më të vështirë për buxhetet familjare, mes faturave të larta dhe shpenzimeve të mba...
SOCIALE
1 Mars10:41
Lumi Ishëm kthehet në kosh mbeturinash në mes të Fushë Krujës (VIDEO)
Lumi ishim në Fushë Krujë, është i tej mbushur me mbeturina plastike.
Një qytetar denoncon në redaksinë e “Piranj...