Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Prodhuesit e birrës artizanale, përveç kostove të larta të prodhimit, të ndikuara nga dyfishimi i akcizës, aktualisht po vuajnë edhe rënien e shitjeve. Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrave Shqiptare, Xhim Begeja, pohoi për “Monitor” se pas rritjes së konsumit në muajt maj-qershor, nga zhvillimi i kampionatit europian të futbollit, në muajt korrik dhe fillimi i muajit gusht në tërësi konsumi i birrës artizanale është me rënie krahasuar me vjet.
Begeja thotë se arsyeja kryesore e uljes së konsumit është shtrenjtimi i lartë i çmimeve të shitjes së birrës, jo nga prodhuesit e birrës artizanale, por nga baret dhe restorantet në zonat bregdetare dhe Tiranës drejt konsumatorit fundor.
“Ne si prodhues nuk i kemi shtrenjtuar çmimet e shitjes së birrës, pavarësisht se vijojnë të përballemi me rritje të lartë të kostove nga ndryshimet e akcizës. Konstatohet se shitësit fundorë, sidomos nga baret në muajt e sezonit turistik ka pasur rritje të lartë të çmimeve të birrës artizanale.
Nëse ne e shesim një gotë birrë te ta me çmim 100 lekë, nga baret po shitet 350 lekë deri në 400 lekë për gotë për konsumatorin. Pra çmimi është rritur 4 herë më shumë te fundori në zonat bregdetare dhe deri 3 herë më shumë në Tiranë. Këto nuk janë çmime normale dhe kanë ndikuar te konsumi.
Për shkak të çmimeve të larta konsumatorët, po shkojnë të blejnë birrat te supermarketi për t’i konsumuar në plazh, nëse i lejojnë t’i pinë, pasi plazhi funksionon vetëm me shezlong”, pohoi ai.
Prej vitit 2023, prodhuesit vendas të birrës, përfshirë edhe prodhuesit artizanalë po vuajnë shtimin e kostove nga dyfishimi i akcizës. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.
Nga shoqatat e prodhuesve vendas, ndryshimet fiskale u kërkuan të shfuqizohen në Gjykatën Kushtetuese. Pas seancave të zhvilluara më 16 Korrik 2024 Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë në fuqi ligjin e ri “Për akcizat”, që unifikoi nga 1 janari 2023 akcizën te prodhuesit e birrës, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike për shfuqizimin e pjesshëm të ligjeve nr. 81/2022 dhe nr. 94/2023 për akcizat, për pjesën që parashikon unifikimin e akcizës së birrës nga malto për të gjithë prodhuesit pavarësisht sasisë së prodhimit vjetor.
Gjykata Kushtetuese vendosi se ndryshimet ligjore nuk kanë cenuar thelbin e lirisë së veprimtarisë ekonomike apo e kanë vënë në rrezik atë deri në atë masë që të vihet në dyshim ekzistenca e saj.
Në këtë këndvështrim, unifikimi i akcizës nuk përbën një mjet joproporcional. Prodhuesit vendas kanë paralajmëruar disa herë se dyfishimi i akcizës jo vetëm do të rriste peshën e birrës së importit në treg, por do të çonte drejt falimentimit industrinë vendase. Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrarive Shqiptare Xhim Begeja tha se shtimi i kostove nga rritja e akcizës ka ndikuar negativisht teK investimet.
Në Malin e Zi një prodhues për 1 Hl birrë paguan 5 euro akcizë, ndërsa ne paguajmë 39 euro akcizë. Vetëm për një muaj prodhim, detyrimi i shtetit ndaj akcizës arrin deri në 350 mijë lekë, ndërsa fitimi ynë arrin 600 euro.
Pra për shkak të kostove të larta sipërmarrësit janë kthyer në rrogëtarë, pra nuk kanë asnjë mundësi financiare të shtojnë investimet e tyre”, pohon ai. Për sa i përket nivelit të akcizës nga prodhuesit kërkohen të zbatohen standardet e BE-së, duke lehtësuar në taksim prodhuesit e vegjël artizanalë./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Parashikohet në ditë e cila do ju shohë mjaft të tensionuar. Mundohuni që të merrni më shumë...
foto ilustruese Mërkuri tashmë po lëviz në mënyrë retrograde tek shenja e Virgjëreshës, dhe do të zg...
Rosalia SHBA- Këngëtarja Rosalia u bë kreative me dhuratën e saj të ditëlindjes për mikeshën e saj të nj...
Bleona Qerreti SHQIPËRI- Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti është kthyer në vendlindje dhe po shijon disa ditë pus...
Noizy TIRANË- Reperi i njohur Noizy ka reaguar lidhur me urdhërarrestin nga Policia e Kosovës si dhe në tërësi për ...
Jennifer Lopez SHBA- Aktorja e njohur Jennifer Lopez është "e zemëruar" dhe "e poshtëruar" për ndarjen e saj nga Ben Affleck....
Jennifer Garner SHBA- Aktorja Jennifer Garner u dha fansave të saj një paraqitje të shkurtër të përgatitjes q&...
Angelina dhe Pax SHBA- Detaje të reja rreth aksidentit të djalit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax janë...
Noizy KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar shpalljen në kërkim të reperit Noizy dhe mikut të tij Bahtjar Bajraktari....
Noizy KOSOVË- Reperi i njohur Noizy, ka bërë një njoftim pak pasi u nxorr urdhërarresti ndaj tij. Zëdhënësi i ...