Dita e 105-të e protestës/ Protestuesit rrethojnë godinën e Kryeministrisë, bllokohet dhe Unaza
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pran...
Një operacion “nën hije” dhe i paautorizuar, një ndjekje që përfundon me një aksident fatal. Cinikëria e agjent&e...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...

Shqipëria po jeton një moment historik në futboll, teksa sot luan shansin e artë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt botërorit.
Shqipëria jo vetëm që po mban ende gjallë ëndrrën për një kualifikim të madh, por tashmë e ka provuar se mund të rivalizojë denjësisht ekipet e mëdha edhe në skenën europiane.
Kualifikimi në UEFA Euro 2024, në një grup të fortë me Poloninë dhe Çekinë, ishte një tregues i qartë i rritjes së këtij ekipi.
Sot, Shqipëria luan sërish ndaj një rivali tashmë të njohur, siç është kombëtarja polake.

Polonia numëron 9 pjesëmarrje në Kupën e Botës, ndërsa Shqipëria ende nuk e ka arritur kualifikimin në këtë event.
Ky kontrast e bën edhe më të veçantë suksesin kuqezi, që po sfidon traditën me ambicien e madhe.
Piranjat News sjellin për ju sot një analizë të parë nga disa këndvështrime, duke nisur nga përbllajet mes ekipeve, vlerat e lojtarëve në treg, por dhe një kornizë e trajnerëve që drejtojnë ekipet respektive.
Përballjet historike Shqipëri–Poloni
Shqipëria dhe Polonia kanë pasur një histori përballjesh që shtrihet mbi disa dekada, duke treguar kontrastin mes eksperiencës së Polonisë dhe ngritjes së Shqipërisë në futbollin europian.
Ndeshjet e para datojnë që nga vitet 1970, ku Polonia tregoi dominim të qartë duke fituar dy ndeshjet kualifikuese për Europianin 1971 me 3–0, si në Tiranë ashtu edhe në Varshavë.
Në vitin 1984, Shqipëria arriti të barazonte 2–2 në një miqësore, duke dhënë sinjalin e parë se po lindte një rivalitet i ri.
Gjatë viteve 2000, Polonia vazhdoi të dominonte, duke fituar shumicën e ndeshjeve kualifikuese për Botëror, përfshirë edhe 4–1 në 2001.
Por në vitet e fundit, Shqipëria ka treguar ndryshim të dukshëm: Në 2021, kuqezinjtë arritën një fitore historike 2–0 ndaj Polonisë në Tiranë, ndërsa në 2023 e ripërsëritën triumfin me të njëjtin rezultat, këtë herë në kualifikueset për Euro 2024.
Ky përparim i Shqipërisë tregon se skuadra ka kaluar nga roli i “surprizës” në atë të një konkurrenti serioz, i aftë të sfidojë një ekip që ka qenë 9 herë në Kupën e Botës.
Përballjet e fundit nuk janë thjesht statistika; ato tregojnë frymën e re të kombëtares shqiptare dhe rritjen e saj në nivel europian.
Lojtarët dhe vlerat në treg sipas TRANSFERMARKET
Shqipëri vs Poloni
Një tjetër dimension që tregon forcën e skuadrave është vlera e lojtarëve dhe ligat ku luajnë. Shqipëria ka lojtarë të shpërndarë në liga të forta europiane si Serie A dhe Premier League, ndërsa Polonia ka yje me histori të madhe dhe vlerë tregu më të lartë, duke përfshirë edhe Robert Lewandowskin që luan te Barcelona.
5 shqiptarët më të shtrenjtë
Anis Mehmeti-Ipswich Town- 14 milionë
Kristjan Asllani – Besiktas- 13 milionë
Ernest Muçi- Trabzonspor- 11 milionë
Mirlind Daku- Rubin Kazan- 10 milionë
Armando Broja- Burnley- 8 milionë

5 polakët më të shtrenjtë
Jakub Kiwior – Arsenal,- 25 milionë
Matty Cash – Aston Villa- 22 milionë
Nicola Zalewski- Atalanta- 20 milionë
O. Pietuszewski- Porto- 20 milionë
Marcin Bułka – Nice- 20 milionë

Trajnerët/Urban vs Silvinho
Jan Urban, 63 vjeç, i lindur në Jaworzno të Polonisë, është trajneri aktual i kombëtares polake që nga korriku i vitit 2025.

Ai ka një karrierë të gjatë si trajner, duke drejtuar skuadra kryesore polake si Legia Warsaw, ku fitoi titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Polonisë, si dhe ekipe të tjera si Lech Poznań, Górnik Zabrze dhe Zagłębie Lubin.
Karrierën e nisi edhe në Spanjë me Osasuna B. Qëllimi i tij aktual është të rikthejë stabilitetin te kombëtarja dhe ta çojë Poloninë në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë, duke shfrytëzuar eksperiencën dhe njohuritë e tij taktike.
Silvinjo, është trajneri aktual i Shqipërisë që nga fillimi i vitit 2023.

I lindur më 13 janar 1976, braziliani Sylvinho është një ish‑futbollist i shquar, i njohur për karrierën e tij si mbrojtës i majtë me klube të mëdha si FC Barcelona, Arsenal dhe Manchester City.
Si trajner, ai solli një qasje taktike, disiplinë dhe përgatitje serioze, duke kombinuar përvojën e tij si lojtar me metodat moderne të stërvitjes.
Nën drejtimin e tij, kombëtarja shqiptare arriti një nga momentet historike të saj duke u kualifikuar për Euro 2024 si fituese e grupit.
Statistikat flasin për rritje, por edhe për një ndryshim mentaliteti të skuadrës, ndaj ëndrra kuqezi vazhdon dhe ''Shqipëria në Kupën e Botës'', mund të kthehet në një ëndërr të realizuar edhe hapi i parë do të ishta fitorja ndaj Polonisë/Artikull i shkruar nga Piranjat News
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj për kombëtaren e Kosovës dhe t...
Sonte është nata, është nata që Kombëtarja të shkruajë historinë, është nata që përfaqës...
Borusia Dortmund po shihet si favoritja kryesore për të siguruar shërbimet e sulmuesit së Fisnik Asllani. Talenti i Kosovës ka nj&eu...
Skuadra jonë kombëtare do të zhvillojë sonte në mbrëmje një nga ndeshjet më të rëndësishme në hist...
Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, i cili aktivizohet për skuadrën polake të Vidzev Lodz, foli nga Varshava, në prag të duel...
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në këto dy javë shansin e saj për të shkuar në evenimentin më të rënd&eu...
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën play off të Bot&e...
Kur kanë mbetur më pak se 3 muaj nga fillimi i Botërorit, krijohet një problem që mund të rëndojë mbi disa vende që...
33-vjeçari Salah, pas përfundimit të sezonit, pritet të gjej një klub të ri. Destinacioni më i mundshëm duket Arabia ...
Organizata botërore e futbollit, FIFA, ka anuluar në mënyrë të papritur rreth 2,000 dhoma hoteli në disa nga qytetet pritëse ...