SPORT

Analiza e shifrave, Partizan i balancuar! Më shumë pikë në “Arenën e Demave”, por golat i gjetën në transfertë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 15:51

Analiza e shifrave, Partizan i balancuar! Më shumë pikë në

Sezoni i fundit i Partizanit u karakterizua nga shumë luhatje në rezultate, por një nga aspektet që meriton vëmendje të veçantë është mënyra se si skuadra u paraqit në ndeshjet e luajtura në “Arenën e Demave” krahasuar me ato të zhvilluara larg kryeqytetit. Analiza e shifrave tregon se diferencat mes dy bilanceve nuk ishin të mëdha, ndërsa në disa tregues statistikorë të kuqtë paraqitën një ecuri pothuajse të ngjashme si në shtëpi ashtu edhe në transfertë.

SHIFRAT- Në 18 ndeshjet e zhvilluara në stadiumin e tyre, Partizani arriti të grumbullonte 26 pikë, çka përkthehet në një mesatare prej 1.44 pikësh për takim. Ndërkohë, në 18 sfi dat e luajtura jashtë fushe, skuadra koleksionoi 22 pikë ose 1.22 pikë për ndeshje. Diferenca mes dy bilanceve është vetëm katër pikë, një tregues që dëshmon se rendimenti i ekipit nuk ndryshoi në mënyrë drastike nga njëri skenar te tjetri. Megjithatë, nëse analizohen më në detaje shifrat, vihet re se Partizani shënoi më shumë gola në transfertë sesa në stadiumin e vet. Në “Arenën  e Demave”, të kuqtë realizuan 18 gola në 18 ndeshje, pra mesatarisht një gol për takim. Ndërkohë, në transfertë skuadra gjeti rrugën e rrjetës 20 herë, duke regjistruar një mesatare pak më të lartë në aspektin ofensiv.

GOLAT E PËSUAR- Nga ana tjetër, edhe numri i golave të pësuar ndryshon mes dy bilanceve. Në ndeshjet e luajtura në shtëpi, Partizani pësoi 21 gola, ndërsa jashtë fushe ky numër shkoi në 27. Kjo do të thotë se skuadra pësoi gjashtë gola më shumë në transfertë, duke refl ektuar edhe vështirësitë që zakonisht hasen në ndeshjet larg stadiumit të vet. Në total, nga 48 pikët e grumbulluara gjatë kampionatit, më shumë se gjysma erdhën në ndeshjet e zhvilluara në kryeqytet. Kjo tregon se “Arena e Demave” mbeti burimi kryesor i pikëve për skuadrën, edhe pse diferenca me ndeshjet jashtë fushe nuk rezultoi shumë e theksuar. Një tjetër statistikë interesante lidhet me renditjen e skuadrave në bazë të rezultateve në transfertë. Partizani e mbylli sezonin si ekipi i katërt më i mirë i kampionatit në këtë aspekt. Vetëm Egnatia dhe Elbasani grumbulluan më shumë pikë larg fushës së tyre, ndërsa Tirana kishte të njëjtin total pikësh me të kuqtë. Diferenca mes dy skuadrave kryeqytetase u përcaktua nga numri i golave të pësuar. Tirana mbylli sezonin me 26 gola të pësuar në transfertë, ndërsa Partizani me 27. Sa i përket golave të shënuar, të dy ekipet regjistruan të njëjtin bilanc me nga 20 realizime secila. Kjo statistikë tregon se Partizani arriti të mbante një nivel të qëndrueshëm edhe larg Tiranës, duke siguruar pikë të rëndësishme në disa prej transfertave më të vështira të kampionatit. Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e rezultateve pozitive të sezonit erdhën pikërisht në ndeshjet e zhvilluara jashtë fushe. Ndërkohë, analiza e ndeshjeve në shtëpi nxjerr në pah një tjetër element interesant. Në “Arenën e Demave”, Partizani realizoi 18 gola dhe pësoi 21, çka tregon se raporti mes repartit ofensiv dhe atij difensiv nuk ishte në ekuilibër të plotë. Një situatë e ngjashme vihet re edhe në transfertë, ku skuadra shënoi 20 gola dhe pësoi 27. Shifrat e përgjithshme tregojnë se Partizani e mbylli kampionatin me 38 gola të shënuar dhe 48 të pësuar. Nga këta, 18 gola u realizuan në shtëpi dhe 20 në transfertë, ndërsa 21 gola u pësuan në “Arenën e Demave” dhe 27 larg saj.

SEZONI I RI ME NDRYSHIME NË STADIUM Përtej statistikave të sezonit që sapo u mbyll, një element që pritet të ndikojë në të ardhmen është edhe ndryshimi që do të pësojë stadiumi i Partizanit. Duke fi lluar nga sezoni i ardhshëm, “Arena e Demave” nuk do të ketë më tapetin aktual, pasi fusha do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të rëndësishëm. Projekti parashikon instalimin e një sistemi hibrid, që kombinon barin natyral me atë artifi cial. Ky investim lidhet edhe me Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027, i cili do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia, me “Arenën e Demave” që do të jetë një nga stadiumet pritëse të turneut. Për rrjedhojë, sezoni i ardhshëm do ta gjejë Partizanin në një ambient të ndryshuar sa i përket kushteve të fushës. Ndërsa bilanci i kampionatit të fundit tregon një diferencë të vogël mes rezultateve në shtëpi dhe atyre në transfertë, mbetet për t’u parë nëse ky ndryshim do të refl ektohet edhe në rendimentin e skuadrës në vitin e ardhshëm. Ajo që tregojnë shifrat e sezonit të fundit është se Partizani siguroi 26 pikë në “Arenën e Demave” dhe 22 jashtë fushe, duke mbajtur një balancë relativisht të afërt mes dy bilanceve. Në fund të kampionatit, kjo përbën një nga aspektet më interesante për t’u analizuar në ecurinë e të kuqve gjatë 36 javëve të sezonit.

Artikuj te sugjeruar

SPORT 1 Qershor11:36

Topi inteligjent i Botërorit

Topi zyrtar i Kupës së Botës quhet Trionda dhe është fjala e fundit e teknologjisë. I zhvilluar nga Adidas, topi inteligjent ka...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan