Dita e 27 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej
Ka nisur organizimi i protestës së radhës qytetare në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tubimi kundër qeverisë hy...
Ka nisur organizimi i protestës së radhës qytetare në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tubimi kundër qeverisë hy...
Nga Fred Abrahams Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për...
Edhe deputeti socialist Taulant Balla duket se ka zgjedhur të ndjekë të njëjtën linjë komunikimi si deputeti Erion Braçe, d...
Edi Rama ka dekretuar me qëndrimet e fundit viktimën e parë të madhe të revolucionit të flamingove: mediat tradicionale. Ndoshta ...
Data e sotme, 26 qershor, shënon një ditë të veçantë për të gjithë familjen kuqezi dhe dashamirësit e futb...
Për shkak të situatës së tensionuar politike së fundmi brenda PS-së, mesohet se ndaj subjekteve të lidhura me familjarë ...
Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjën ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa ...
Ndërsa Kupa e Botës 2026 po dhuron emocione në fushë, në Meksikë ndikimi i kombëtares shkon shumë përtej futbolli...
Deputeti britanik Andrew Rosindell ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ku qytetarët prej më shumë...
Pas një aksioni blic të policisë në burgun e Fierit është gjetur një telefon i cili gjatë kontrolleve është ...

Kur deti trazohen, është kapiteni ai që duhet ta nxjerrë anijen nga stuhia. Një metaforë që përshkruan në mënyrë perfekte atë që Antonio Conte po bën te Napoli. Trajneri salentin di të japë maksimumin pikërisht në ndeshjet e mëdha, aty ku presioni rritet dhe detajet bëjnë diferencën.
Bilanci i Napolit në përballjet direkte me rivalët e fortë këtë sezon është prova më e qartë e ndikimit të Contes. Humbjet e vetme kundër “të mëdhenjve” kanë ardhur në Milano ndaj Milanit dhe në Manchester përballë City-t.
Për pjesën tjetër, vetëm fitore kundër Interit, Romës dhe Juventusit, një ecuri që flet qartë për peshën e trajnerit në momentet kyçe.
Shembulli më i fundit erdhi në gjysmëfinalen e Superkupës, ku Napoli eliminoi Milanin. Në stadiumin Al-Awwal Park të Riadit, zëri i Contes ishte i pranishëm në çdo cep të fushës. Çdo presion, çdo mbulim defensiv, çdo kundërsulm apo zgjedhje sulmuese shoqërohej nga udhëzimet dhe thirrjet e tij. Një kontroll total mbi skuadrën, që tregon se kur ndeshjet fillojnë të peshojnë vërtet, ish-trajneri i Italisë nuk lë asgjë rastësisë.
Tensioni me Massimiliano Allegrin, i kulmuar me mungesën e shtrëngimit të duarve në fund të ndeshjes, nisi pas një faulli të ashpër të Adrien Rabiot ndaj Matteo Politano. Stoli i Napolit reagoi menjëherë duke kërkuar karton të kuq, ndërsa përplasjet verbale vazhduan gjatë gjithë pjesës së dytë. Në një moment, mikrofona pranë fushës kapën qartë zërin e Contes që bërtiste “Mjaft”, në përgjigje të ankesave të vazhdueshme të kolegut të tij. Edhe kjo u shndërrua në një “ndeshje brenda ndeshjes”, të cilën Conte e menaxhoi sipas dëshirës së tij.
Një tjetër episod domethënës ishte përplasja verbale me Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfries gjatë Napoli–Inter. Pas golit të 2-1 për zikaltërit, që rrezikonte të ndryshonte rrjedhën e takimit, Conte ndërhyri duke provokuar holandezin, duke bërë që nervat të humbnin edhe te sulmuesi argjentinas. Që nga ai moment, Interi humbi toruan nga loja dhe vetëm pesë minuta më vonë Napoli shënoi golin e 3-1 përfundimtar me Frank Anguissa, pas një rivënie anësore.
Janë pikërisht këto detaje, shpesh të padukshme, që tregojnë rëndësinë e të pasurit në stol një nga trajnerët më të mirë në qarkullim. Dhe Napoli, nën drejtimin e Antonio Contes, duket se e ka gjetur kapitenin e duhur për t’i përballuar dallgët më të forta.
Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli nuk u zhvillua sot për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pran...
Xhejk Pol pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale dhe nokauti i tij i parë u shkaktua nga Anthony Joshua, i cili i dha f...
Bekim Balaj është “makthi” që duhet të bllokojnë bardheblutë nga kryeqyteti. Kështu në 8 ndeshjet e fundit...
Tirana dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Klasikja e Shqi...
Ose të lihet formacioni i pandryshuar pas fitores ndaj Bolonjës, ose të bëhet një ndryshim. Nuk është një revolucion, ...
Bolonja është kualifikuar në finalen e Superkupës së Italisë pas një fitoreje dramatike me penallti ndaj Interit, në sta...
Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua teksa luhej minuta e 69-të në duelin mes Flamurtarit dhe Teutës. Tifozët vendas nuk jan&e...
Takimi i vlefshëm për javën e 17-të të Abissnet Superiores u ndërpre në minutën e 68-të kur disa tifozë kaluan...
Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit, sipas raport...
Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda në qytetin Guayaquil të Ekuadorit Mbrojt&...