KOSOVA

Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin: Gruaja e tij tha se e mori policia serbe

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2026, 14:55

Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin

Një dokument hetimor i vitit 2000 po rikthen në qendër të vëmendjes rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit, një prej rasteve që Gjykata Speciale përdori në arsyetimin e aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Dokumenti përmban një element të rëndësishëm që duhet ballafaquar me arsyetimin e Gjykatës: bashkëshortja e Behajdin Allaqit, Nazmije Allaqi, kishte deklaruar tek autoritetet se burrin e saj e kishte marrë policia serbe.

Sipas raportit hetimor, më 21 nëntor 2000, ose rreth kësaj date, Nazmije Allaqi raportoi se bashkëshorti i saj ishte i zhdukur që prej 11 qershorit 1998. Rasti u regjistrua me numrin 2001-000512.

Në pjesën “Background of Case”, dokumenti shënon se Nazmije Allaqi kishte raportuar se bashkëshorti i saj ishte marrë nga policia serbe në fshatin Drenoc dhe se prej asaj kohe ajo nuk e kishte parë dhe nuk kishte dëgjuar më prej tij.

Ky version bie ndesh me përfundimin që Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara bëri publik më 16 shtator 2026. Sipas përmbledhjes së aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Charles Smith, Gjykata arriti në përfundimin se Hashim Thaçi ishte përfshirë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Allaqit.

Në arsyetimin e lexuar në sallë, Gjykata e lidhi rastin edhe me një konflikt të mëhershëm. Sipas Trupit Gjykues, në vitin 1993 Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën lidhur me Shaban Shalën, i cili dyshohej prej tyre si spiun i Serbisë.

Gjykata tha gjithashtu se, para zhdukjes, Behajdin Allaqi ishte nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së dhe se Thaçi e Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇK-së në Drenoc.
images (1).jpeg
Sipas versionit të pranuar nga Trupi Gjykues, më 11 qershor 1998 ose rreth kësaj date, Allaqi u largua nga shtëpia dhe shkoi në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Gjykata konstatoi se Thaçi dhe Veseli mbërritën më pas dhe e morën Allaqin në pranga. Ai nuk u pa më dhe Trupi Gjykues tha se ishte bindur se Allaqi ishte vrarë.

Gjykata interpretoi edhe Komunikatën nr. 61 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të 1 nëntorit 1998, ku thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Sipas Trupit Gjykues, kjo komunikatë ishte përdorur si mbulesë për të fshehur atë që kishte ndodhur me të.

Por dokumenti i vitit 2000 sjell një version tjetër nga personi më i afërt i Allaqit. Dy vjet pas zhdukjes, bashkëshortja e tij u kishte thënë autoriteteve se ai ishte marrë nga policia serbe në Drenoc.

Ky dokument nuk provon, i vetëm, se cili prej dy versioneve është i saktë. Ai ngre megjithatë pyetje të drejtpërdrejta për arsyetimin e aktgjykimit: A ishte ky raport pjesë e provave të administruara në proces? A e shqyrtoi Gjykata deklarimin e Nazmije Allaqit? Nëse po, pse nuk e konsideroi të besueshëm ose vendimtar? Dhe cilat prova e bindën Trupin Gjykues përtej këtij versioni të dhënë nga bashkëshortja?

Përgjigjja përfundimtare kërkon shqyrtimin e aktgjykimit të plotë dhe referencave të tij provuese, jo vetëm përmbledhjen e lexuar në sallë. Procesi ishte jashtëzakonisht voluminoz: Gjykata thotë se kishte para saj prova nga rreth 270 dëshmitarë, 5,467 prova materiale dhe rreth 29 mijë faqe transkripte.

Pikërisht këtu dokumenti mund të marrë rëndësi edhe në betejën e ardhshme juridike. Mbrojtja mund të shqyrtojë nëse deklarimi i bashkëshortes është administruar dhe si është peshuar kundrejt provave mbi të cilat Gjykata ndërtoi përfundimin e saj për fatin e Behajdin Allaqit.

Dhomat e Specializuara shpallën më 16 shtator aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Procesi kishte nisur më 3 prill 2023 dhe faza e provave ishte mbyllur në dhjetor 2025.

Rasti Allaqi tashmë pritet të jetë një nga çështjet që do të analizohen me kujdes nga ekipet e mbrojtjes: nga njëra anë përfundimi i Gjykatës se Allaqi u mor dhe u vra nga pjesëtarë të UÇK-së, dhe nga ana tjetër dokumenti ku bashkëshortja e tij kishte raportuar se burrin ia kishte marrë policia serbe.

…“Gjithashtu, z. Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme që përfshinin si vijon. Përmes publikimit të komunikatave dhe deklaratave politike dhe përdorimit të “luftës speciale”, z. Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Z. Thaçi gjithashtu mori pjesë personalisht në krime, përfshirë në arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve në Qirez dhe Baicë, në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Allaqit, dhe kishte dijeni për arrestimin dhe ndalimin e disa personave të tjerë. Në lidhje me Behajdin Allaqin, Trupi Gjykues konstatoi se në vitin 1993, Behajdin Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën, të cilët e akuzuan se kishte sjellë një spiun të pretenduar të Serbisë, Shaban Shalën, në radhët e lëvizjes politike të cilës i takonin, me çka i kishte vënë në rrezik të madh anëtarët e lëvizjes. Kjo rezultoi në marrjen prej z. Thaçi të rolit që i ishte premtuar Behajdin Allaqit. Trupi Gjykues gjithashtu ka konstatuar se para zhdukjes së tij, Behajdin Allaqi kishte qenë nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇKsë në Drenoc. Më 11 qershor 1998, ose rreth kësaj date, Behajdin Allaqi u nis prej shtëpisë së vet dhe shkoi në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Pak më pas, mbërritën z. Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e morën Behajdin Allaqin në pranga. Behajdin Allaqi nuk u pa më kurrë dhe Trupi Gjykues është bindur se ai u vra. Për të fshehur përgjegjësinë, personat në fjalë ndërmorën masa të ndryshme. Më 1 nëntor 1998, u publikua Komunikata 61 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ku thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Kjo ishte mbulesë që kishte për qëllim të fshihte të vërtetën për atë që i kishte ndodhur Behajdin Allaqit. Po kështu, pas luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Azem Syla u përpoqën të qetësonin familjen e Behajdin Allaqit me ryshfet dhe premtime në mënyrë që të hiqte dorë nga kërkimi i drejtësisë dhe i së vërtetës. Është meritë e jashtëzakonshme e familjes që u rezistoi këtyre ofertave. Edhe Shaban Shala ishte 24 arrestuar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja në Drenoc. Edhe ai u vra në rrethanat e përshkruara në Aktgjykim”, tha gjyqtari Charles Smith

Artikuj te sugjeruar

video

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim