Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
Dashi Do të ndiheni shumë të vendosur, sidomos në punë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshj...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...

The Guardian i ka kushtuar një artikull të veçantë rrugëtimit të Kosovës drejt Kupës së Botës, duke e cilësuar atë si një histori frymëzuese dhe pothuajse të pabesueshme. Në analizën e tij, mediumi britanik e përshkruan Kosovën si një “përrallë të Botërorit”, duke vënë në pah jo vetëm suksesin sportiv, por edhe simbolikën që mbart kjo skuadër për një vend me histori të vështirë dhe aspirata të mëdha.
Artikulli i plotë i The Guardian
Ata janë një përrallë e Kupës së Botës. Kosova është vetëm një ndeshje larg paraqitjes së saj të parë në Kupën e Botës, dhe një vend në Grupin D përkrah Australisë, Paraguajit dhe bashkë-organizatorëve, Shteteve të Bashkuara.
Gjithçka që qëndron mes tyre dhe këtij suksesi është një ndeshje e vetme “ose gjithçka, ose asgjë” në play-off kundër Turqisë, në shtëpi, në Prishtinë, të martën. Është një kulm i mrekullueshëm i një fushate kualifikuese që është kthyer në një thirrje për optimizëm dhe krenari kombëtare.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, tha se ndeshja e së martës do të tërhiqte 100,000 njerëz – gati gjysmën e banorëve të kryeqytetit Prishtinë – nëse stadiumi “Fadil Vokrri” do të kishte kapacitet për t’i pritur. Fatkeqësisht, kapaciteti i tij është vetëm 14,000, edhe pse 25,000 vetë u futën aty për një koncert të reperit 50 Cent në vitin 2007, një moment i rëndësishëm i shërimit pas luftës.
Ky është një vend ku konflikti nuk harrohet lehtë. Jo larg stadiumit, një stacion policie u bombardua nga NATO gjatë luftës së viteve 1998-99. Në veri të vendit, tensionet vazhdojnë me Serbinë fqinje.
Për një vend si Kosova, futbolli ka një kuptim më të madh. “Si kombëtare, ne u bëmë simbol që gjithçka është e mundur,” thotë Elbasan Rashani, anësor i Melbourne City, i cili ka luajtur 29 herë për Kosovën mes viteve 2016 dhe 2024. “Ne treguam rrugën për popullin e Kosovës, për t’u njohur.”
Pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e play-off-it në Bratislavë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i quajti lojtarët “gladiatorë”. Kosovarët festuan fitoren me fishekzjarre në rrugët e Prishtinës dhe në rrjetet sociale. Sllovakia, si Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. U vu në dukje se asnjëra nga këto dy kombëtare nuk do të shkojë në Amerikën e Veriut.
Kosova mund të jetë më afër se kurrë një paraqitjeje historike në Kupën e Botës, por Foda tha se njerëzit nuk duhet të rrëmbehen nga emocionet. “Kemi tifozë emocionalë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos bëjmë gabime. Suksesi arrihet vetëm duke ruajtur qetësinë.”
Sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, që luan për Mallorca në Spanjë, tha se arritja në Kupën e Botës është kulmi i karrierës së një futbollisti dhe vetëm “një hap i vogël” ka mbetur. “Pastaj mund të sjellim lumturi për njerëzit në të gjithë Kosovën,” tha ai.
Megjithatë, Turqia – e renditur e 23-ta në botë – paraqet një sfidë të fortë. “Ne i dimë cilësitë e Turqisë. Ata janë ekip më i mirë se Sllovakia. Ne i dimë edhe dobësitë e tyre,” tha sulmuesi. “Do të japim maksimumin. Me mbështetjen e tifozëve, besoj se do të jetë pak më e lehtë.”
Në vitin 2021, Kosova përfundoi e fundit në grupin e saj kualifikues për Kupën e Botës, duke fituar vetëm një ndeshje. Para shortit për edicionin 2026, Kosova renditej e 99-ta, madje pas Luksemburgut. Ajo ishte një nga skuadrat më pak të favorizuara në një grup me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë, dhe kualifikimi dukej pothuajse i pamundur pas humbjes 4-0 në Bazel në ndeshjen e parë. Por dy fitore surprizë ndaj Suedisë, plus një tjetër ndaj Sllovenisë, i siguruan Kosovës një vend në play-off.
Një pjesëmarrje në Kupën e Botës do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për një vend që shpalli pavarësinë vetëm në vitin 2008 dhe u pranua në FIFA dhe UEFA në vitin 2016.
Rashani – i lindur në Suedi dhe i rritur në Norvegji nga prindër kosovarë që u larguan nga vendi i tyre në vitin 1992 – ishte pjesë e periudhës formuese të ekipit, si një nga disa lojtarët nga diaspora të ftuar për të luajtur. “Ne gjithmonë kemi pasur besim,” tha ai.
“Më kujtohet trajneri ynë i parë, Albert Bunjaki, kur donte të krijonte kombëtaren. Ai hipte në makinë dhe udhëtonte nëpër Evropë për të na takuar një nga një, për të na treguar projektin dhe për të na bindur të luanim për Kosovën. Që në fillim ndjeje se kjo ishte diçka e veçantë.”
Kosova ishte vetëm 90 minuta larg kualifikimit për Euro 2020, kur një ekip i dobësuar nga mungesat për shkak të Covid-it humbi 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut. Rashani luajti në atë ndeshje në Shkup dhe e di avantazhin që do të sjellë këtë herë publiku vendas. “Gjithmonë u them miqve të mi: nuk ke nevojë për nxehje para se të luash për Kosovën, të kaplon emocion i fortë vetëm duke dëgjuar tifozët.”
Këtë herë, megjithatë, Rashani do të zgjohet para orës 5 të mëngjesit për ta parë ndeshjen si tifoz, nga shtëpia e tij në Australi. “Njerëzit në mbarë botën që kanë lidhje me Kosovën do ta shikojnë. Është një ndeshje shumë e madhe për ne dhe shpresojmë që ta arrijmë.”/Përktheu Piranjat News
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi shënoi golin e katërt për Kosovën ndaj Sllovakisë dhe kontribuoi në arritjen historike. Hajrizi...
Fati, detajet, por dhe zgjedhjet e Sylvinho-s, këtë herë nuk ishin me Shqipërinë, me kuqezinjtë që i japin fund ëndrr&...
Lojtari i Kombëtares Julian Shehu, në intervistën dhënë për Klan Kuq e Zi pas humbjes 2:1 ndaj Polonisë tha se ekipi yn&eum...
Shqipëria u eliminua në fazën gjysmëfinale të “play off” të Botëror. Polonia fitoi 2 me 1 me përmbysje n&e...
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një vend n&eu...
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Sylvinho, në intervistën foli pas humbjes ndaj Polonisë 2:1 sot në 26 mars, në play off-in e Kup...
Trajneri i Polonisë, Jan Urban, nuk ka ngurruar ta cilësojë si me fat ekipin e tij që shpëtoi nga gola të tjerë të sig...
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se...
Shqipëria është e detyruar nga FIFA, që të luajë një miqësore ndaj Ukrainës më 31 mars. Ky takim ësht&eum...
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 4:3 në Bratisllavë ndaj Sllovakisë, duke u kualifikuar në finalen e play-off-it, për të ...