
Mbrojtësi i Spanjës, Eric Garcia, ka deklaruar se kombëtarja iberike mbetet një nga pretendentet kryesore për të fituar Kupën e Botës 2026, pavarësisht barazimit zhgënjyes ndaj Cape Verde në ndeshjen hapëse të turneut.
Rezultati i papritur ka sjellë diskutime mbi statusin e Spanjës si favorite, por Garcia është i bindur se cilësia e skuadrës mbetet e padiskutueshme.
“Lojtar për lojtar, mendoj se jemi një nga ekipet që do të jetë atje lart sepse kemi shumë cilësi në çdo pozicion. Por kjo na tregon se, sado superior të jesh ndaj ekipit kundërshtar, duhet ta provosh këtë në fushë”, u shpreh mbrojtësi spanjoll.
Garcia theksoi se çdo ndeshje në Kupën e Botës është e vështirë dhe se asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar.
“Çdo ndeshje është e vështirë. Njerëzit këtu luajnë për jetën e tyre. Edhe ne po, dhe nuk duhet të jetë ndryshe”, tha ai.
Mbrojtësi pranoi se skuadra ka ende elementë për të përmirësuar, por këmbënguli se Spanja vazhdon të mbetet mes ekipeve favorite për triumfin final.
“Është mirë ta thuash se je favorit, por kjo duhet të vërtetohet me veprime në fushë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Kemi gjëra për të përmirësuar për të ruajtur këtë nivel të lartë”, përfundoi Garcia.
Pas hapit fals në debutim, Spanja do të kërkojë rikthimin te fitorja në ndeshjen e radhës, me synimin për të konfirmuar ambiciet e saj për fitimin e trofeut botëror.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Qershor11:24
Futbolli italian në zi, ndërron jetë në moshën 58-vjeçare ish- sulmuesi i njohur
Ish-sulmuesi i njohur italian Igor Protti ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin...
SPORT
19 Qershor10:34
Dëmtim horror i futbollistit të Kanadasë në Kupën e Botës, 24-vjeçari del me oksigjen nga fusha
Mesfushori i Kanadasë, Ismael Kone pësoi një dëmtim horror mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Katarit në Botëror.&...
SPORT
19 Qershor10:19
Sofia Vergara ndez tifozërinë kolumbiane në Botëror, por përballet me një “derbi” në familje!
Aktorja e njohur kolumbiane, Sofia Vergara, po e jeton me emocione të mëdha atmosferën e Kampionatit Botëror 2026, duke treguar hapur...
SPORT
19 Qershor10:07
Fitorja e dytë radhazi dërgon Meksikën në raundin tjetër të Botërorit, Luis Romo bëhet heroi kundër Koresë së Jugut
Meksika është skuadra e parë që kualifikohet në raundin tjetër të Botërorit falë fitores kundër Koresë ...
SPORT
19 Qershor09:02
‘I papërgatitur dhe arrogant’/ ‘The Times’ kryqëzon Zlatan Ibrahimovic si komentator
Zlatan Ibrahimovic po përjeton një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Suedezi është gjithnjë e m&eu...
SPORT
19 Qershor08:19
Goditje e rëndë për Brazilin, federata konfirmon mungesën e Neymarit edhe në ndeshjen e dytë
Brazili ka marrë një tjetër lajm jo të mirë në prag të ndeshjes së dytë në Grupin C të Botërorit 2...
SPORT
19 Qershor08:01
“Pushtimi” skocez në Boston, tifozët “thajnë” birrën në lokale
Tifozët e Skocisë kanë shkaktuar një bum të vërtetë në Boston, duke konsumuar aq shumë birrë saqë baret...
SPORT
18 Qershor23:35
Xhaka ua mbylli gojën kritikëve pas golit – festa në fund hedh poshtë zërat për përçarje
Granit Xhaka ka qenë sërish në qendër të vëmendjes në fitoren e Zvicrës 4-1 ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës n&eum...
SPORT
18 Qershor17:50
CR7 përballet me kritika pas barazimit të Portugalisë, motra e tij shpërthen në rrjetet sociale: U privua nga fitorja
Kristiano Ronaldo është vënë në qendër të kritikave pas barazimit 1-1 të Portugalisë ndaj Republikës Demokrati...
SPORT
18 Qershor17:29
VIDEO/ Yjet e tribunave! Bukuroshet që po rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...