Sot protestë para parlamentit, qytetarët: T’i presim deputetët me vezë
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...

Tifozët e Skocisë kanë shkaktuar një bum të vërtetë në Boston, duke konsumuar aq shumë birrë saqë baret e qytetit po përballen me mungesa furnizimi. Sipas pronarëve të lokaleve, “Ushtria Tartan” po pi trefish më shumë se gjatë festimeve tradicionale të Shën Patrikut, ngjarja më e madhe e konsumit të alkoolit në qytet.
Pronaret e bareve tregojnë se frigoriferët dhe rezervat po zbrazen çdo ditë, ndërsa tifozët festojnë rikthimin historik të Skocisë në Botëror pas 28 vitesh mungesë. Një prej lokaleve zbuloi se ka shitur plot 72 fuçi birre “Tennent’s”, ekuivalente me rreth 8 mijë gota birrë. Deri tani, festa më e madhe e Bostonit konsiderohej ajo e Shën Patrikut, ku mbi një milion banorë me origjinë irlandeze mbushin rrugët dhe pubet e qytetit çdo mars.
“Po arkëtojmë trefish më shumë se zakonisht gjatë Shën Patrikut. Jemi këtu prej më shumë se 30 vitesh dhe nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, deklaroi Noele Somers, drejtuese operative e “Hennessy’s Bar”. Edhe Xhejson Uadleton, pronari i pubit skocez “The Haven”, pranoi se fluksi i tifozëve ka tejkaluar çdo pritshmëri. “U përgatitëm seriozisht për turmat, por niveli i mbështetjes dhe i shpenzimeve na ka habitur. Në disa momente mezi po arrinim të furnizoheshim me birrë, sepse konsumohej me ritme të jashtëzakonshme”, tha ai.
Sipas tij, tifozët skocezë kanë sjellë energji, humor dhe një atmosferë të veçantë në qytet. “Ka një ndjenjë të vërtetë festivali në Boston. Ata kanë ardhur për të kënduar, për të mbështetur ekipin e tyre dhe për t’u argëtuar. Kanë qenë ambasadorë fantastikë të Skocisë”, shtoi Uadleton. Edhe prodhuesit lokalë të birrës po ndjejnë ndikimin e madh. Kompania “Boston Beer Company” raportoi se shitjet e “Samuel Adams Boston Lager” janë katërfi shuar krahasuar me periudhat normale. “Po dërgojmë rreth 100 mijë gota birrë shtesë në lokalet e qytetit vetëm këtë javë. Kërkesa është rritur me rreth 30 për qind dhe shifrat prej 500 mijë gotash të konsumuara nga tifozët skocezë mund të jenë madje konservatore”, deklaroi Devon Savage, përgjegjës për komunikimin e kompanisë.
Ndërkohë, shumë bare raportuan se mbetën pa disa nga markat më të kërkuara menjëherë pas fitores 1-0 të Skocisë ndaj Haitit. Në disa lokale u shteruan gjysma e birrave të ofruara në rubinet. Muzikanti Xhim Lever, i cili jeton në Boston prej tetë vitesh, tregoi një episod interesant: “Më thanë të vazhdoja të luaja muzikë sa kohë kishte pije. Më pas më njoftuan se kishin mbaruar katër lloje pijesh. Nuk ka ndodhur kurrë që ky lokal të mbetet pa alkool në 50 vite. ‘Tartan Army” i piu të gjitha”.
Me rreth 40 mijë tifozë skocezë të pranishëm në Boston për Botërorin, furnitorët po punojnë pa pushim për të plotësuar kërkesën. Sipas kompanisë “Tennent’s”, në SHBA janë dërguar katër herë më shumë fuçi birre sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Kanë kaluar 28 vite të gjata për tifozët tanë dhe ata po e shijojnë çdo moment të këtij rikthimi”, deklaruan përfaqësuesit e kompanisë. Në Boston tashmë bëjnë shaka se qyteti mund të mbetet pa birrë për sa kohë tifozët skocezë vazhdojnë festën e tyre të pandalshme.
Granit Xhaka ka qenë sërish në qendër të vëmendjes në fitoren e Zvicrës 4-1 ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës n&eum...
Kristiano Ronaldo është vënë në qendër të kritikave pas barazimit 1-1 të Portugalisë ndaj Republikës Demokrati...
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...
Real Madrid ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit fran...
Armando Broja është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Largimi nga Bërnli duket i pashmangshëm, e...
Ylli i Anglisë, Jude Bellingham, festoi në mënyrën më të veçantë fitoren e kombëtares së tij në ndesh...
Ish-futbollisti i njohur holandez Rafael van der Vaart është detyruar të kërkojë falje publike pas një komenti të bër&...
Një reklamë e një platforme bastesh online, e cila përdor imazhin dhe zërin e rikrijuar me inteligjencë artificiale të legj...
Pavarësisht paraqitjes spektakolare të Kylian Mbappé, i cili me dy golat e shënuar në fitoren 3-1 ndaj Senegalit u bë golash&e...
Arsenali po analizon mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin anësor të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, s...