Aksident në aksin Berat-Ura e Kuçit/ Automjeti përplas 40-vjeçarin me biçikletë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Cagliari dhe Juventusi e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 1-1, por pas fërshëllimës së fundit të arbitrit u regjistruan mo...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga post...
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhu...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po vijon sulmet, pavarësisht njoftimit për një armëpushim energjetik të...
Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosov&...
Presidenti ukrainasm Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhje në Ukrainë nëse preside...
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në i...
Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë n&e...
Në moshën 63-vjeçare, Demi Moore duket se ka hyrë në një nga kapitujt më të lirë dhe më të qetë ...

Bayern Munich u ndal në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Augsburgut, në një ndeshje ku gjithçka nisi në mënyrën më të pabesueshme. Vetëm 8.37 sekonda pas vërshëllimës së parë, Robin Fellhauer dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur një rekord të ri për golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës.
Gjithçka nisi nga një gabim i portierit Manuel Neuer. Pas një pasimi të Luis Diaz, gardiani gjerman tentoi të nxirrte topin nga zona, por u ndal nga Fellhauer, i cili përfitoi nga porta e pambrojtur dhe shënoi. Rekordi i ri la pas atë prej nëntë sekondash, të vendosur më parë nga Karim Bellarabi me Bayer Leverkusenin dhe Kevin Volland me Hoffenheimin.
Bayerni reagoi dhe arriti të barazonte në minutën e 55-të. Harry Kane shërbeu me zgjuarsi për Ismael Saibarin, i cili kontrolloi topin dhe realizoi me një goditje të saktë drejt cepit të portës. Megjithatë, gëzimi i miqve zgjati pak, pasi në minutën e 64-t Augsburg rifitoi avantazhin. Pas pritjes së Neuer ndaj goditjes së Calvin Brackelmann, Rodrigo Ribeiro përfitoi nga topi i kthyer dhe e dërgoi në rrjetë.
Skuadra e Vincent Kompany-t provoi të reagonte, por dy herë iu anulua goli për pozicion jashtë loje. Fillimisht, një realizim spektakolar me gërshërë nga Luis Diaz nuk u quajt i vlefshëm për shkak të pozicionit të parregullt të Josip Stanisic në aksionin paraprak.
Më pas, as Serge Gnabry dhe as një autogol i mundshëm i Brackelmann nuk ndryshuan rezultatin, pasi të dyja situatat u ndalën nga pozicionet jashtë loje.
Kur ndeshja po i afrohej fundit, Harry Kane mori sërish rolin e protagonistit. Në minutën e 80-të, sulmuesi anglez kombinoi bukur me shokët e skuadrës dhe më pas dha asistin e dytë, duke i krijuar Nathaniel Brownit mundësinë të shënonte nga fare pranë portës për rezultatin 2-2.
Minutat e fundit sollën edhe më shumë emocione. Gnabry goditi dy herë shtyllën, ndërsa Kane u detyrua të largonte topin nga vija e portës për të shmangur një tjetër gol të Augsburgut. Pavarësisht presionit të vazhdueshëm, vendasit arritën të ruanin barazimin deri në fund.
Ky rezultat i kushtoi Bayernit mundësinë për të kapur Borussia Dortmundin në krye të renditjes. Pas pesë javësh, Dortmundi kryeson me 13 pikë, dy më shumë se bavarezët, të cilët kanë grumbulluar 11 pikë. Një pasdite me rekord historik, dy asiste nga Kane dhe shumë raste të humbura, por pa fitoren që kërkonte skuadra e Kompany-t.
Hedhja e aeroplanëve prej letre dhe objekteve të tjera në fushë shkaktoi ndërprerje të përsëritura të takimit, n&eu...
Teuta vijon marshimin e saj në Kategorinë Superiore. Skuadra durrsake fitoi edhe ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0 në një sfidë q...
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vazhdon të mos gjejë hapësira në kampionat, pavarësisht aktivizimit në Kupën e Ita...
Cristiano Ronaldo është pezulluar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit, pas hapjes së një procedimi disiplinor ndaj tij...
Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, teksa ylli i Kombëtares është rikthyer me gol pas grumbullimit me Shqip&eum...
Më pak se tre muaj pas finales së Kupës së Botës 2026, FIFA ka publikuar një raport që nxjerr në pah përmasat shqet...
Borussia Dortmund dhe Werder Bremen kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike në Bundesligë, që u vendos në minutat...
Cristiano Ronaldo është suspenduar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit, pas largimit të tij nga grumbullimi me përfaq&...
Milani rikthehet në stërvitje në prag të rinisjes së kampionatit, ndërsa drejtuesit kuqezi vijojnë të studiojnë mer...
Në mbrëmjen e lamtumirës së Lionel Messit me Argjentinën, trajneri Lionel Scaloni diskutoi gjithashtu për të ardhmen e tij si...