
Kristjan Asllani mbetet në qendër të vëmendjes në merkaton e verës, me Beshiktashin që kërkon të rikthehet për ta transferuar përfundimisht mesfushorin shqiptar nga Interi.
Klubi turk, pas periudhës së huazimit të lojtarit, po përgatit një ofertë të re, me synimin për të ulur kërkesat financiare të Interit dhe për të arritur një marrëveshje për transferim të përhershëm.
Sipas mediave sportive në Itali dhe Turqi, pengesa kryesore mbetet vlera e kartonit të 24-vjeçarit, që nga Interi vlerësohet rreth 11 milionë euro.
Ky çmim konsiderohet i lartë nga Beshiktashi, i cili po kërkon kushte më të favorshme.
Interi, nga ana e tij, synon të përfitojë nga shitja e mesfushorit shqiptar për të financuar afrimet e reja në repartin e mesfushës gjatë kësaj merkatoje.
Sipas raportimeve të “Tuttosport”, Beshiktashi pritet të rikthehet në negociata sapo të krijohen kushtet e duhura për një marrëveshje.
Në garë për Asllanin është rikthyer edhe Kaljari, i cili po shqyrton mundësinë e një oferte të re pas interesit të mëparshëm tërhequr për shkak të kërkesave financiare të Interit.
Klubi sard po vlerëson mundësinë e rihapjes së bisedimeve, duke shpresuar në një ulje të çmimit ose një formulë më fleksibël transferimi.
E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares shqiptare pritet të vendoset në javët e ardhshme, ndërsa Interi vazhdon ta vlerësojë lojtarin në nivelin aktual financiar dhe nuk ka ndryshuar qëndrimin për kartonin e tij.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
1 Korrik14:54
Kupa e Botës po i përpin trajnerët: deri tani gjashtë prej tyre janë larguar nga pankinat…
Argjentinasi Marcelo Bielsa dhe holandezi Ronald Koeman pushuan së qeni trajnerë të Uruguajit dhe Holandës në or&...
SPORT
1 Korrik14:36
Eleminimi zhgënjyes i Gjermanisë, Nagelsmann “në fije të perit”, mediat gjermane zbulojnë emrin e pasuesit
Pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Kupa e Botës, trajneri Julian Nagelsmann ka përjashtuar mundësinë e dorëheq...
SPORT
1 Korrik14:21
E bujshme/ LeBron James largohet pas 8 sezoneve nga Lakers, Cleveland dhe Golden State në garë për “mbretin”
LeBron James i ka dhënë fund aventurës së tij me Los Angeles Lakers pas tetë sezonesh, por jo karrierës në NBA. Ylli amerik...
SPORT
1 Korrik14:06
“Nuk më pëlqen, nuk ka pasion…” - Parashikimi i Maradonës në 2018: Amerikanët do ndajnë ndeshjet në 4 pjesë vetëm për reklama
Amerikanët do ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta, vetëm që të fusin reklama, kishte deklaruar legjenda e ...
SPORT
1 Korrik13:29
Rruga e Haaland drejt një rekordi të çmendur: 260 gola me kombëtaren?
Erling Haaland qëndronte në fushë në Dallas, me një buzëqeshje të çuditshme në fytyrë dhe një helmet&...
SPORT
1 Korrik13:21
Presidenti i Kepit të Gjelbër parashikon fitore ndaj Argjentinës
Presidenti i Kepit të Gjelbër, José Maria Neves deklaroi sot se vendi i tij mund të mposhtë kampionët në fuqi të bot...
SPORT
1 Korrik10:59
Holanda mbetet pa trajner/ Koeman jep dorëheqjen, pas eliminimit nga “Botërori 2026”
Eliminimi i shpejtë në “Botërorin 2026” ka bërë që kombëtarja e Holandës të përfshihet në n...
SPORT
1 Korrik09:30
Është zyrtare… Gjermania nuk është më një superfuqi futbolli!
Gjermania nuk kishte humbur kurrë më parë nga penalltitë në një Kupë Bote, dhe kjo është një hije e ek...
SPORT
1 Korrik09:10
Goretzka refuzoi të gjuante penalltinë vendimtare ndaj Paraguajit në Kupën e Botës 2026…
Ndërsa orët kalojnë, dolën imazhe që e ndezën më tej debatin midis tifozëve gjermanë të futbollit.
Gjat&eum...
SPORT
1 Korrik09:07
Rekord i përsosur në 4 ndeshje, organizatorët e Botërorit arrijnë fitoren e parë pas 40 vitesh në fazën eliminatore
Meksika është kualifikuar në raundin e 16-të të Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Ekuadorit. Golat ...