SPORT

BIRN: Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe diskriminimin’ në sport

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Tetor 2025, 13:28

BIRN: Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe

Vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit për të pezulluar sportisten 32-vjeçare nga Brazili, Nayara Ferreira, mbi bazën e dyshimeve për gjininë nga skuadra rivale, kritikohet si një sulm i nxitur nga paragjykimet dhe homofobia.

Pezullimi i volejbollistes braziliane të “Dinamos”, Nayara Ferreira, për dyshime mbi identitetin e saj gjinor ngritur mbi ankime nga ekipe rivale, ka ngritur shqetësime serioze për diskriminim, ndërsa e ka vënë Federatën Shqiptare të Volejbollit, FSHV, në shënjestër të kritikave.

Ferreira u pezullua nga FSHV disa javë më parë dhe iu kërkua t’i nënshtrohej testit të gjinisë. Procedura nisi pas ankimit nga klubi rival i Pogradecit, të cilit iu bashkua më pas edhe Tirana. Sportistja ka munguar tashmë në dy ndeshje.

Kur rasti u bë mediatik më 25 tetor, FSHV reagoi duke pranuar pezullimin, por këmbënguli se po vepronte me diskrecion dhe në respekt të dinjitetit njerëzor. “FSHV po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagim.

Por Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda thotë se i gjithë rasti ishte ngritur mbi paragjykime dhe se vendimi për pezullim ishte me gjasë paragjykues.

“Ka disa probleme në pamje të parë. Situata ka nisur krejtësisht mbi bazë paragjykimesh dhe është marrë një masë mbi pezullimin krejtësisht mbi baza paragjykuese,” tha Gajda.

Gajda i tha BIRN se po shihnin mundësinë për një hetim kryesisht të rastit, por kjo merrte kohë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e sheh rastin e volejbollistes së Dinamos të frymëzuar nga një fushatë keqinformuese dhe narrativat homofobike që kanë shoqëruar diskutimet e javëve të fundit mbi projektligjin për “Barazinë Gjinore” në Shqipëri.

“Mos harro dhe faktin që lojtarja është e federuar ndërkombëtarisht, dhe ka eksperiencë të gjatë e në shumë klube nëpër botë dhe me dokumente ligjore është femër,” tha ai, duke theksuar se ky fakt e bën procedurën e nisur nga federata “krejtësisht paragjykuese dhe homofobike”.

Edhe trajneri i ekipit të Dinamos, Orlando Koja e cilëson vendimmarrjen të pabazë dhe të paarsyeshme.

“Nuk e di me çfarë logjike e pranoi Federata kërkesën. Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë dyshim. Ajo ka 15 vjet që luan si volejbolliste profesioniste. Ka luajtur në disa liga në Europë mjaft më të mira se kampionati ynë, nuk ka asnjë arsye për ta dyshuar,” tha Koja.

Trajneri i Dinamos e konsideron këtë një precedent të rrezikshëm që do të sjellë si pasojë largimin e volejbollisteve të huaja nga Shqipëria.

“E ka tronditur shumë. Ajo po pret rezultatet e testit dhe pas tij thotë se do largohet nga Shqipëria”, tha trajneri, ndërsa shton se “ekipi i tij është dëmtuar nga rasti”.

Edhe aktivistët për të drejtat e njeriut dhe kundër diskriminimit gjinor ngritën zërin duke e cilësuar rastin të turpshëm.

“Prej dy javësh, Nayara është vënë nën sulm nga disa skuadra kundërshtare, mes tyre Pogradeci dhe Tirana, që kanë hedhur akuza të ulëta për identitetin e saj gjinor, akuza që burojnë nga xhelozia për aftësitë dhe performancën e saj,” shkroi Xheni Karaj në Facebook, ndërsa kërkoi marrje të masave administrative ndaj abuzuesve.

“Ky vendim është i turpshëm, diskriminues dhe çnjerëzor. Ai nuk bazohet në rregullore, por në thashetheme dhe paragjykim”, tha ajo.

Ndërsa Neli Demi, mjek psikiatër dhe psikoterapist, e cilësoi këtë si një përpjekje për kontroll mbi trupin e gruas, të maskuar me rregullat e garës.

“Kur një grua e fortë, e sigurt dhe e suksesshme në fushë sfidon stereotipet, shoqëria shpesh kërkon “prova” që ajo është ajo që thotë. Kjo është një formë moderne e kontrollit mbi trupin, e maskuar si kujdes për rregullsinë e garës,” tha Neli.

Vetë Nayara Ferreira deklaroi në një intervistë për Top-Channel se kjo që i kishte ndodhur në Shqipëri e kishte tronditur shumë. “Jam 100% femër… Ajo që keni bërë është diskriminim. Kjo është çnjerëzore dhe e papranueshme”, tha ajo. Në një mesazh tjetër, ajo shtoi: “Njerëzit do të pendohen për këtë padrejtësi që më kanë bërë”.

Pas reagimeve në publik, FSHV reagoi sërish të martën duke mohuar diskriminimin dhe duke paralajmëruar hakmarrje ndaj kritikëve.

“Shpreh shqetësimin për përdorimin e këtij rasti, i cili është tërësisht sportiv, si pretekst për shkelje të të drejtave të individit apo të komuniteteve të caktuara”, thuhet në deklaratë. Më tej, FSHV njoftoi se Bordi Drejtues “ka referuar pranë Komisionit të Disiplinës rastet e fyerjeve dhe intimidimeve publike të bëra nga disa eksponentë dhe drejtues të shoqatës Dinamo Volley, në media dhe rrjete sociale.”/BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?