Përfshihen në aksident tre automjete në aksin Lushnjë–Rrogozhinë
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, në zonën e &Cced...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, në zonën e &Cced...
Shkrimi i email-eve të gjata në telefon mund të bëhet së shpejti shumë më i lehtë. Një aplikacion i ri ju mu...
Mes virozave të shumta, infeksionet e veshit kanë qenë të shpeshta gjatë kësaj vere, si tek të vegjlit, ashtu edhe tek t&eu...
Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, vargu i protestuesve ka nisur zyrtarisht marshimin përgjatë Bulevardit “Dë...
Pasi Agjencia për Media dhe Informim e cilësoi të rremë ripostimin e deputetes demokrate Jorida Tabaku që i atribuohej kryeministrit ...
Policia e Shtetit ka zbardhur të dhëna të reja zyrtare lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Lurë–Rr&eum...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News kushtet në të cilat, sipas tij, udhëtoi familja e tij nga Kosova drejt Ita...
Biznesmeni shqiptar që qëndron pas koncesionit të skanimit, Olti Peçini, ka përdorur një skemë të dyshimtë p&eu...
Situatë shqetësuese në Bulqizë. Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi në fshatin Zall-Strik&cced...
Pas një shkëputjeje prej nëntë muajsh nga Policia e Shtetit, Ritvan Pali është rikthyer në radhët e uniformave blu, k&...

Nelson Hysa vazhdon të jetë i pamposhtur! Boksieri shqiptar regjistroi një tjetër fitore bindëse në ring, duke mposhtur norvegjezin Thomas Narmo në vetëm dy raunde, në një duel mes dy peshave të rënda që hynin në këtë përballje pa asnjë humbje në karrierë.
Hysa, 41 vjeç, ishte pjesë e mbrëmjes së boksit të zhvilluar të shtunën në O2 Arena të Londrës, në kuadër të eventit ku u përballën Moses Itauma dhe Filip Hrgovic.
Shqiptarit i mjaftuan vetëm 36 sekonda në raundin e dytë për ta mbyllur duelin. Hysa goditi Narmon me një të djathtë të fuqishme mbi një tentativë të ngadaltë të norvegjezit dhe e rrëzoi përtokë.
Narmo arriti të ngrihej, por ishte dukshëm i tronditur dhe qëndronte me vështirësi në këmbë. Për këtë arsye, arbitri ndërhyri dhe ndali menjëherë përballjen, duke i dhënë fitoren Hysës. Mjekët hynë në ring për t’i dhënë ndihmën e nevojshme norvegjezit, i cili fatmirësisht u largua nga ring-u në këmbët e tij.
Me këtë sukses, Nelson Hysa e çon rekordin e tij në 25 fitore dhe asnjë humbje (25-0) dhe tashmë kërkon një mundësi për të luftuar për titull.
Por pas fitores, situata u tensionua edhe jashtë ringut. Hysa u përplas verbalisht me boksierin gjerman Agit Kabayel pranë vendeve të spektatorëve. Siguria ndërhyri përpara se situata të përshkallëzohej.
Kabayel deklaroi se Hysa po pretendon një përballje me të, ndërsa tha se është i gatshëm të ndeshet me shqiptarin në Gjermani.
“Le të vijë në Gjermani, jam gati. Është para e lehtë dhe një luftë e lehtë”, u shpreh Kabayel.
Nga ana tjetër, Hysa ishte i qartë në deklaratën e tij pas përballjes, duke kërkuar një tjetër emër të madh në kategorinë e peshave të rënda.
“Shkova te Kabayel sepse ai vazhdon të më shmangë. Të gjithë po largohen. Jam 25-0 dhe duhet të luftoj për titullin”, tha Hysa.
Më tej, boksieri shqiptar iu drejtua promotorëve të tij me një kërkesë të qartë: “Frank, George, më jepni një boksier të nivelit të lartë. Çfarë është kjo? Unë dua Agit Kabayel dhe të gjithë kampionët.”
Nelson Hysa kërkon tashmë hapin e madh në karrierë: një duel me emrat më të fortë të peshave të rënda dhe një mundësi për titull bote.
Harry Kane u largua nga Tottenhami për t’iu bashkuar Bayern Munichut në verën e vitit 2023. Tre sezone më vonë, ai është...
Barcelona po shqyrton mundësinë e realizimit të një shkëmbimi me Interin, ku në qendër të marrëveshjes do të i...
Situatë kaotike në “Elbasan Arena”. Një situatë e paprecedentë është regjistruar në fundin e sfidës me...
Në javën e dytë të Abissnet Superiores, skuadra kurbinase e Laçit e zhbllokoi takimin që në minutën e 7-të me nj&...
Armend Muslika vazhdon formën e shkëlqyer me Tottenham U18, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës. Talenti shqiptar i dha avantazhin Tot...
Sulmuesi anësor kosovar, Edon Zhegrova nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme (e shtunë) të Juventusit dhe kjo ka shtuar ...
Milani i Ruben Amorim vijon me ritëm pozitiv në kampionat, teksa ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serinë A. Kuqezinjtë mp...
Në Woking të Anglisë kampioni i botës në fuqi i Formula 1, Lando Norris, ka firmosur rinovimin e kontratës me McLaren-in. Fal&e...
Prezantimi i Kristjan Asllanit tek Al Jazira do të vijë orët në vijim. Testet mjekësore ishin programuar për sot, ndërsa de...
Manchester City ka marrë fitoren e dytë radhazi në startin e sezonit të ri të Premier League, pasi mposhti 4-1 Crystal Palace në...