
Pas kualifikimit të Sporting Lisbon, tre skuadra të tjera siguruan biletën për në çerekfinalet e UEFA Champions League: Arsenal, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, duke konfirmuar formën e tyre të shkëlqyer në fazën eliminatore.
Në Londër, Arsenal bëri detyrën përballë Bayer Leverkusen, duke fituar 2-0 në “Emirates” dhe duke vulosur kualifikimin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Protagonist në pjesën e parë ishte Eberechi Eze, i cili në minutën e 36-të zhbllokoi rezultatin me një goditje të fortë nga distanca. Në pjesën e dytë, mesfushori Declan Rice dyfishoi shifrat me një supergol, duke mbyllur llogaritë dhe duke i dhënë londinezëve një kualifikim të merituar.
Dominim i pastër edhe nga Paris Saint-Germain, që pasi kishte fituar 5-2 në ndeshjen e parë, triumfoi 0-3 në transfertë ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”. Francezët e nisën vrullshëm takimin, me Khvicha Kvaratskhelia që shënoi që në minutën e 6-të. Vetëm pak minuta më vonë, Bradley Barcola dyfishoi rezultatin pas një kundërsulmi të shpejtë. Në pjesën e dytë, i sapofuturi Senny Mayulu vulosi shifrat në 0-3.
Ndërkohë, në një tjetër sfidë të fortë, Real Madrid fitoi 1-2 në transfertë ndaj Manchester City, duke kaluar më tej pas suksesit të thellë 0-3 në ndeshjen e parë. Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 22-të me Vinicius Junior nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga vetë ai dhe që solli edhe kartonin e kuq për Bernardo Silva. Reagimi i anglezëve erdhi në fundin e pjesës së parë me Erling Haaland, që barazoi shifrat.
Megjithatë, në minutat shtesë ishte sërish Vinicius ai që realizoi golin e fitores, duke vulosur kualifikimin e “Los Blancos”.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
17 Mars22:17
Ish-kampioni i WWE-së i mbijetoi një rrëzimi, pastaj e shkatërroi kundërshtarin me një nokaut të përgjakshëm
Ish-kampioni i WWE-së, Gzim Selmani, i mbijetoi një rrëzimi dhe tregoi fuqinë e tij duke shkatërruar Daniel Curtin me një nokaut t...
SPORT
17 Mars21:46
FOTO/ Pasi u largua nga lufta e Iranit, Jasir Asani 'rikthehet' tek Partizani! Shfaqet përkrah trajnerit kampion
Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani, është rikthyer përkohësisht te skuadra e Partizanit, duke kryer seancat stërvitore me “De...
SPORT
17 Mars20:17
"Luftë" edhe në fushën e blertë, FIFA refuzon kërkesën e Iranit që të mos luhen ndeshjet me SHBA
Federata Iraniane e Futbollit ka ndërmarrë një përpjekje për të hapur bisedime me FIFA-n me synimin për të zhvendosur nd...
SPORT
17 Mars18:29
“Do të vija me biçikletë nga Gjermania, për t’u bërë trajner i kombëtares”, Ervin Skela i ‘dashuruar’ me stolin kuqezi: E kam ëndërr
Ervin Skela vijon të jetë një emër i rëndësishëm në zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin gjerman. Prej ...
SPORT
17 Mars18:15
Plani i Kombëtares, zbulohet kur del lista
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për sfidat e muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e...
SPORT
17 Mars15:45
E ardhmja/ Flick e thotë hapur: Barcelona, ekipi im i fundit!
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick në konferencë para ndeshjes ndaj Newcastle në Champions nuk ka hezituar të flasë për t&e...
SPORT
17 Mars15:44
Champions, trajneri i Realit para Cityt: Ja çfarë kërkoj nga skuadra
Pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt, trajneri i Real Madrid, Arbeloa kërkon të njëjtin shpirt skuad...
SPORT
17 Mars15:29
Humbje e madhe për Çelsin, kapiteni i bluve të Londrës nuk do të luajë sonte kundër PSG-së
Trajneri i Çelsit, Liam Rosenior, ka treguar se kapiteni Ris Xhejms pritet të kalojë një periudhë tjetër jashtë fushave p...
SPORT
17 Mars15:13
Ancelotti merr vendimin për Neymar
Hapat e Neymarit drejt Botërorit po bëhen gjithnjë e më të vështirë, pasi sulmuesi i Santosit është lënë...
SPORT
17 Mars14:59
Gjithçka e hapur mes Arsenalit dhe Leverkusenit, gjermanët shkojnë besimplotë në Angli
Bajer Leverkusen udhëton drejt Londrës për ndeshjen e kthimit me Arsenalin e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Ligës së...