Këlliçi: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...
Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...
Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se ...
Një fazë e sipërme e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX është përplasur me sipërfaqen e Hënës, d...
Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksami...
Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse t...
Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorë...

Ceremonia mortore e legjendës së Milanit, Franco Baresi, solli emocione të forta për familjen kuqezi. Ish-futbollistë, drejtues dhe tifozë i dhanë lamtumirën një prej ikonave më të mëdha të klubit, ndërsa shumë prej tyre nuk mundën t'i fshehnin lotët.
Mes të pranishmëve ishte edhe ish-portieri brazilian, Nelson Dida, i cili u shfaq dukshëm i prekur gjatë ceremonisë, pavarësisht se nuk kishte luajtur kurrë në të njëjtën skuadër me Baresin. Ashtu si Clarence Seedorf, edhe Dida mbeti i lidhur me Milanin edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist.
Megjithatë, përveç emocioneve të tij, një detaj tjetër tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, vihej re se gishti i vogël i dorës së djathtë të Didas është i deformuar, i përkulur pothuajse në kënd të drejtë.
Shkaku nuk lidhet me një dëmtim të vetëm, por me pasojat e viteve të gjata në portë. Sipas raportimeve, deformimi është rezultat i stresit të vazhdueshëm që duart e tij kanë përballuar gjatë karrierës si portier, për shkak të pritjeve të shumta, goditjeve të forta dhe ngarkesës së përhershme në stërvitje e ndeshje.
Për njerëzit e Milanit kjo nuk është një histori e panjohur, por për shumë tifozë detaji u vu re vetëm gjatë ceremonisë së lamtumirës për Baresin. Vetë Dida nuk është përpjekur kurrë ta fshehë këtë deformim, duke e konsideruar atë si një "shenjë" të viteve të sakrificës në futboll.
Gjatë karrierës së tij, braziliani u shndërrua në një nga portierët më të mirë në historinë e Milanit, duke fituar gjithçka me fanellën kuqezi. Ai mbetet një nga figurat më të dashura të klubit, ndërsa deformimi në gisht është një kujtim i përhershëm i çmimit që pagoi për sukseset e arritura në portë.
Fenerbahçe do të përballet sonte me Sturm Grazin në kuadër të rundit të tretë kualifikues të Ligës së K...
Edon Zhegrova ka marrë vlerësime nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pas paraqitjes së tij të fundit, në të cilën e...
David Beckham pritet të je të artisti me vitin më fitimprurës deri më tani me fitime të vlerësuara prej rreth 170 milionë...
Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, Endrick i ka bërë të ditur Real Madridit se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere. Pas ri...
Nicolas Bosshardt, mbrojtës i majtë 19-vjeçar i São Paulos, është nën hetim për vrasje rrugore pas ...
Luis Figo, një nga figurat më të njohura të futbollit portugez dhe atij botëror, ka dalë hapur kundër presidentit të F...
Edon Zhegrova ishte heroi i Juventusit në fitoren 1:0 ndaj Chelseat në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hong Kong. Ylli kosovar rea...
Ka përfunduar në barazimin 1-1 derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit, i vlefshëm në kuadër të miqësores, për...
E ardhmja e Julian Alvarez vazhdon të mbetet një nga çështjet më të nxehta të merkatos së verës. Barcelona nuk ...
“Ne ishim të gjithë aty për Francon dhe përjetova emocione të forta”. Paolo Maldini ka rrëfyer për gazetën...