Skandali Advanced Arms Technology/ Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
Një autobus turistik që udhëtonte nga Holanda drejt Austrisë është përfshirë në një aksident të rë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndryshimet në qeveri, ku Besfort Lamallari u largua nga ministria e Brendshme, ndërsa do të zëve...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...
Në futboll, shpesh 40 gola mund të mos mjaftojnë, ky është rasti i Kylian Mbappe, i cili edhe pse mbylli sezonin e fundit në La ...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Bëhet me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar p...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...

Dinamo ka lënë pas fitoren me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë që e çoi në finale dhe menjëherë nisi përgatitjet për sfidën e sotme ndaj Flamurtarit.
Të besuarit e Dajës do të synojnë të krijojnë një vazhdimësi në javët e mbetura, për të pasur shansin që të jenë më pranë garës për titullin kampion dhe që sot mund të vendoset nëse Dinamo do të jetë mes pretendentëve apo jo. Blutë do të sfidojnë Flamurtarin që e gjejnë në një moment shumë të keq dhe çdo pikë në kampionat, mund të jetë vendimtare për objektivat e tyre në luftën për mbijetesë ndërkohë që humbja e Partizanit në derbi ndaj Tiranës, mund të jetë një motivim më shumë për Dinamon.
Aktualisht, dy skuadrat ndajnë vendin e katërt në barazim pikësh por Dinamo ka edhe një ndeshje më pak dhe një fitore, do ta shkëpuste me 3 pikë. Nëse në pamje të parë duket një diferencë prej vetëm 3 pikësh, për Dinamon është shumë më shumë duke qenë se në javën e fundit, është edhe përballja direkte mes Dinamos dhe Partizanit dhe për momentin, bilanci i përballjeve direkte është i barabartë.
Një humbje minimale në derbin direkt, e mban Dinamon gjithsesi në vendin e katërt si pasojë i rezultateve të ndeshjeve direkte. Dy ndeshjet e saj, Dinamo i ka fituar me rezultatin 2—0 dhe 1-3, ndërkohë që nga ana tjetër, Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 ndaj “nëndetëses”.
FLAMURTARI Kjo do të jetë ndeshja e fundit për këtë sezon në Superiore mes dy skuadrave ndërkohë që në kampin kuqezi, shpresojnë që të mos jetë e fundit në Superiore për vazhdimësinë. Dinamo ka arritur të sigurojë 2 fitore në ndeshjet e kaluara kundër Flamurtarit, ndërkohë që një përballje tjetër, ajo e fazës së tretë e luajtur në “Elbasan Arena” ka përfunduar në barazim, me të dyja skuadrat që dolën me nga një pikë që gjithsesi, nuk la të kënaqur asnjërën prej skuadrave. Fitorja e secilës skuadër, do të ishte një hap i madh në objektivat e tyre pasi Flamurtari duhet të ndjekë hapin e Tiranës dhe të përfitojë ndaj rivalëve direktë, ndërkohë që nga ana tjetër, finalja e Kupës ka sjellë motivim te Dinamo, e cila nëse arrin të fitojë në Vlorë, me shumë gjasa ka siguruar pjesëmarrjen në Kupat Europës për sezonin e ardhshëm.
FORMA E SKUADRAVE Në 5 ndeshjet e fundit, Dinamo ka pasur një ecuri më të mirë, duke fituar një ndeshje, duke humbur një tjetër dhe kanë barazuar në 3 sfida të tjera. Nga ana tjetër, Flamurtari ka humbur 2 sfida, ka barazuar 2 dhe ka fituar të fundit, duke treguar se gjërat duket sikur po ndryshojnë pasi ka 5 pikë në 3 sfidat e fundit të kampionatit. Fitoren e marrë, Flamurtari e ka pikërisht ndaj Egnatias në transfertë, skuadra kampione në fuqi dhe të njëjtën gjë, kuqezinjtë do të synojnë të bëjnë edhe ndaj Dinamos, aktualisht fituese e Kupës në fuqi, megjithëse të gjithë në kampin kuqezi e dinë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Blutë e vendit të katërt kanë 45 pikë, 16 pikë më shumë se Flamurtari i vendit të fundit.
Fund dramatik dhe i shëmtuar në ndeshjen mes Huesca-s dhe Real Zaragoza-s në LaLiga2, e cila përfundoi me tensione të mëdha dhe ...
Java e 33-të e kampionatit do të sjellë një përballje tejet të nxehtë në Superioren shqiptare, ku Vllaznia, e cila kryes...
Një moment i diskutueshëm u regjistrua në minutën e 82-të, në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, pas prekjes së topit me...
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimi...
Vora ka befasuar kampionët e Egnatias, teksa ka fituar 0-2 në Rrogozhinë. Skuadra nga Vora shënoi dy gola në pjesën e parë ...
Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, u shpall zyrtarisht kampion për herë të 36-të në histori, pas triumfit 2 me 1 të arritu...
Ndeshja e sotme mes Hueska dhe Saragozës në kategorinë e dytë spanjolle, është mbyllur me një episod të paprecedent n&...
Arbeloa mbërriti në stolin e Real Madridit si “paqebërës”, një etiketë pompoze e denjë për dikë q&eum...
Zhvillime të reja kanë dalë në dritë në futbollin italian, ku kreu i arbitrave, Gianluca Rocchi, është vënë ...
Pas dy humbjeve radhazi, Borussia Dortmund është rikthyer në mënyrë bindëse te fitorja, duke mposhtur 4-0 Freiburg në sht&e...