Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani po kalon një edicion shumë pozitiv me Hoffenheimin në Bundesligën gjermane.
23-vjeçari deri më tani ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime në 21 paraqitje, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e skuadrës së tij. Forma e mirë e Asllanit nuk ka kaluar pa u vërejtur në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, dy gjigantë të futbollit gjerman, Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi, kanë shprehur interesim për sulmuesin kosovar. Ky interes është konfirmuar të premten edhe nga mediumi T-Online.
Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit, Moritz Volz, ka folur për paraqitjet dhe potencialin e Asllanit, duke e vlerësuar lart:
“Fisniku është djalë i jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë lojtar fantastik. Kënaqesh duke e parë jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje”, tha Volz.
Ai shtoi se: “Megjithatë, prioriteti i tij është që të kalojë formë sa më të mirë në Bundesligë dhe me përfaqësuesen. Më pas do të shohim”.
Volz theksoi gjithashtu: “Fokusi jonë është që ta vazhdojmë punën me Fisin për potencialin që e ka. Deri tani ka shfaqur potencial të madh për moshën që e ka. Por, ka ende shumë hapësirë për zhvillim dhe për përmirësim”.
Hoffenheimi të dielën nga ora 17:30 do të luajë një sfidë të madhe në udhëtim ndaj Bayern Munichut, skuadrës lidere të Bundesligës.
Vlen të theksohet se Hoffenheimi është i vetmi ekip në Bundesligë që ka fituar të gjitha ndeshjet gjatë muajit janar, duke konfirmuar formën e lartë në këtë fazë të sezonit.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
6 Shkurt16:01
Përmbysje e çmendur në fund, Partizani feston 80-vjetorin me fitoren e rëndësishme përballë Bylisit
Ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit ka prodhuar emocione të mëdha dhe ka mbajtur tifozët në ankth deri në minutat e fundit.
Fillimi i...
SPORT
6 Shkurt15:21
Edi Martini, trajneri i muajit janar në Abissnet Superiore
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar n&eu...
SPORT
6 Shkurt14:59
“Askush mbi klubin”/ Saudi Pro League i përgjigjet Ronaldo-s
Nga një bekim për Arabinë Saudite, lojtari që ndryshoi totalisht imazhin e Ligës, tani Cristiano Ronldo po kthehet në një s...
SPORT
6 Shkurt14:23
Gnabry qëndron te Bayern, vjen zyrtarizimi i rinovimit, Arsenal tentoi Goretzkën në orët e fundit të merkatos
Bayern Munich ka vendosur të blindojë një nga yjet e tij. Sulmuesi Serge Gnabry ka firmosur rinovimin e kontratës me klubin gjerman deri n...
SPORT
6 Shkurt14:18
Del Piero: Juventus duhet të besojë te titulli, me 4-5 fitore radhazi asgjë s’është e sigurt!
A ka përfunduar gara për titull në Seria A? Sipas Alessandro Del Pieros, absolutisht jo.
Legjenda e Juventusit, në një intervist&eum...
SPORT
6 Shkurt13:33
Myrto Uzuni kërkohet në Europë nga trajneri që “rilindi” yllin e Kombëtares
Myrto Uzuni është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos. Lajmi është raportuar sot nga mediat n...
SPORT
6 Shkurt12:02
Agjensia e Antidopingut nis hetimet, skiatorët injektojnë acid hialuronik në penis dhe “fluturojnë” më shumë
Agjencia Botërore Antidoping mund të hetojë nëse provat tregojnë se kërcimtarët meshkuj me ski po injektojnë në p...
SPORT
6 Shkurt12:06
Hansi Flick nuk fshihet, tregon objektivat: Duam të fitojmë gjithçka, edhe Champions
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, në mbrëmjen gala të organizuar nga Mundo Deportivo, nuk u fsheh, por shprehu më zë të f...
SPORT
6 Shkurt11:25
NBA/ Tjetër sukses për Spurs, San Antonio triumfon në derbi ndaj Dallas, fitorja e 2-të radhazi për Lakers
Pasi mposhti kampionët e Oklahoma City Thunder, ekipi i San Antonio Spurs vijon serinë e rezultateve pozitive, teksa mbrëmjen e së enjtes ...
SPORT
6 Shkurt10:40
Nga “San Siro” në Kortina, nis sot Olimpiada Dimërore. Lara Kolturi udhëheq Shqipërinë
Njëzet vjet pas “Torino 2006”, Italia rikthehet në qendër të vëmendjes së botës sportive me Lojërat Olimpi...