SPORT

“Elbasani të besojë te titulli”, Gentian Bylykbashi: Ndaj Vllaznisë ndeshje reklame për kampionatin, por gara vazhdon

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 07:51

“Elbasani të besojë te titulli”, Gentian Bylykbashi: Ndaj

Elbasani u kthye pa pikë nga transferta në Shkodër, në një ndeshje që me pak më shumë fat mund të ishte mbyllur edhe në barazim. Disfata e fundit e ka larguar disi skuadrën verdheblu nga kreu i renditjes, ndërsa shkodranët tashmë kanë krijuar një avantazh prej gjashtë pikësh. Megjithatë, gara mbetet e hapur dhe kampionati po hyn në një fazë vendimtare.

”Panorama Sport” mori opinionin e ishkapitenit të Elbasanit në vitet 2000, Gentian Bylykbashi, i cili analizoi përballjen mes dy skuadrave kryesuese në stadiumin “Loro Boriçi”. Sipas tij, pavarësisht terrenit të rënduar nga reshjet e shiut, sfida ishte e nivelit të lartë dhe një reklamë e mirë për futbollin shqiptar. ”Në tërësi ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat jo rastësisht ndodhen në krye të klasifikimit. Kishte ritëm, intensitet dhe raste shënimi nga të dyja anët. Ashtu si rrofhi loja, mund ta fitonte cilado skuadër. Edhe pse terreni ishte i vështirë për shkak të shiut, u zhvillua një takim cilësor dhe do ta vlerësoja si një kornizë shumë të mirë për kampionatin tonë”, u shpreh fillimisht ish-mesfushori.

ËNDRRA TITULL – Sipas Bylykbashit, humbja në Shkodër nuk duhet dramatizuar dhe në asnjë mënyrë nuk vë në diskutim objektivin minimal të sezonit, që është pjesëmarrja në “Final 4”. Ai thekson se diferenca e krijuar me ndjekësit i jep qetësi skuadrës elbasanase për fazën e mbetur të kampionatit. ”Në kushtet ku ndodhet aktualisht Elbasani dhe me ecurinë që ka treguar gjatë gjithë sezonit, mendoj se ‘Final 4’ nuk është në rrezik. Për mua, Vllaznia, Egnatia dhe Elbasani janë relativisht të qeta në këtë aspekt, pasi kanë krijuar një distancë sigurie nga pjesa tjetër e tabelës. Lufta më e fortë do të jetë për vendin e katërt, ku shoh një garë të hapur mes Dinamos, Partizanit dhe Teutës, deri në javët e fundit”, theksoi ai. Madje, ishkapiteni shkon edhe më tej, duke besuar se Elbasani duhet të synojë më shumë sesa thjesht “Final 4”.

”Elbasani duhet të vazhdojë të besojë te titulli kampion. Ky është një nga sezonet më të mira të viteve të fundit për klubin. Loja, organizimi në fushë dhe rezultatet e arritura deri tani japin arsye për optimizëm. Sigurisht që gara është e fortë dhe çdo ndeshje është finale më vete, por skuadra ka treguar se i ka kapacitetet për të luftuar deri në fund”, shtoi Bylykbashi.

SFIDA ME VORËN – Sa i përket ndeshjes së radhës në transfertë ndaj Vorës, ai pret një përballje të vështirë, por shprehet optimist për rezultatin. ”Do të jetë një ndeshje e fortë, sepse Vora në fushën e saj luan mirë dhe ka një trajner që preferon futboll të organizuar e cilësor. Nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar. Megjithatë, me atë që ka treguar Elbasani këtë sezon, besoj se skuadra ka forcën dhe pjekurinë për të marrë tri pikët”, përfundoi ai.

Aktualisht, pas 24 javësh kampionat, Elbasani renditet në vendin e tretë me 42 pikë. Objektivi kryesor mbetet sigurimi i një bilete për në kupat e Europës, por me garën ende të hapur dhe diferencat jo të pakapërcyeshme, ëndrra për titull vazhdon të mbetet gjallë në kampin verdheblu.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan