SPORT

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:15

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Që nga viti 2013, ai nuk është parë më në publik dhe gjendja e tij vazhdon të mbetet një nga sekretet më të ruajtura në botën e sportit. Familja e tij ka mbajtur një privatësi të hekurt, duke ndarë vetëm detaje minimale rreth shëndetit të tij.

Më 29 dhjetor 2013, gjatë skijimit në Méribel të Francës, Schumacher goditi kokën në një shkëmb pas humbjes së kontrollit. Edhe pse mbante helmetë, ajo u ça nga goditja e fortë. Ai pësoi dëmtime të rënda në tru dhe u dërgua me helikopter në spital, ku iu nënshtrua dy operacioneve urgjente. Mjekët atëherë e përshkruan gjendjen e tij si “kritike” dhe “duke luftuar për jetën”.

Në prill të vitit 2014, familja njoftoi se Schumacher kishte treguar shenja të “vetëdijes dhe zgjimit”. Në verë, ai nuk ishte më në koma dhe u transferua në një qendër rehabilitimi. Pak muaj më vonë, u kthye në shtëpi ku vazhdon të kujdeset nga një staf i specializuar 24 orësh. Përditësimet rreth gjendjes së tij shëndetësore janë mjaft të rralla. Ekspertë të ndryshëm neurologjikë kanë sugjeruar se Schumacher nuk mund të bëjë një jetë aktive dhe se ai ka vështirësi të komunikojë. Dokumente të gjykatës e përshkruajnë si “pjesërisht të pafuqishëm” dhe në nevojë të vazhdueshme për përkujdesje., raporton ‘Daily Mail’.

Thuhet se ai komunikon kryesisht me sy dhe se vetëm një numër shumë i vogël njerëzish lejohen ta vizitojnë – mes tyre Jean Todt, Ross Braën dhe Gerhard Berger.

Këtë vit, tre persona u dënuan për përpjekje për shantazh, duke kërkuar 13 milionë paund në këmbim të fotove, videove dhe dokumenteve të vjedhura të Schumacherit. Përveç qindra imazheve dhe videove, u vodhën edhe dokumente mjekësore. Policia rikuperoi pothuajse gjithçka, përveç një hard disku të humbur.

Bashkëshortja e tij, Corinna Schumacher, është zotuar ta mbrojë privatësinë e tij me çdo kusht, duke insistuar që gjendja e tij të mos keqpërdoret dhe dinjiteti i tij të ruhet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?