Skandal për kartonin e kuq të Balogun përfshin edhe Trump dhe Infantino, hidhet poshtë ankimi i Belgjikës
Skandal ka shpërthyer gjatë 24 orëve të fundit pas vendimit të FIFA për të pezulluar zbatimin e dënimit me një nd...
Skandal ka shpërthyer gjatë 24 orëve të fundit pas vendimit të FIFA për të pezulluar zbatimin e dënimit me një nd...
Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhe...
Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi. Viktima ës...
Rudi Garcia, trajneri i kombëtares së Belgjikës, ka reaguar ndaj vendimit të FIFA për lirimin e lojtarit të SHBA, Folarin Balogu...
FIFA është përfshirë në kaos që nga dita e djeshme. Madje sot raportime jozyrtare tregojnë se disa anëtarë të...
Karina Blanco po bëhej gati të fillonte orën e saj të spinningut kur toka filloi të dridhej. Në fillim, ajo mendoi se dridhjet d...
Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vazhdojnë me shitjen e sistemeve të përparuara të arm&e...
Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST “Shqipëria nuk është në shitje”. Lëvizja e protestës kundër një projek...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që n&e...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupit kriminal të goditur disa javë...

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Kampionatin Botëror 2026, vetëm pak orë para supersfidës së fazës me eliminim direkt mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Belgjikës. Institucioni më i lartë i futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të paprecedentë duke lejuar sulmuesin amerikan, Folarin Balogun, të zbresë në fushë, pavarësisht se ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e kaluar.
Ky vendim ka sjellë një reagim të ashpër dhe të menjëhershëm nga Federata Mbretërore e Futbollit të Belgjikës (RBFA), e cila e ka cilësuar këtë veprim si të pabesueshëm dhe në kundërshtim të plotë me vetë rregulloret e FIFA-s.
“Jemi të shokuar nga ky vendim”
Në një komunikatë zyrtare që po bën xhiron e botës, Federata Belge thekson se është e tronditur nga ky favorizim i hapur.
“Federata Mbretërore e Futbollit të Belgjikës (RBFA) është e shokuar nga vendimi i FIFA-s për ta shpallur lojtarin e pezulluar të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, të kualifikuar për të luajtur në ndeshjen SHBA–Belgjikë, ditën e hënë, më 6 korrik në orën 17:00 (Koha e Seattle).” – thuhet në njoftim.
Përplasja e Rregulloreve: Si po justifikohet FIFA?
Sipas RBFA-së, FIFA është justifikuar duke u bazuar në Nenin 27 të Kodit Disiplinor, i cili i jep të drejtë Komitetit Disiplinor të pezullojë zbatimin e një sanksioni të dhënë më parë. Por, belgët kanë nxjerrë zbuluar kontradiktat e vetë institucionit duke renditur rregullat që tregojnë të kundërtën:
• Neni 66.4 i Kodit Disiplinor: Ky nen thekson qartë se një karton i kuq (përjashtim nga loja) sjell automatikisht pezullim për ndeshjen e radhës të ekipit, siç ka ndodhur me të gjithë kartonët e tjerë të kuq në këtë Botëror.
• Rregullorja e Kompeticionit (Neni 10.5): Çdo lojtar i përjashtuar me karton të kuq (direkt ose dy të verdhë) pezullohet automatikisht për ndeshjen pasardhëse.
• Qarkorja Nr. 16 e FIFA-s: Kjo rregull e pezullimit automatik u është rikonfirmuar të gjitha federatave më 12 maj 2026 dhe përsëritet vazhdimisht në çdo mbledhje koordinuese para ndeshjeve.
Belgjika kërcënon me hapa të mëtejshëm
Në mbyllje të deklaratës së saj bombastike, Federata Belge bën të qartë se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje, duke paralajmëruar lëvizje të tjera për të mbrojtur drejtësinë sportive.
“Për të mbrojtur të drejtat legjitime të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe për të mbrojtur parimet thelbësore të Fair Play-t në sportin tonë, si në këtë Botëror ashtu edhe në edicionet e ardhshme, RBFA po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme,” – mbyllet komunikata.
Ky vendim ka ngritur dyshime të mëdha mbi integritetin e kompeticionit, ndërkohë që sytë e gjithë botës së futbollit do të jenë të drejtuar nga Seattle këtë të hënë, në një ndeshje që ka nisur të luhet me “shkëndija” jashtë fushe!
Norvegjia ka eliminuar Brazilin nga Botërori në fazën e 1/8-ave. Me dy golat e Haaland, Norvegjia arriti një kualifikim historik në ...
Ylber Ramadani është shumë pranë mbylljes së aventurës së tij me Leçen. Sipas raportimeve të Sky Sport, mesfush...
Edhe mesfushori tjetër i kombëtares tonë mund të ndryshojë destinacion nga sezoni i ardhshëm. Bëhet fjalë për Kri...
Ky edicion i Kupës së Botës ka qenë një mallkim për trajnerët e skuadrave pjesëmarrëse pasi shumë prej tyre ...
Belgjika ka avancuar në Botërorin 2026 pa bërë shumë zhurmë, por edhe pa shkëlqyer shumë. Kualifikimi dramatik pë...
Michael Olise po spikat shumë në këtë edicion të Kupës së Botës teksa është një prej protagonistëv...
Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i një prej...
Mesfushori i Zvicrës, Ardon Jashari, ka folur në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Kolumbisë në Botërorin 2026...
Një lajm shokues ka tronditur mbarë opinionin sportiv botëror. Jashtëtokësori i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar zyrtaris...
Ekipi kombëtar i SHBA-së ka marrë një “dhuratë” të madhe nga FIFA përpara përballjes jetike të së...