Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të vendosë vetëm kampionin e ri të botës. Sfida në “MetLife Stadium” pritet të ketë një ndikim të madh edhe në garën për “Topin e Artë” 2026, ceremonia e të cilit do të zhvillohet më 26 tetor në Londër. Sipas raportimeve të Marca, Lionel Messi është aktualisht favoriti kryesor për të fituar çmimin individual më prestigjioz në futboll. Nëse Argjentina arrin të mbrojë titullin botëror, 39-vjeçari mund të ngrejë për herë të nëntë “Topin e Artë”, një arritje që do ta largonte edhe më shumë nga çdo rival në histori.
Messi ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Para Botërorit, ai shkëlqeu me Inter Miami në MLS, duke regjistruar 12 gola dhe 8 asistime në 14 ndeshje, ndërsa me Argjentinën ka qenë vendimtar në rrugën drejt finales, me 8 gola dhe 4 asistime.
Një nga debatet më të mëdha ka qenë fakti që Messi luan jashtë futbollit europian. Megjithatë, sipas mediave spanjolle, ky argument mund të mos ketë më peshë. Madje, llogaria zyrtare në rrjetet sociale e “Topit të Artë” ka nxitur diskutime me një postim ku pyeste: “A ka vërtet rëndësi të luash në Europë?”, një sinjal që është interpretuar si një avantazh për yllin argjentinas.Megjithatë, Messi nuk është i vetëm në garë.
Rivali i tij më i madh konsiderohet talenti spanjoll Lamine Yamal. Edhe pse nuk ka shënuar ende në këtë Botëror, 19-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të sezonit me Barcelonën, duke regjistruar 24 gola dhe 17 asistime, si edhe duke fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës. Një triumf i Spanjës në finale mund ta kthejë Yamalin në favoritin e ri për “Topin e Artë”.
Në listën e kandidatëve përmenden edhe Harry Kane, i cili fitoi “Këpucën e Artë” në Europë me Bayern Munich dhe zhvilloi një Botëror shumë të mirë me Anglinë, si dhe Fabián Ruiz, që fitoi gjithçka me PSG, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Megjithatë, historia ka treguar se “Topi i Artë” zakonisht favorizon lojtarët vendimtarë në sulm dhe ata që shkëlqejnë në Botëror.Për këtë arsye, sytë e botës nuk do të jenë vetëm te trofeu i Kupës së Botës. Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës mund të jetë edhe momenti që do të përcaktojë fituesin e “Topit të Artë” 2026, me Lionel Messin që është vetëm një hap larg një tjetër kapitulli historik në karrierën e tij legjendare.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Korrik09:21
Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve
Përballja spektakolare mes Francës dhe Anglisë, e fituar nga “Tre Luanët” me rezultatin 6-4, nuk solli vetëm medaljen e bro...
SPORT
18 Korrik23:37
Francë-Angli/ “Tre Luanët” drejt medaljes së bronzit, shënojnë edhe golin e dytë
Për Francën, kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Didier Deschamps në stolin e “Les Bleus”. Trajneri legjendar do ta mbyl...
SPORT
18 Korrik22:47
FOTO/ Franca dhe Anglia me rezerva për medaljen e bronztë, formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Francës dhe Anglisë, e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Bot&e...
SPORT
18 Korrik16:12
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
FIFA njoftoi një paketë rekord prej 871 milionë dollarësh për 48 federatat kombëtare të përfshira në turne.Ndikimi ...
SPORT
18 Korrik15:51
Argjentina apo Spanja? Mu Deng, hipopotami xhuxh, “parashikon” fituesin e Kupës së Botës
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
SPORT
18 Korrik14:22
Bellingham pas eliminimit: Mos lejoni që uniteti i Anglisë të shuhet, do të arrijmë gjëra të mëdha...
Jude Bellingham u ka bërë thirrje tifozëve të Anglisë që të ruajnë unitetin e jashtëzakonshëm që kan&eu...
SPORT
18 Korrik13:00
Luka Modriç qëndron në Milano, fantazisti kroat ndërpret para kohe pushimet, gati të firmosë rinovimin me “Djallin”
Luka Modriç është pranë vazhdimit të aventurës me Milanin. Mesfushori kroat ka ndërprerë pushimet për të r...
SPORT
18 Korrik12:23
Barcelona piketon talentin brazilian të Bournemouthit, Rayan shihet si "partneri" i Yamal-it në lojë
Barcelona ka vendosur në shënjestër Rayanin, talentin e ri të Bournemouthit në Ligën Premier, i cili është shndër...