Të shtëna me armë në Mat, gjendet e djegur një makinë në Urakë
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në qytetin e Matit, ku bëhet me dije se ndaj një automjeti ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në qytetin e Matit, ku bëhet me dije se ndaj një automjeti ...
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pran...
Një operacion “nën hije” dhe i paautorizuar, një ndjekje që përfundon me një aksident fatal. Cinikëria e agjent&e...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
Sezoni 2026 i Formulës 1 ka nisur si një provë e vërtetë zjarri për Maks Vershtapen dhe ekipin Red Bull. Pas viteve dominimi pothuajse absolut, holandezi po përballet me një realitet krejt ndryshe për shkak të hyrjes në fuqi të rregulloreve të reja teknike dhe të njësive të fuqisë.
Ajo që pritej të ishte një tranzicion drejt një epoke të re suksesi, është kthyer, sipas vetë pilotit, në një “makth” dhe një luftë për “mbijetesë” në çdo xhiro. Holandezi, i cili mbeti vetëm dy pikë larg barazimit të një rekordi në Formula 1, fitimi i pesë titujve radhazi (si Mikael Shumaker), po përjeton një situatë të ngjashme me atë që përjetoi “Kaiseri”. Me zhdukjen e motorëve V10 dhe lodhjen mentale pas dominimit për pesë vite, Shumaker vendosi të tërhiqej, për t’u rikthyer katër vite më vonë me Mercedesin. Diçka e ngjashme po i ndodh edhe Vershtapenit, i cili po përballet me lodhjen mendore pas katër titujve radhazi, në një kohë kur sporti po hyn në një epokë të re rregulloresh.
KRITIKAT NGA RALF Nëse ka diçka që e karakterizon Mak Vershtapenin jashtë pistës, janë deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe pa filtra. Megjithatë, komentet e tij, ku u shpreh se tifozët që po e shijojnë këtë sezon nuk janë të vërtetë, nuk janë pritur mirë nga Ralf Shumaker. “Mikaeli nuk do ta bënte kurrë këtë, ai nuk do të kishte marrë kurrë një qëndrim të tillë”, tha ish-piloti, duke vlerësuar figurën e shtatë herë kampionit të botës. Në podkastin “Backstage Boxengasse”, Ralf shtoi: “Mendoj se ajo që i mungon tani Maksit, dhe kjo nuk është e pazakontë, është dikush me të cilin të flasë. Kur një sportist ka kaq shumë sukses, është e natyrshme që pak njerëz ta kundërshtojnë. Maks duhet të dëgjojë menaxherin e tij ose një mik të mirë dhe të përqendrohet tek gjërat e rëndësishme”. Ai vijoi duke e krahasuar me të vëllanë e tij, duke theksuar mënyrën si përballonte periudhat e vështira: “Në këtë moment, ai po garon në mesin e renditjes. Ajo që ka vërtet rëndësi tani, dhe kjo është diferenca e madhe me vëllain tim, është se Mikaeli gjithmonë e mbështeste ekipin dhe shmangte kritikat publike”.
MUNGESA E MARKOS, PROBLEM Që nga largimi i Helmut Markos nga Red Bulli, struktura e lidershipit dhe komunikimit me mediat ka ndryshuar ndjeshëm. Tani vëmendja është përqendruar te drejtori i ekipit, Laurent Mekies, dhe te vetë Vershtapen. Sipas Ralf Shumakerit, një pjesë e problemeve të Vershtapenit me publikun lidhen pikërisht me këtë mungesë figure udhëheqëse: “Vershtapen ka nevojë për dikë si Helmut Marko, që t’i thotë gjërat siç janë, të mbështesë ekipin dhe, kur është e nevojshme, t’i thotë: ‘Mjaft më'”. Ai gjithashtu theksoi urgjencën për të zëvendësuar këtë rol: “Është shumë e rëndësishme që ky pozicion të plotësohet sa më shpejt. Përndryshe, gjërat mund të marrin një drejtim që nuk duhet të ndodhë”, përfundoi prononcimin vëllai i legjendës së Formulës 1.
Flamurtari “ndez zjarr” garën për mbijetesë, su per premio për ndeshjet vendimtare. Kuqezinjtë hyjnë në një ...
Pas kësaj, ai doli në konferencën e zakonshme për mediat ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Tekniku brazilian u ndal te m...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në ...
Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e “Play Off”-it të Botërorit, me shpresën pë...
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e “play-off”-it për kualif...
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, ka gjetur golin e nëntë me fanellën e Kluzhit në elitën e futbollit rumun. 29-vj...
Trofeu që ekipi kombëtar fitoi në Kupën e Kombeve të Afrikës së fundmi, tani mbahet në një bazë ushtarake n&...
Real Madrid ka konfirmuar një lajm të keq për portën e saj. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera sot, portieri belg Thibaut Cour...
Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvill...
Juventus do të presë këtë të shtunë Sassuolon ndaj së cilës do të kërkojë fitoren në kuadër t...