
Sipas Ralf Shumakerit, Toto Volf i ka paraqitur Maks Vershtapenit një ofertë për sezonin 2027, por ajo ka qenë aq e ulët financiarisht sa kampioni holandez nuk ka pasur arsye ta marrë në konsideratë.
Ish-piloti i Formulës 1 pretendon se bëhej fjalë për një lëvizje të qëllimshme nga drejtuesi i Mercedesit, i cili kishte interesa të tjera pas kësaj manovre. “Për momentin nuk ka vend te Ferrari”, deklaroi Shumaker në podkastin “Backstage Boxengasse”. “Ndërkohë, flitet se Volf i ka bërë fshehurazi një ofertë Vershtapenit, por ajo ishte aq e dobët ekonomikisht dhe Mercedesi nuk mund të konsiderohej një opsion real”, zbulon vëllai i Mikael Shumakerit. “Kjo është përshtypja që krijohet nga ajo që po ndodh pas kuintave në këto momente”, shtoi ai.
PRIORITETI I MERCEDESIT, KONTRATA E ANTONELIT Ralf Shhumaker beson se oferta e ulët ndaj Vershtapenit ishte e qëllimshme, pasi Volf ka prioritete të tjera, veçanërisht përmirësimin e kontratës së Kimi Antonelit. Piloti i ri italian aktualisht fiton rreth 2 milionë dollarë në vit, pavarësisht se ka fituar pesë Çmime të Mëdha dhe kryeson bindshëm kampionatin botëror me 41 pikë avantazh ndaj Luis Hamiltonit. Nga ana tjetër, Vershtapen fiton rreth 70 milionë dollarë në sezon te Red Bulli, ndërsa në vitin 2027 mund të ketë në dispozicion një makinë të aftë për të luftuar sërish për titullin botëror. “E kam thënë edhe më parë, pse do të sillte Volf një pilot kaq të shtrenjtë si Maks Vershtapen për ta vënë përballë Kimi Antonelit, që pritet të jetë superylli i ardhshëm i Formulës 1 nëse gjithçka shkon sipas planit? Atëherë do të kishte dy pilotë që do të konkurronin ashpër me njëri-tjetrin brenda skuadrës. Mjafton të kujtojmë atë që ndodhi mes Niko Rosbergut dhe Luis Hamiltonit, kjo është gjëja e fundit që Volf dëshiron”, argumentoi Shumaker. “Mbi të gjitha, kjo do të rrezikonte zhvillimin e Kimit. Prandaj, sinqerisht, nuk ka asnjë kuptim”, përfundoi ai. JOS
VERSHTAPEN MOHON GJITHÇKA Babai i Maks Vershtapenit reagoi menjëherë ndaj këtyre pretendimeve. Përmes një komenti të shkurtër në “Instagram”, ai iu përgjigj Shumakerit: “Ralf, edhe një herë po shpërndan informacione të pasakta”. Duket se këto spekulime nuk janë pritur mirë nga kampi Vershtapen, në një moment kur e ardhmja e Maksit në Formula 1 vazhdon të jetë objekt diskutimi. Megjithatë, për momentin ka më shumë arsye, veçanërisht financiare, që kampioni holandez të vazhdojë karrierën e tij në sport, sesa të mendojë për largimin, duke qenë se është ende në kulmin e moshës sportive.

Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Qershor14:24
Real Madrid “trondit” merkaton, gati oferta 220 milionë euro për Michael Olise, Bayern reziston
Real Madridi vazhdon të besojë te transferimi i bujshëm i Michael Olise, pavarësisht refuzimit të qartë të Bayern Munichut ...
SPORT
19 Qershor13:32
Tifozët argjentinas kthehen në një problem, përfshihen në të shtëna me armë. Plagoset një shofer taksie
Autoritetet amerikane kanë nisur një kërkim të gjerë pas një serie të të shtënave me armë në Kansas Cit...
SPORT
19 Qershor12:36
Volejboll/ Liga e Europës, Shqipëria luan sot dy sfida në “Feti Borova”
Shqipëria e volejbollit do të ketë një tjetër fundjave intensive në Ligën e Europës, pasi do të zbresë n&eum...
SPORT
19 Qershor11:35
Botërori në vapë ekstreme: Futbollistët përballen me sfidën e madhe të nxehtësisë në Miami!
Futbollistët që do të udhëtojnë drejt Miamit për të zhvilluar ndeshjet e Botërorit do të duhet të përba...
SPORT
19 Qershor11:30
Barazimi me Kepin e Gjelbër nuk e lëkund Spanjën, Garcia: Duhet ta provojmë në fushë që jemi favoritë!
Mbrojtësi i Spanjës, Eric Garcia, ka deklaruar se kombëtarja iberike mbetet një nga pretendentet kryesore për të fituar Kupë...
SPORT
19 Qershor11:24
Futbolli italian në zi, ndërron jetë në moshën 58-vjeçare ish- sulmuesi i njohur
Ish-sulmuesi i njohur italian Igor Protti ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin...
SPORT
19 Qershor10:34
Dëmtim horror i futbollistit të Kanadasë në Kupën e Botës, 24-vjeçari del me oksigjen nga fusha
Mesfushori i Kanadasë, Ismael Kone pësoi një dëmtim horror mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Katarit në Botëror.&...
SPORT
19 Qershor10:19
Sofia Vergara ndez tifozërinë kolumbiane në Botëror, por përballet me një “derbi” në familje!
Aktorja e njohur kolumbiane, Sofia Vergara, po e jeton me emocione të mëdha atmosferën e Kampionatit Botëror 2026, duke treguar hapur...
SPORT
19 Qershor10:07
Fitorja e dytë radhazi dërgon Meksikën në raundin tjetër të Botërorit, Luis Romo bëhet heroi kundër Koresë së Jugut
Meksika është skuadra e parë që kualifikohet në raundin tjetër të Botërorit falë fitores kundër Koresë ...
SPORT
19 Qershor09:02
‘I papërgatitur dhe arrogant’/ ‘The Times’ kryqëzon Zlatan Ibrahimovic si komentator
Zlatan Ibrahimovic po përjeton një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Suedezi është gjithnjë e m&eu...