
Kualifikimi i PSG në finalen e UEFA Champions League konfirmoi edhe një herë forcën ofensivë të dyshes Khvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembélé, të cilët ishin protagonistët kryesorë në suksesin ndaj Bayernit.
Në aksionin vendimtar të takimit, Kvaratskhelia rikuperoi topin, avancoi me shpejtësi dhe dhuroi një asist perfekt për Dembele, i cili mposhti pa vështirësi Manuel Neuer që në minutat e para të sfidës. Goli rezultoi vendimtar për sigurimin e biletës drejt finales.
Pas ndeshjes, legjenda franceze Thierry Henry nuk i kurseu elozhet për dyshen sulmuese të PSG-së gjatë analizës për CBS Sports.
“Kjo dyshe është një makth për çdo mbrojtje, kur ke dy lojtarë krahu që mund të të shkatërrojnë në mënyra të ndryshme”, deklaroi Henry.
Ish-sulmuesi i Arsenalit e konsideroi golin e Dembele si shembullin perfekt të bashkëpunimit mes të dyve.
“Kvaratskhelia fitoi topin, sulmoi menjëherë dhe dha pasimin ideal për Dembele. Ai gol i hershëm praktikisht vendosi fatin e ndeshjes”, shtoi Henry.
Sipas tij, forca e PSG-së qëndron te kombinimi perfekt i karakteristikave të dy lojtarëve: “Njëri shpërqendron mbrojtësit, ndërsa tjetri shfrytëzon hapësirat. Është spektakël i pastër. Dembele është shumë klinik para portës, ndërsa Kvaratskhelia krijon kaos me driblimet dhe vizionin e tij”.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
7 Maj15:33
Polemika në Gjermani pas eliminimit të Bayern, Ballack ngre dyshime: Dukej sikur po ndikohej te ndeshja!
Eliminimi i Bayernit nga PSG në gjysmëfinalen e Champions League vazhdon të shkaktojë debat të madh në Gjermani. Në q...
SPORT
7 Maj15:18
Milani shpenzoi 150 milionë euro, shumë zhgënjim nga merkato
Me vetëm tre ndeshje të mbetura në sezon, te Milani ka ardhur momenti për të bërë bilancet, duke nisur nga një tjet&eu...
SPORT
7 Maj14:30
Hija e Calciopolit rikthehet në Itali, avokati italian shpjegon çështjen e arbitrave
Debati në futbollin italian vijon të mbetet i nxehtë, teksa hetimet mbi dosjen e arbitrimit po thellohen dhe po rikthejnë në vëm...
SPORT
7 Maj14:09
Arsenali “mbulohet me ar”/ Afro 140 milionë euro nga Champions, ja sa vlen trofeu
Arsenal po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në Champions League, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar...
SPORT
7 Maj13:46
Conte lëviz gjithçka, në Itali “shpërthen” valsi i trajnerëve
Në Itali, në fund të këtij sezoni pritet të “shpërthejë” edhe një herë valsi i trajnerëve. T&eum...
SPORT
7 Maj13:02
PSG, Al Khelaifi entuziast: Luis Enrique, numri 1, zgjedhja jonë më e mirë
Paris Saint Germain dhe Luis Enrique siguruan finalen e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve dhe të gjithë i përulen trajnerit spa...
SPORT
7 Maj12:52
LISTA/ Zgjidhet formacioni më i mirë. Shehi, trajneri i javës së 35-të
Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhuroi përballje të forta dhe paraqitje të spikatura nga disa prej futbollist&...
SPORT
7 Maj12:43
Uejn Runi e ka me Arsenalin: E tepruan me festimet, nuk kanë fituar ende asgjë
Uejn Runi ka befasuar duke thënë se Arsenali e teproi me reagimin e tyre ndaj fitores 1-0 ndaj Atletiko Madrid, e cila i pa “Topçinjt&eum...
SPORT
7 Maj11:45
“Var këpucët në gozhdë”, Niklas Süle lë futbollin në moshën 30 vjeçare
Niklas Süle i jep fund futbollit të luajtur. Mbrojtësi i Borussia Dortmundit ka njoftuar se do të tërhiqet në fund të sezon...
SPORT
7 Maj11:37
Andi Lila dhe një biznesmen shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Gazeta greke “Proinos Logos” ka raportuar se presidenti i PAS Giannina, Nikos Siontis, ka marrë një ofertë nga ish-futbollisti shqipt...