
Milani vazhdon të jetë aktiv në merkato në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv, jo vetëm me sytë nga vera, por edhe në funksion të afatit të janarit.
Pas afrimit të Niclas Füllkrug, sulmi kuqezi mund të pësojë ndryshime të tjera, sidomos nëse largimi i Christopher Nkunku drejt Fenerbahçes, klub që prej kohësh ushtron presion, do të konkretizohet.
Drejtuesit e Milanit kanë shtuar kontaktet për Sidiki Chérif, talentin e Angers, i datëlindjes 2006.
Interesi i klubit kuqezi është konkret dhe i konfirmuar nga prania e vazhdueshme e skautëve të Milanit në disa ndeshje të sulmuesit franko-guinean, i cili, vetëm 19 vjeç, është tashmë titullar në Ligue 1 dhe ka realizuar 4 gola në 17 paraqitje.
Cherif ndiqet gjithashtu nga disa klube të Bundesligës, por projekti i Milanit duket se e ka tërhequr lojtarin.
Në mesin e dhjetorit ka pasur edhe një takim të parë mes përfaqësuesve të futbollistit dhe drejtuesve të klubit në Via Aldo Rossi, ku është prezantuar plani afatgjatë për zhvillimin e tij.
Fillimisht i menduar si një investim për verën, emri i Chérif tani po vlerësohet edhe për janarin.
Gjendja jo optimale fizike e Santi Gimenez, paraqitjet e paqëndrueshme të Nkunku dhe mundësia e largimit të njërit prej tyre, e shtyjnë Milanin të mendojë për përshpejtimin e operacionit.
Sidiki Cherif shihet si një bast serioz për të ardhmen e sulmit kuqezi.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
6 Janar08:47
Capello sulmon arbitrat: Janë si mafia, duhen rregulluar gjërat
Fabio Capello del hapur kundër sistemit arbitrale modern. Në një intervistë të gjatë për “Marca”, ish-trajneri ...
SPORT
6 Janar08:34
15 fitore në 46 ndeshje në Premier League, ja pse u shkarkua Amorim nga United
Ruben Amorim nuk është më trajneri i Manchester United. Vendimi është marrë një ditë pas barazimit ndaj Leeds, një...
SPORT
6 Janar08:22
Inter arrin akordin me Al-Hilal për Cancelon, mbrojtësi merr kohë për reflektim
Hidhen hapa konkretë në boshtin Milano–Riad.
Inter dhe Al-Hilal kanë arritur një marrëveshje verbale për rikthimin e mund...
SPORT
6 Janar07:52
Barcelona i falet aksiomës, “më i forti fiton gjithmonë”/ Flik: Ishte pikërisht ajo që na duhej
Nuk ka qenë aspak e vështirë të kuptoje vuajtjen e Hansi Flik pas ndeshjes. Kjo pasi Barcelona ka zhvilluar mbase një nga ndeshjet m&...
SPORT
5 Janar22:32
Gjiganti anglez ofron shifrën e “çmendur” për Viniciusin
Real Madridi dhe Vinicius Junior vazhdojnë të jenë në një ngërç sa i përket së ardhmes së tij, por situata e...
SPORT
5 Janar21:09
Kupa e Afrikës/ “Faraonët” e Egjiptit shkojnë në çerekfinale me shtesa, Salah bën heroin!
Egjipti u bë skuadra e 5-të që u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.
“Farao...
SPORT
5 Janar15:53
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti zgjidhet lojtari i ndeshjes
Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me para...
SPORT
5 Janar15:24
Juventusi kërkon ish-ët e Milanit, pritet t’i kthejë nga Arabia Saudite
Juventusi synon të bëjë ndryshime të mëdha gjatë këtij viti, me lëvizje në hyrje dhe dalje për të tentu...
SPORT
5 Janar15:12
Një “like” ndez zërat për rikthim/ Cancelo gjithnjë e më pranë Interit
E ardhmja e Joao Cancelos pritet të marrë formë përfundimtare brenda kësaj jave. Dy destinacionet kryesore mbeten Interi dhe Barcelon...
SPORT
5 Janar14:55
Kupa e Shqipërisë, mundësi për të shpëtuar sezonin e Partizanit
Partizani e nis vitin 2026 në dy beteja, fillimisht në Kupën e Shqipërisë dhe më pas në kampionat. Kupa është nj&...