Eurodeputetja holandeze skeptike: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, i vështirë me Ramën kryeministër
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...

Ish-portieri legjendar i kombëtares së Shteteve të Bashkuara, Tim Houard, nuk beson se SHBA-ja ka shanse reale për të fituar Kupën e Botës 2026, pavarësisht se ka fituar dy ndeshjet e para në fazën e grupeve kundër Paraguait dhe Australisë. Në podcastin e tij “Unfiltered Soçer”, së bashku me ish-shokun e skuadrës Landon Donovan, Houard u shpreh skeptik për aftësinë e amerikanëve që të vazhdojnë suksesin edhe në fazat eliminatore.
“SHBA-ja nuk mund ta fitojë Kupën e Botës, pa asnjë dyshim”, tha Houard. “Për ta bërë këtë, kombëtarja amerikane duhet të luajë ndeshjen më të mirë në historinë e saj… katër herë radhazi, në 1/16-at, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.” Ai shtoi: “Është fjalë për fjalë e pamundur që SHBA-ja të fitojë Kupën e Botës. Kjo është thjesht realiteti.”
Në dy ndeshjet e para të Grupit D, SHBA-ja mposhti Paraguain me rezultatin 4-1 dhe Australinë 2-0. Në të dyja sfidat amerikanët u shfaqën të sigurt dhe dominues, por kundërshtarët nuk ishin mes ekipeve elitare të futbollit botëror, diçka që pritet të ndryshojë në fazën me eliminim direkt. Donovan u tregua disi më optimist për ecurinë e kombëtares amerikane, por në fund ra dakord me përfundimin e Houard.
“A mundemi? Po. A ka provuar ky grup se mund të mposhtë një ekip të madh? Jo”, tha Donovan. “Nëse vazhdojnë të luajnë kështu, mund të konkurrojnë me çdo skuadër në këtë Kupë Bote. Pa diskutim.” Megjithatë, ai theksoi se sfida më e madhe është vazhdimësia. “Mund ta bësh një herë, por a mund ta bësh katër herë radhazi? Në 1/16-at, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Pikërisht aty bëhet shumë e vështirë. Por kur krijon vrull pozitiv, nuk i dihet kurrë”, tha.
SHBA-ja e ka siguruar tashmë kalimin në fazën me eliminim direkt falë dy fitoreve të para, por ka ende një ndeshje për të luajtur në grup. Amerikanët do të përballen me Turqinë të enjten në stadiumin “SoFi Stadium”, në Los Anxhelos. Ndërkohë, ylli i skuadrës, Kristian Pulisiç, i cili mungoi ndaj Australisë për shkak të një dëmtimi në pulpë, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Turqisë. Gjithsesi, duke qenë se kualifikimi është siguruar tashmë, stafi teknik mund të vendosë t’i japë më shumë kohë për t’u rikuperuar plotësisht.
Real Madridi vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimin e talentit të Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, i cili është shnd&...
Një goditje e rëndë ka tronditur kampin e kombëtares gjermane në mes të rrugëtimit në këtë kampionat bot&eum...
Pas ndeshjes me Belgjikën, që ishte e fundit në SHBA, Irani ka lënë një letër në dhomat e zhveshjes, duke falënde...
Kylian Mbappé është lideri i Francës, me “gjelat” që shohin tek sulmuesi i Real Madrid një lider të vërt...
Departamenti i Garave dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvilluan sot një takim konsultues me përfaqësuesit e klubeve të &ldq...
Brazili ka marrë një lajm jo të mirë në mes të rrugëtimit të tij në Kupën e Botës 2026. Sulmuesi titull...
FIFA ka njoftuar një shpërndarje rekord fondesh për Botërorin 2026, ku po marrin pjesë 48 kombëtare. Sipas të dhënave ...
Trajneri i Irakut, Graham Arnold, bëri shaka për mënyrën se si skuadra e tij mund të ndalojë sulmuesin francez Kylian Mbappe n&e...
Futbollistit iranian Mehdi Torabi i ka skaduar viza amerikane pas ndeshjes hapëse të ekipit kombëtar në Kupën e Botës, duke e l&...
Botërori 2026 po dhuron spektakël, surpriza dhe një numër të lartë autogolash.Është ky një fenomen që po t&e...