SPORT

Kerjota zbulon bisedën me Muçin për fanellën e Salah: Prioriteti janë tri pikët ndaj Trabzonsporit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 10:47

Kerjota zbulon bisedën me Muçin për fanellën e Salah:

Ndeshja e sotme mes Hearts dhe Trabzonsporit në Ligën e Konferencës pritet të jetë një përballje me interes të veçantë edhe për futbollin shqiptar. Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy futbollistë shqiptarë, Sabah Kerjota i skuadrës skoceze Hearts dhe Ernest Muçi, i cili luan për Trabzonsporin.

Përveç rëndësisë së pikëve në garat evropiane, vëmendjen e ka tërhequr edhe një dëshirë e veçantë e Kerjotës, pasi kërkon të sigurojë fanellën e Mohamed Salah, një prej futbollistëve që e ka pasur gjithmonë si model. Sulmuesi anësor 25-vjeçar i Hearts ka zbuluar se për këtë çështje ka kontaktuar edhe Ernest Muçin, me shpresën që pas përfundimit të ndeshjes të ketë mundësinë të shkëmbejë fanellën me yllin egjiptian. Megjithatë, pavarësisht admirimit për Salah, Kerjota e ka bërë të qartë se objektivi kryesor në udhëtimin drejt Turqisë është një rezultat pozitiv për skuadrën e tij.

“Për çdo futbollist në botë, jo vetëm për lojtarët e Hearts, Salah është një nga më të mirët. Ai është një prej heronjve të mi dhe jam përpjekur të mësoj prej tij duke e ndjekur në fushë. Kam folur tashmë me shqiptarin që luan te skuadra e tyre, me Muçin, i cili është edhe pjesë e kombëtares sonë. Shpresoj të kemi mundësi të takohemi”, ka treguar lojtari i Hearts, duke lënë të kuptohet se shkëmbimi i fanellës është një dëshirë që e ka menduar përpara sfidës.

 NDESHJA- Megjithatë, Kerjota nuk dëshiron që admirimi për yllin e Trabzonsporit të marrë përparësi ndaj objektivit sportiv. Për të, më e rëndësishme se fanella e një prej futbollistëve më të njohur në botë është që Hearts të largohet me pikë nga kjo ndeshje. “Do të preferoja të merrnim tri pikët. Shpresoj që të enjten të zhvillojë një ndeshje të keqe”, është shprehur me humor Kerjota, duke treguar se në fushë dëshiron ta shohë Salah larg formës së tij më të mirë.

 Përtej përballjes personale me Salah dhe duelit shqiptar me Muçin, futbollisti i Hearts e di se skuadrën skoceze e pret një provë e vështirë në transfertën ndaj Trabzonsporit. Ai ka folur me respekt për atmosferën që krijojnë tifozët turq, duke veçuar Trabzonsporin, Gallatasarajn dhe Beshiktashin si klube që luajnë përpara publikut shumë të zjarrtë.

“Atmosfera do të jetë shumë e vështirë. E dimë se në Turqi, Trabzonspori, Gallatasaraj dhe Beshiktashi kanë disa nga stadiumet më të mira në botë për sa u përket tifozëve. Ne luajmë vazhdimisht kundër Rejnxhërs dhe Sëlltik. Kur këto skuadra vijnë në “Tynecastle”, përjetojmë të njëjtën atmosferë. Do të jetë një ndeshje e mirë për ne dhe shpresojmë të marrim pikë”, ka shtuar ai.

Kerjota ka theksuar gjithashtu se Hearts duhet të ruajë identitetin e vet të lojës, pavarësisht emrit të kundërshtarit dhe presionit që mund të ushtrojë publiku vendas. Sipas tij, skuadra skoceze duhet të hyjë në fushë me bindjen se mund të konkurrojë me Trabzonsporin dhe të mos kufizohet vetëm në mbrojtje. “Ne do të bëjmë më të mirën dhe do të shkojmë atje për të luajtur lojën tonë. Kemi punuar shumë për të arritur deri këtu dhe për të pasur mundësinë të luajmë kundër këtyre futbollistëve. Tani jemi këtu dhe duhet të luajmë sikur jemi në të njëjtin nivel me ta”, është shprehur futbollisti.

“Ndeshjet evropiane janë shumë të ndryshme nga ato të Premiership-it skocez. Kundërshtarët nuk e humbasin lehtë topin dhe nuk e largojnë atë pa arsye. Ata kanë forcën për të luajtur për 90 minuta në një nivel të lartë dhe ne duhet të mësojmë nga kjo. Ne ishim mirë për 80-85 minuta, por duhet të nxjerrim mësime nga ajo që ndodhi. Kur je në avantazh për një kohë kaq të gjatë dhe luan në shtëpi, dëshiron ta fitosh ndeshjen. Kishim mundësi për të shënuar edhe golin e dytë, por ky është futbolli evropian dhe gabimet ndëshkohen. Kur kalon në avantazh në ndeshje të tilla, duhet t’i fitosh ato”, ka deklaruar Kerjota.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë