SPORT

Kobi Maino pa minuta në Botëror, Tuhel zgjedh mesfushorë të tjerë në Angli

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 15:49

Kobi Maino pa minuta në Botëror, Tuhel zgjedh mesfushorë të

Duket se një tjetër talent në moshë të re është kthyer në objekt talljesh në rrjetet sociale gjatë Kupës së Botës 2026.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Kobi Maino, i cili po “merret nëpër këmbë” për shkak të vendimit të trajnerit të Anglisë, Tomas Tuhel, për të mos i dhënë asnjë minutë lojë. Duhet thënë se Maino zhvilloi një sezon të mirë me Junajtid, por ende nuk ka debutuar në Botërorin 2026. Në tri ndeshjet e fazës së grupeve, Tuhel ka preferuar Anderson dhe Rajs në mesfushë, duke e lënë 21-vjeçarin vazhdimisht në stol. Ky vendim ka nxitur një valë memesh në rrjetet sociale. Tifozët kanë shpikur skenarë humoristikë, duke ironizuar se trajneri anglez do të bënte gjithçka tjetër përpara se t’i jepte minuta Mainot.

HUMORI I RRJETIT – Një nga memet më të shpërndara në rrjet e paraqet Tuhelin të veshur me fanelën e Anglisë, gati të futet vetë në fushë, vetëm që të mos aktivizojë… mesfushorin. Një tjetër meme virale tregon një person që përpiqet me çdo kusht të mos bjerë nga një urë në ujë, me mbishkrimin “Tuhel do të preferonte një situatë të tillë sesa të aktivizonte Mainon”. Një video tjetër humoristike paraqet një njeri që ecën në duar për të mos lagur këpucët, ndërsa përshkrimi ironizon se ‘sapo t’i lagen këmbët, trajneri do të detyrohet të fusë në lojë 21- vjeçarin”.

Këto postime pasqyrojnë pakënaqësinë e tifozëve me mënyrën sesi Tuhel po e menaxhon talentin e ri. Maino në fakt po ndjek një trend që nisi më herët në turne me sulmuesin e Realit, Endrik. Braziliani u bë objekt memesh pasi Ançeloti e la në stol ndaj Marokut, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Megjithatë, Endrik mbrojti trajnerin e tij, duke deklaruar: “Ai nuk do të bëjë atë që është më e mira për Endrikun, apo për tifozët, por atë që është më e mira për skuadrën”.

Më vonë, Ançeloti i dha minuta ndaj Haitit dhe Skocisë, duke theksuar se sulmuesi do të ketë një rol të rëndësishëm.

PO Ç’PRITET TANI? – Anglia do të përballet pas disa ditësh me Republikën Demokratike të Kongos në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, ndërsa Brazili do të ndeshet me Japoninë. Si Maino, ashtu edhe Endrik shpresojnë të marrin më në fund minuta në fazën me eliminim direct. Kurse Kombëtaret e tyre do të synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt finales së dëshiruar aq shumë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan