Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Asnjë mbështetës i klubit izraelit Maccabi Tel Aviv nuk do të lejohet ta ndjekë nga stadiumi ndeshjen kundër Aston Villës në Ligën e Evropës muajin e ardhshëm në Angli, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, njoftoi klubi anglez të enjten.
Ky vendim vjen pas protestave kundër ndeshjeve kualifikuese të kombëtares së Izraelit për Kupën e Botës kundër Norvegjisë dhe Italisë, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe demonstruesve propalestinezë në Oslo dhe Udine.
Aston Villa tha se e mori këtë vendim pas udhëzimeve të Grupit Këshillues për Sigurinë (SAG), i cili është përgjegjës për lëshimin e certifikatave të sigurisë për ndeshjet në stadiumin Villa Park, bazuar në disa faktorë të sigurisë dhe fizikë.
“Pas një takimi këtë pasdite, SAG u ka shkruar zyrtarisht klubit dhe UEFA-s për t’i këshilluar se asnjë tifoz [i skuadrës] vizitore nuk do të lejohet të hyjë në Villa Park për këtë ndeshje”, tha Villa në një deklaratë.
“Policia e ka këshilluar SAG-un se ka shqetësime për sigurinë publike jashtë stadiumit dhe aftësinë për të menaxhuar çdo protestë të mundshme gjatë natës”, tha ajo.
UEFA: Përgjegjësia u mbetet autoriteteve lokale
Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, tha se dëshiron që tifozët të mund të udhëtojnë dhe të mbështesin ekipin e tyre në një “mjedis të sigurt, të mbrojtur dhe mikpritës”.
“Ne inkurajojmë të dyja skuadrat dhe autoritetet kompetente të bien dakord mbi zbatimin e masave të përshtatshme që janë të nevojshme për ta lejuar këtë”, tha UEFA.
“Në të gjitha rastet, autoritetet lokale kompetente mbeten përgjegjëse për vendimet që lidhen me sigurinë e ndeshjeve që zhvillohen në territorin e tyre, vendime këto që bazohen në vlerësime të detajuara të rrezikut, të cilat ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje dhe marrin parasysh rrethanat e mëparshme”, tha ajo.
Villa renditet e treta në tabelën e Ligës së Evropës, ndërsa Maccabi Tel Aviv është i 30-ti pas dy rundeve.
Izraeli e quan “të turpshëm” vendimin e Villës
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, e përshkroi njoftimin e Villës si “vendim të turpshëm”.
“U bëj thirrje autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar ta tërheqin këtë vendim frikacak”, shkroi Saar në X.
Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, është përballur me thirrje të përsëritura për të vepruar në lidhje me luftën në Gazë. Zyrtarë palestinezë kanë kërkuar pezullimin e Izraelit nga futbolli ndërkombëtar.
Kjo çështje është duke u shqyrtuar nga FIFA tash e disa muaj, por ende nuk është marrë ndonjë vendim.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vazhdimisht ka thënë se çështjet e tilla kërkojnë konsensus me konfederatat dhe duhet të trajtohen me kujdes.
Më herët këtë muaj, zëvendëspresidenti i FIFA-s, Victor Montagliani, tha se pjesëmarrja e vazhdueshme e Izraelit në futbollin ndërkombëtar duhet të trajtohet fillimisht nga UEFA.
UEFA duket se ishte gati për një votim emergjent mbi pezullimin e Izraelit nga garat evropiane muajin e kaluar, por thuhet se e shtyu votimin pasi u bë i ditur plani i presidentit amerikan, Donald Trump, për përfundimin e luftës në rajon.
Anësori 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, ka pushtuar elitën financiare të futbollit, duke u renditur midis 10 lojtarëve m&e...
Superylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal , është vendosur në elitën financiare të futbollit, duke fituar një v...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar pas dy fitoreve. Braziliani ka shprehur entuziazmin e tij për këtë periudhë pozi...
Portieri i skuadrës së futbollit “Tërbuni përfundoi në prangat e policisë së Kukësit. Brajan Marku u arrestua pasi...
Elseid Hysaj u aktivi zua në ndeshjen ndaj Jordanisë duke u bërë lojtari i parë në histori të Shqipërisë që lu...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka regjistruar dy fitore radhazi në javën e fundit, duke mundur fillimisht Serbinë në transfertë ...
Rey Manaj mund të konsiderohet si heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Serbisë të shtunën e shkuar. Ai realizoi golin vendimtar...
Elseid Hysaj theu rekord, teksa u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke kapur shifrën rekord prej ...
Shqipëria është një hap larg vendit të dytë në Grupin K, i cili siguron pjesëmarrjen e kuqezinjve në fazën &...
Futbolli suedez është në vështirësi pasi ekipi i tij kombëtar, i mbushur me yje, pësoi humbjen e tretë radhazi në...