Dita e 105-të e protestës/ Protestuesit rrethojnë godinën e Kryeministrisë, bllokohet dhe Unaza
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pran...
Një operacion “nën hije” dhe i paautorizuar, një ndjekje që përfundon me një aksident fatal. Cinikëria e agjent&e...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...

Kupa e Botës në ski alpine është zhvendosur për ndalesën e fundit sezonale në Lillehammer të Norvegjisë, një event që tërheq interes të veçantë edhe për Shqipërinë që përfaqësohet nga Lara Kolturi, e cila dje konkurroi në disiplinën e sllallomit.
Por, vajza e talentuar italiane që mbron ngjyrat kuqezi nuk ia doli që të linte gjurmë, duke mbyllur një sllallom anonim në vendin e 16-të. E nisur e treta në garë, Lara u klasifikua në vendin e 10-të në zbritjen e parë, duke fiksuar kohën 1:10.13. Më tej në zbritjen e dytë rezultati ishte më i dobët, pasi skiatorja kuqezi u klasifikua e parafundit (vendi i 22-të) me kohën 1:00.97.
Kështu me rezultatin e përgjithshëm 2:11.10, Kolturi e përfundoi sllallomin e Norvegjisë në vendin e 16-të me diferencë +3.46 nga fituesja e garës, amerikania Mikaela Shifrin. Kjo e fundit vijon të shkruajë historinë e Kupës së Botës, duke vijuar të jetë lidere e kompeticionit prestigjioz.
Shifrin arriti një fitore historike, duke triumfuar për herë të nëntë në sllallom gjatë këtij sezoni, në finalen e Kupës së Botës. Kjo fitore ishte gjithashtu e 110- ta në total në Kupën e Botës për yllin amerikan të skive, duke zgjeruar rekordin e saj. Tashmë Shiftin pret të finalizojë me sukses për të siguruar Globin e Madh të Kristaltë. Podiumi i garës së djeshme në sllallom u kompletua nga zvicerania Uendi Holderer (+1.32) dhe gjermania Ema Aisher (+1.36), e cila mbetet deri në fund në lojë për titullin botëror. Për sa i përket klasifikimit të përgjithshëm në Kupën e Botës, Shifrin kryeson me 1386 pikë, ndjekur nga Aisher me 1301 pikë dhe zvicerania Kamil Rast me 1009 pikë.
Ndërkohë, Lara Kolturi vijon të distancohet nga dhjetëshja e parë, ndërsa tashmë ka rrëshqitur në vendin e 15-të në renditjen e përgjithshme, por 19- vjeçarja mund të krenohet me vendin e parë në radhët e të rejave. Një rezultat i madh për të dhe për Shqipërinë e skive, që për herë të parë sheh një sportiste kuqezi të garojë në nivele kaq të larta në elitën botërore. Lara e dha më të mirën e saj në sllallom, disiplinë të cilën e përfundoi e shtata në botë këtë sezon. Kupa e Botës 2025-2026 do ta ulë sot siparin me disiplinën e sllallomit gjigant, teksa në orën 09:30 do të behet zbritja e parë, ndërsa në orën 12:30 do të nisë lëshimi i dytë.

Në Varshavë, në këtë takim me historinë, Sylvinho dhe të besuarit e tij, do të kenë në krahë mbi 3 mij&...
Gianni De Biasi, trajneri që shkroi historinë me Shqipërinë, ka ndarë mendimet e tij mbi futbollin modern, presionin e ndeshjeve vend...
Vedat Muriqi, “bomberi” i Kosovës, në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, foli për këtë momen...
Në Lillehamer të Norvegjisë kanë nisur finalet e Kupës së Botës për femra në ski, ku sot është zhvillua...
Mohamed Salah ka njoftuar se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Sulmuesi egjiptian bëri të ditur vendimin përmes ...
Trajneri i përfaqësueses së Polonisë, Jan Urban, do të jetë i detyruar që të bëjë përsëri një...
Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës midis janarit 2014 dhe tetorit 2020, dha një intervistë ku bëri një bilanc të koh&e...
Real Madrid raportohet se ka bërë një gabim të rëndë mjekësor gjatë vlerësimit të sulmuesit francez, Kylian Mb...
Përfaqësuesja e Polonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e të enjtes ndaj Shqipërisë me mungesa të rëndë...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, mund të mbyllë aventurën e tij me kuqezinjtë pas Botërorit 2026, kur i përfundon e...